Skandali racizmit në Itali/ Acerbi përjashtohet nga kombëtarja, hetimi rrezikon ti mbyllë sezonin me Interin
Juan Jesus dhe Francesco Acerbi
Në ditën që Seria A nisi një fushatë kundër racizmit duket se ka shpërthyer një skandal i madh në futbollin italian. Protagonist absolut është mbrojtësi i Interit Francesco Acerbi, i cili po akuzohet se ka quajtur ‘zezak’ mbrojtësin e Napolit Juan Jesus, në ndeshjen që u luajt të dielën në San Siro.
Në pjesën e dytë të supersfidës ndeshja u ndërpre për pak sekonda, teksa Jesus thirri gjyqtarin për ti treguar atë që i kishte bërë Acerbi. Diskutimi zgjati pak dhe u mbyll pasi lojtari i Interit kërkoi falje, të paktën siç tregoi vetë lojtari i Napolit. Mirëpo mbas sfidës braziliani ka treguar për mediat gjithçka ndodhi dhe kaq ka mjaftuar që të nisë një hetim. Menjeherë ka reaguar Acerbi, i cili ka thënë se 20 vite karrierë në futboll nuk ia lejojnë të thotë diçka të tillë për një futbollist.
Megjithatë kjo nuk ka shpëtuar futbollistin që kombëtarja e Italisë ta largojë nga grumbullimi. Pas një bisede me Spalettin Acerbi është detyruar të lërë kombëtaren edhe pse kishte një ftesë, duke humbur kështu dy miqësoret në Amerikë kundër Venezuelës dhe Ekuadorit.
Kjo është më e pakta, pasi në hetimin që ka hapur prokuroria sportive Acerbi rrezikon shumë më shumë. Nëse gjehet fajtor futbollisti rrezikon një pezullim prej të paktën 10 ndeshjesh, ç’ka do të sillte mbylljen e sezonit para kohe. Gjithashtu për 36-vjeçarin do jetë edhe një gjobë që nis nga 10 mijë euro. Deri sa kjo të vërtetohet apo jo, edhe Inter ka kërkuar kohë të hetojë ngjarjen. Klubi zikaltër nuk është nxituar, por ka deklaruar se në ditët në vijim do shprehet për këtë çështje. Nëse Acerbi shpallet fajtor atëherë do ketë një dënim të dyfishtë edhe nga klubi.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.2%
-
Keq
61.3%
-
Nuk e di
13.5%
Vota total: 2168
Lajme të tjera
-
Lega pranon kërkesën e Interit, ndeshja me Torinon luhet në mesditë! Festë pa trofeun në Milano
23 Prill, 15:40
-
VIDEO/ Presidenti Steven Zhang: Emocionuese, Interi ndriçohet nga dy yje
23 Prill, 13:47
-
Kristjan Asllani i katërti, kush janë tre shqiptarët e tjerë që kanë fituar Serie A
23 Prill, 11:57
-
VIDEO/ Titulli i 20-të, tifozët e Interit 'djegin' Duomon! Festë e madhe në Milano dhe qytete të tjera
23 Prill, 09:16
-
Zyrtare/ Interi kampion i Italisë për herë të 20-të në histori, mposht 1-2 Milanin dhe feston në derbi për herë të 6 radhazi
22 Prill, 22:35
-
Sonte derbi i titullit, Inter për yllin e dytë dhe Milani për të shpëtuar nderin! Tifozët zikaltër ndezin 'Apianon'
22 Prill, 12:37
-
Derbi i Madoninës vendos titullin në Serie A, Pioli: Tifozët le të më kritikojnë! Inzaghi: Dominuam sezonin
21 Prill, 17:31
-
Seria A siguron 5 ekipe në Champions League sezonin e ardhshëm, numri mund të shkojë në 6! Përcaktuese Europa League
19 Prill, 11:09
-
Simone Inzaghi 'kërcënon' Milanin: Dimë si fitohet në derbi, qëndroj te Interi
16 Prill, 21:10
-
GOLAT/ Chelsea pa mëshirë, 'bombardon' portën e Everton! Palmer shkëlqen me 'poker', gabon Atalanta
16 Prill, 10:29
-
GOLAT/ Ndicka rrëzohet në fushë, shtyhet Udinese - Roma! Inter lë festën e titullit për në derbi, ndalen Milani dhe Napoli
14 Prill, 22:51
-
Borxhi 250 milionë euro, arabët i 'trokasin' Interit në derë! Zhang po negocion shitjen e klubit
13 Prill, 10:24