Skandali i publikimit të pagave, prokuroria jep pretencën: Shërbim prove për 4 të akuzuarit

Skandali i publikimit të pagave, prokuroria jep pretencën: Shërbim prove për 4 të akuzuarit

Endri Konomi, Klodian Soto dhe Andi Agaraj

TIRANË- Katër të akuzuarit lidhur me skandalin e pagave ku u publikuan të gjitha rrogat së bashku me të dhënat private të shqiptarëve duket se do të dënohen me vetëm shërbim prove. Të paktën kjo është pretenca që ka dhënë prokurori Bledar Valikaj. Nga 24 muaj burg dhe shndërrim të dënimit në shërbim prove për një periudhe nga 32 muaj deri ne 4 vjet. Kjo ishte kërkesa e prokurorisë për Eni Qirjakon, Andi Agarajn, Klodian Sotën dhe Endri Ikonomit. të  akuzuar si autorë të publikimin në rrjetet sociale të listës së pagave të muajit janar të vitit 2021 të punonjësve në institucionet shtetërore dhe private.

Më konkretisht për Eni Qirjakon, specialiste IT e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të informacionit (AKSHI), është kërkuar dënim me 2 vite, që për shkak të gjykimit të shkurtuar bëhet 16 muaj, dënim i cili të konvertohet në shërbim prove 32 muaj.

Për Andi Agaraj, specialist IT te AKSHI, është kërkuar dënim me 2 vite për dy akuza ‘shpërdorim detyre’ dhe korrupsion, pra 4 vite gjithsej, që për shkak të gjykimit të shkurtuar bëhet 36 muaj burg dhe pezullimin e tij ne 4 vjet shërbim prove.

Klodian Sota, punonjës menaxher pranë kompanisë "Smart Collection" dhe Endri Ikonomi, që punonte si drejtor i Përgjithshëm në kompaninë “Credit 2 ALL” është kërkuar nga 24 muaj burg dhe pezullim ne 32 muaj shërbim prove. Në datën16  mars pritet që gjykata të shpallë vendimin për katër të akuzuarit .

Sipas akuzës. Këto të dhëna u shpërndarë fillimisht nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp” dhe më pas janë publikuar në media. Eni Qirjako dhe Andi Agaraj akuzohen se i shitën të dhënat e qytetarëve tek dy personat e tjerë, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi. Mësohet se Sota është përmbarues privat, ndërsa Ikonomi punon në një institucion financiar. Fillimisht, specialistja e AKSHI-t, Eni Qirjako, ka pasur qasje në këto të dhëna dhe më pas ia dërgonte mikut të saj, Andi Agaraj, përmes kanalit ËeTransfer.  Qirjako dhe Agaraj akuzohen për “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, ndërsa Agaraj në 6 raste ka shitur të dhënat në shuma që varionin nga 20 deri në 30 mijë lekë secila. E fundit është tabela me listëpagesat e muajit shtator të viti 2021.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY/ Kronika e përgjakur e pushtimit italian më 7 prill të 1939

CRIME STORY/ Kronika e përgjakur e pushtimit italian më 7 prill të 1939