Skandali me gazetarin, kush mban përgjegjësi për këta policë të paaftë dhe arrogantë rrugëve të qyteteve tona?!

“Punonjës Policie mbipeshë (barkderra) të shmangen nga shërbime në vende të dukshme”. Ky ka qenë një prej urdhrave më të pazakontë të firmosur ndonjëherë nga Ministria e Brendshme e vendit, e firmosur më 9 nëntor të vitit 2018, si një ndër nismat për të përmirësuar imazhin e uniformave blu në sytë e qytetarëve.

Dhe sot 3 vite më pas në rrugët e vendit mund të na zënë sytë punonjës policie më 'elegantë'. Më 'elegantë' ishin edhe 5 protagonistët e aksionit të djeshëm të Policisë së Shtetit në Tiranë, ku efektivë elitarë të uniformave blu tentuan të ndalonin një të dyshuar me lëndë narkotike që lëvizte me një mercedes luksoz.

Por ai që duhet të ishte një aksion normal, i një rrezikshmërije jo të theksuar, ku ndalimi i të dyshuarit duhet të vijonte si një proces rutinë i punës së efektivëve rezulton një katastrofë e vërtetë. 5 efektivë të Drejtorisë së policisë së Tiranës nuk kanë respektuar asnjë prej rregullave që duhet për një operacion të tillë. 5 efektivë që u ikën një kriminel, gati duke i shtypur me makinën e tij. Përveçse nuk janë 'barkderra' çfarë aftësie  tjetër profesionale kanë këta efektivë për të kryer operacione të tilla?! Si ka mundësi që ndalojnë një makinë që dyshohet me brenda një kriminel të rrezikshëm policët automjetin e tyre e lënë disa metra larg? Pse nuk është neutralizuar automjeti i të dyshuarit me makinën e policisë përpara?  Si ka mundësi që gjuha e përdorur gjatë operacionit është si në një sherr ordinerësh në rrugë? Kush mban përgjegjësi nëse në makinën që u shpëtoi policëve mund të ketë pasur drogë apo armë dhe më pas janë fshehur e policia sigurisht nuk e ka gjetur më? Kush mban përgjegjësi për të gjithë këtë skandal?!

Dhe super skandali trashet edhe më shumë kur pasohet nga ai veprim i neveritshëm i 5 policëve ndaj një gazetari i cili, teksa qëlloi aty pranë nxitoi të bënte punën e tij për të dokumentuar aksionin e policisë së vendit të tij. Por jo, 5 efektivët nuk arritën dot të prangosnin kriminelin dhe dështimin e tyre vendosen ta mbushin me hakërrimin ndaj një gazetari, kolegut Ergys Gjençaj. 

Ata nuk ndaluan dot atë që mbushte qytetin me kokainë por iu kthyen dhe shtrinë barkas në mes të qytetit një gazetar për të sekuestruar me urgjencë dhe 'armën e tij të krimit', celularin. Me këtë armë gazetari sapo kishte dokumentuar paaftësinë e tyre.

E gjitha ajo që ndodhi dje kërkon urgjent përgjegjësit e saj! Tashmë ka nisur një hetim nga Prokuroria e Tiranës dhe SHÇBA për këtë ngjarje dhe efektivët në fund mbase do ta marrin një 'tërheqje veshi' por nuk mjafton.

Autoritetet e Policisë së Shtetit do të duhet të japin shpjegime se pse 'inatin' e dështimit të tyre disa efektivë policie ia nxjerrin një gazetari? Dhe më e rëndësishme ende pyetja që kërkon përgjigje është: A i zëvendësuam 'barkderrat' e policisë së shtetit me arrogantë dhe të paaftë duke i bërë 'trima' me uniformën e shtetit?!

Skandali i 'Varrit të Bamit' ndodhi pikërisht në ditën e 20-të nga afati 100 ditor që Rama i vuri policisë për tu rikthyer 100% në shërbim të qytetarëve, duke e vënë theksin mbi të gjitha te arroganca e patolerueshme e disa reparteve të policisë. Kanë mbetur edhe 80 ditë për tu realizuar kjo 'mrekulli' por persona të tillë, me uniformën e simboleve tona shtetërore dhe kombëtare duhet të pushojnë se qarkulluara në rrugët e vendit që tani! Asnjë ditë më shumë!

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 29/07/2021 15:49

    Shume zhurme per asgje

    Përgjigju
  • THE ONE: 28/07/2021 12:34

    Mor ju, albanezi e ka ne ADN, po mori njefare pushteti te SHTYP koken. Keta te paaftet bejne po te njejten gje, kujtojne se jane mbi te gjithcka. Or te mjere, polici duhet te jete shembull edukate dhe jo shembull lacerie. Gardian i drejtesise dhe jo i forces or maluketer te padijtur.

    Përgjigju
  • Ilir: 28/07/2021 11:52

    Pergjegjesi mban ai qe ka firmosur emerimin e tyre ne keto vende pune ndersa te tjere oficere profesioniste e te trajnuar dergjen ne humbetirat e Shqiperise ne poste pune te dores se dyte vetem sepse nuk " jane tanet" ose nuk e kane prejardhjen nga Zona e Pare Operative apo nga Delvina, Gjirokastra a Tepelena .

    Përgjigju
    • Alban: 28/07/2021 13:06

      Per cilin vesh po i bie kembanave z.komisar? Fol sot ose hesht pergjithmone!

  • policiaqesduam: 28/07/2021 11:07

    Para ca ditesh qelloi qe policia po bente nje aksion ne nje lagje te TR dhe rastisa aty. Cfare ke qe sheh ia bene policet dhe ishin gati te merreshin me mua dhe te linin punen per te cilen ishin nisur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë