Raporti/ Duka pazare me FSHF, i shiti të drejtat televizive kompanisë ku është vetë aksioner, kontrata klienteliste miliona euro! Faktet, sfidë për Prokurorinë

Raporti/ Duka pazare me FSHF, i shiti të drejtat televizive kompanisë ku është vetë aksioner, kontrata klienteliste miliona euro! Faktet, sfidë për Prokurorinë

Raporti i Autoritetit të Konkurrencës, i siguruar nga Report Tv, është ndër të vetmit dokumente të institucioneve ligjzbatuese mbi veprimtarinë e errët të FSHF-së nën mbretërimin 20-vjeçar të ‘beut të futbollit’ Armand Duka. Në raportin që mban datën 14 maj 2020, konstatohet pozita dominuese dhe monopoliste absolute e FSHF-së në sportin e futbollit, shkak ky që ka prodhuar klientelizmin, kontratat abuzive, dhe abuzime të  mundshme të milionave eurove nga klani Duka, duke lidhur kontrata me disa kompani tek e cilat vetë Duka është aksioner.

Sipas raportit, FSHF-ja është në pozita dominuese jo vetëm për organizimin dhe administrimin e aktiviteteve të futbollit, por edhe për të gjitha aktivitetet ekonomike në këtë sport, përfshirë edhe ato audiovizuale, regjistrimi në radio, të drejta riprodhimi dhe transmetimi, të reklamave etj. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, FSHF me në krye Armand Dukën, ka abuzuar me pozitën dominues, sidomos me shitjen e të drejtave të transmetimit televiziv, shitjen e biletave të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, me sponsorizimet dhe reklamat. Përfitues rezulton vetë Armand Duka, i cili drejton FSHF por njëkohësisht kontrollon në mënyrë direkt apo të tërthortë firmat të kontraktuar nga FSHF-ja për të drejtat televizive dhe sponsorizimet.

Kjo pozitë dominuese sipas Autoritetit të Konkurrencës, ka sjellë dëme të pallogaritshme pasi ka cenuar tregun e lirë dhe ka detyruar qytetarët shqiptarë të paguajnë më shtrenjtë qoftë biletat sportive, ashtu dhe abonimet për të ndjekur në televizor ndeshje. Raporti që rëndon pozitat e Armand Dukës, i cili ka përdorur FSHF-në për t’u pasuruar, është firmosur edhe nga Helidon Bushati, me lidhje të forta me Partisë Demokratike, e cila sot i ka dalë në mbrojtje Dukës.

Klientelizëm me të drejtat televizive

FSHF me në krye Armando Dukën ka përzgjedhur vetëm një operator për shitjen e të drejtave televizive për transmetimin e ndeshjeve të futbollit të ‘Kategorisë Superiore’ dhe për ‘Kupën e Shqipërisë’, në kundërshtim flagrant me praktikat ndërkombëtare dhe në konflikt flagrant interesi.

DIGITALB ka fituar nga FSHF të drejtën e transmetimit të ndeshjeve zyrtare të "Kategoria Superiore dhe Kupa e Shqipërisë" brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë për periudhën gusht 2015 deri në gusht 2018. DIGITALB ka blerë këtë të drejtë edhe për periudhën qershor 2018 deri në qershor 2022. DIGITALB ka fituar nga FSHF edhe të drejtën ekskluzive të transmetimit të këtyra ndeshjeve në satelit dhe/ose dixhitale tokësore, PPV, Pay Tv, Kabllore, IPTV, OTT, me ose pa pagese, mobile dhe internet. Oferta e DIGITALB për sezonet 2015-2018 ishte 1.5 milionë euro, ndërsa për sezonet 2018-2022 ishte 1.9 milionë euro.

Kontrata me afat abuziv

FSHF ka kontraktuar vetëm një operator për të gjitha kontratat, me një afat kohor deri në 4 vjet, një kohë që tejkalon afatin 3-vjeçar të parashikuar në praktikat ndërkombëtare.

“Kontrata e licensimit e dhënë për 3 dhe 4 vjet (të njëjtit operator) bie në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare. Ekskluziviteti i një kohëzgjatjeje më të gjatë dhe për një gamë më të gjerë të të drejtave mund të kufizojë konkurrencën duke përjashtuar operatorët e tjerë në tregun e rrjedhës së poshtme, aq më tepër kur kemi të bëjmë me operator me pozitë dominuese në të dy tregjet. Dhënia e ekskluzivitetit absolut në aspektin e fushëveprimit dhe kohëzgjatjes të të drejtës së transmetimit tek një blerës i vetëm kufizon tregun”, thuhet në raport.

Duka ia shiti transmetimet kompanisë së tij

Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se Armando Duke i ka shitur transmetimet televizive në emër të FSHF-së kompanive që kontrollon vetë. Ky është një rast i paprecedentë dhe sfidë për prokurorinë. Armand Duka zotëron 9.23 % të aksioneve me shoqërinë DIGITALB, me të cilën ka lidhur të gjitha kontratat për të drejtat televizive. Jo vetëm kaq. Duka ka 22 % të aksioneve tek AMA Caffee, e cila është sponsor i FSHF.

“Nga materiali administruar rezulton se ka një ndërlidhje të interesave pasurore të përfaqësuesve ligjore të FSHF me pjesëmarrjen e tyre në aksionet e shoqërisë DIGITALB. Nga extratet e QKB, rezulton se shoqëria A.I.B.A, me aksionar të vetëm Z.Armand Duka, zotëron 9.23% të aksioneve në shoqërinë DIGITALB. Po ashtu, Z. Armand Duka, në shoqërinë sponsorizuese AMA Caffee (New Century), zotëron 22.5% të kuotës së kapitalit, i cili në të njëjtën kohë është edhe përfaqësuesi ligjor (Presidenti FSHF)”, thuhet në raport.

Klani Duka dhe DIGITALB

Pas AMA Caffe dhe DIGITALB qëndrojnë edhe personazhe të tjerë, të cilët përbëjnë klanin e beut të futbollit Armand Duka.

“Sponsor i FSHF është AMA Caffe (emri zyrtar - New Century). Në këtë shoqëri, Z. Agim Zeqo zotëron 55% të kuotës së kapitali, i cili në të njëjtën kohë është edhe aksionar i DIGITALB. Edhe shoqëri tjetër sponsorizuese, Union Bank, ka lidhje me subjekte të tjera te cilët janë aksionarë të DIGITALB. Në shoqërinë Union Bank SHA, Z.Edmond Leka dhe Z. Niko Leka, zotërojnë respektivisht 1.77% të aksioneve, ndërkohë që këta dy individë janë zotërues në mënyrë të drejtpërdrejtë të 35% të aksioneve secili tek shoqëria Union Grup SHA, dhe janë zotërues 42.5% të kuotës së kapitalit secili tek shoqëria Arch Investor SHPK dhe zotërojnë më mënyre indirekte, nëpërmjet shoqërisë Union NET, nga 35% të kapitalit secili të shoqërisë Union Distribution Servis Albania SHPK. Më mënyrë direkte dhe indirekte, Z. Edmon Leka dhe Z. Niko Leka, zotërojnë aksione në shoqërinë DIGITALB SHA dhe UNION BANK SHA”, thuhet në raportin e Autoritetit të Konkurrencës.

Si i bllokon Duka kompanitë rivale të reklamohen në stadium

Autoriteti konstaton se kontratat e lidhura midis FSHF dhe DIGITALB, përkatësisht kontrata me nr. 1209 prot., datë 15.09.2015, dhe kontrata me nr. 1001 prot., date 18.09.2018, në pikën 4.3 të tyre citojnë:

"Reklamat e klientëve të Digitalb, që janë konkurrentë të drejtpërdrejtë të sponsorizimeve të përgjithshëm të FSHF nuk kanë të drejtë të transmetohen gjatë pjesës së parë dhe pjesës së dytë të ndeshjes. Ndërsa blloku publicitar i klientëve që nuk konkurrojnë sponsorët e përgjithshëm të FSHF do të transmetohen në një bllok të veçantë publicitar .Kjo dispozitë përbën një kufizim të reklamimit të aktivitetit të ndërmarrjeve që janë konkurrent të sponsorëve të FSHF, duke vendosur në kuptim të nenit 9, pika 2, gërma (a), kushte të padrejta tregtimi”, thuhet në raporton e përgatitur nga anëtarët e Autoritetit të Konkurrencës, ku duhet theksuar është firmosur dhe nga përfaqësuesit e PD.

Detyrat e lëna nga Autoriteti i Konkurrencës

Nisur nga dokumentet që Armando Duka është aksionet te DigitAlb dhe në të njëjtën kohë dhe President i FSHF që shet të drejtat e transmetimit, Autoriteti i Konkurrencës i ka kërkuar që të shmang çdo lloj lidhje të drejtpërdrejtë apo të tërthortë pasurore, midis sponsorizuesve të saj dhe përfaqësimit pasuror pranë shoqërisë DIGITALB, lidhje të cilat ndikojnë në kufizimin apo shtrembërimin e konkurrencës, të krijuar për shkak të pozitës së saj dominuese. Anëtarët e Autoritetit të Konkurrencës kërkojnë detyrimin e FSHF për shmangien e çdo lloj lidhje të drejtpërdrejtë apo të tërthortë pasurore, midis përfaqësuesve ligjore të saj dhe përfaqësimit pasuror pranë shoqërisë DIGITALB, lidhje të cilat ndikojnë në kufizimin apo shtrembërimin e konkurrencës, të krijuar për shkak të pozitës së saj dominuese. Por, pavarësisht që kanë kaluar dy vitet nga raporti, situata nuk ka ndryshuar edhe sot.

 

(Kliko këtu për raportin e 2020 për Autoritetin e Konkurrencës)

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/01/2022 03:01

    /Beu i futbollit/ e quajne keta!Po ky nuk eshte /be/,ky eshte /sulltan i futbollit/.Bejlere jane ata qe ka zgjedhur si /kolegj elektoral/ qe t'a rizgjedhin prape dhe keta miqte me te cilet ndan aksionet dhe fitimet.

    Përgjigju
  • Tirana: 25/01/2022 17:54

    Me kete raport te Autoritrtit te Konkurences, tregohet qarte se Duka abuzon duke shperduar detyren, por “keshillohet”, nderkohe qe duhet ndeahkuar ashper e pergjigjej penalisht per vjedhje te paster duke shperdoruar detyren. Pra, edhe Autoriteti Konkurences , kjo strukture e shtetit , eshte korruptuar nga Duka dhe duhet te pergjigjet.

    Përgjigju
  • genti: 25/01/2022 17:46

    edhe veprimet bankare te federates behen nga union bank tek e cila eshte aksioner gjithashtu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd