SKANDALI/ Zbulohet vila luksoze e Jorida Tabakut në kompleksin “Vala Mar” në Gjirin e Lalzit, ia mori “oligarkut” që sulmoi për ndërtimin e “Sami Frashërit”

SKANDALI/ Zbulohet vila luksoze e Jorida Tabakut në kompleksin “Vala Mar” në Gjirin e Lalzit, ia mori “oligarkut” që sulmoi për ndërtimin e “Sami Frashërit”

Vila luksoze e Jorida Tabakut në kompleksin “Vala Mar”

Pak javë më parë, Jorida Tabaku nuk linte asnjë ditë pa sulmuar projektin e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, e cila po rindërtohet nga Bashkia e Tiranës pasi u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në qendër të akuzave të përditshme të ish nxënëses së këtij gjimnazi, dukej se ishte bashkia e Tiranës, por mbase, siç thotë një shprehje të vjetër, “lepuri flinte diku tjetër”.

Thuajse në të njëjtën periudhë me akuzat për ndërtimin e “Sami Frashërit”, ish deputetja e PD dhe një nga kandidatet kryesore të demokratëve në listën e Tiranës, Jorida Tabaku, rezulton se ka në pronësi një supervilë, në një nga resortet më të shtrenjta në Gjirin e Lalzit.

Edhe më e çuditshme është se kompleksi ku bën pjesë vila luksoze e Tabakut është ndërtuar pikërisht nga firma ndërtuese që po rindërton gjimnazin “Sami Frashëri”, kompania e njohur “StarTek shpk”. Pas marrjes së vilës, Tabaku nuk e akuzoi më kompaninë për ndërtimin e shkollës, por akuzat u zhdukën si me magji. Të jetë një rastësi vallë?

Fjala është për një vilë dy katëshe në kompleksin “Vala Mar” në Gjirin e Lalzit, në një nga zonat rezidenciale më luksoze, ku jetojnë njerëzit më të pasur në Shqipëri, ku thuhet se zotëron një vilë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Vila ka oborr, parkim të brendshëm, një verandë të stërmadhe, dy kate me disa tualete, buzë detit të Lalzit.

Mjafton një kërkim i thjeshtë online, në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, dhe vërtetohet se StarTek sh.p.k, e cila ka ndërtuar “Vala Mar”,  është edhe kompania që po ndërton shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë.

Me sa duket, zyrtarëve të lartë të PD-së u pëlqen që ta kenë shtëpinë e pushimit pranë shtëpisë së kryetarit Basha në "Vala Mar", e sidomos afër shtëpive të pushimit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët janë rezidentë prej vitesh në Gjirin e Lalzit.

Ndërkaq, është e ditur se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përfituar edhe një vilë nga Agron Papuli në kompleksin luksoz “Long Hill” në Lundër, në të cilën thotë se jeton me qira, por nuk ka bërë publike asnjëherë asnjë kontratë qiraje./Lexo.al

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ela: 11/04/2021 08:01

    Ja pra Beratsja qe na nxori tok nga babai te bloku, dhe mori gjith ate pallat, kucka dhe hajde voto qe ata te shtojne pasurine. Mos haro tabaku, se vjen nje dit i biri tij ritet, dhe gocat e tua shkojne per lesh

    Përgjigju
  • Iris: 11/04/2021 03:09

    Kjo te kujton Jovan Bregun,kur thoshte qe provoi si behen letrat anonime,pasi nuk kishte bere me pare ndonjehere.Edhe kjo,e pa si i beri vilat Lulushi dhe vendosi t'a provonte dhe ajo dhe s'i doli keq,e siguroi nje vile.Me qe ra fjala,keto te ashtuquajtura vila te shtrenjta, nga fotoja e publikuar,jane absolutisht te shemtuara,te gjitha njelloj,tamam si 5-kateshet dhe parafabrikatet e Enverit ne vaktit,nuk e justifikojne as famen,as cmimin;vetem vendi ku jane vlen.Vilat qe kishin dikur pasaniket e Tiranes dhe te qyteteve kryesore te Shqiperise,perfshi dhe Bllokun me si vellezer,jane miliona here me te bukura e me terheqese,se sa keto //uniforma// si te kohes se Mao Ce Dunit dhe Enverit.

    Përgjigju
  • Koli: 10/04/2021 21:59

    Tabaku ka vjedhur sa ka dash.

    Përgjigju
  • Jorijori: 10/04/2021 18:50

    Vk komplet nje vile ia merr lali eri nje lulushi e themi pastaj pse rrezohen shkollat me I gjysem termet

    Përgjigju
  • Babale: 10/04/2021 18:10

    Babale Tabaku bythbardhaku... fol o surrat pastice tani justifiko vilen me banjo edhe per macer si Monika... nejse nue prerje jeni baxhella.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën ndërrohet ora: Si do të lëvizin akrepat

Të dielën ndërrohet ora: Si do të lëvizin akrepat