Polici ngacmoi studenten, Dekani i Juridikut: Rrisni sigurinë!

Ka reaguar dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër për rastin e ngjarjes së skandalit seksual, në universitetin e këtij qyteti për ngacmimin nga një efektiv policie të një studente, brenda ambienteve të këtij fakulteti.

Në prononcim dekani i fakultetit të Shkodrës Roland Dodani tregoi se rasti ishte i përsëritur dhe se fillimisht ishte informuar nga stafi i kolegëve të tij, që personi abuzues ishte një efektiv policie. Dekani u shpreh se u njoftua përmes dy ankesave të marra në datën 11,12 shkurt duke theksuar se kjo ngjarje është e rëndë dhe ka cënuar  integritetin stafit pedagogjik e të studentëve dhe studente.

Më 11 shkurt dekani është informuar nëpërmjet dy ankesave rreth orës 15 për një incidenti të ndodhur në tualetin e femrave ku një person i gjinisë mashkullore ngacmoi seksualisht disa femra. Ngjarja e datës 12 lidhet ngushtësisht me disa ngjarje të zhvilluara një ditë më parë. Kemi informuar rektorin dhe administratorin e USH. Është kërkuar hapja e kamerave të sigurisë dhe identifikimi i personit në fjalë dhe denoncimi i tij, si edhe marrjen e masave për rritjen e sigurisë në USH. Për fat të keq ky është një problem i theksuar disa herë nga ana jonë por mungesa e veprimit dhe papërgjegjshmëria, çoi në përsëritjen e ngjarjes.

Roland Dodani, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Shkodrës

Ndërkohë, dekani i fakultetit Dodani u shpreh se efektivi i policisë u demaskua nga vetë studentët të cilët sinjalizuan sjelljet e çuditshme dhe pati gatishmeri nga ana e policisë për të vepruar në kohë në lidhje me rastin duke arrestuar personin në fjalë.

Me 12 shkurt 2019  në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë u sinjalizua nga studentët prania e një personi me sjellje të çuditshme, i cili është vetëdeklaruar si efektiv i policisë duke treguar dokumentin e policisë dhe armën që posedonte me vete. Ai është bllokuar nga studentët bashkë me rojën private duke e shoqëruar drejt daljes nga godina. Gjithashtu studentët kanë njoftuar dekanin dhe është informuar policia në orën 14:16.Pak minuta më vonë ka mbërritur patrulla e policisë që ka shoqëruar personin në fjalë duke konfirmuar se ishte koleg i tyre.

Roland Dodani, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Shkodrës

 Reagimi i dekanit vjen pas publikimit në media të ngacmimit të një studenteje nga një efektiv policie në ambientet e Fakultetit Juridik në Shkodër. Efektivi i policisë u  arrestua nga kolegët e tij,  dy ditë më parë pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një studente në ambientet e Fakultetit J të drejtësisë në qytetin e Shkodrës, ku vajza studionte. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës