Profil/ Po heton Llallën, çoi në gjyq Gjikën dhe arrestoi gjyqtarin e Fierit, kush është prokurori Klodian Braho që kandidon për në SPAK

Profil/ Po heton Llallën, çoi në gjyq Gjikën dhe arrestoi gjyqtarin e Fierit, kush është prokurori Klodian Braho që kandidon për në SPAK

Prokurori kandidat për SPAK, Klodian Braho dhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla

Emri i parë si kandidat për prokuror të SPAK-ut është ai i prokurorit të Krimeve të Rënda, Klodian Braho. Ai aplikoi zyrtarisht sot dhjetë ditë pas çeljes së garës (Lexo këtu). Por kush është Klodian Braho, cila është karriera e tij në sistemin e drejtësisë dhe cilat janë dosjet e nxehta që ka hetuar?

Braho është prokuror magjistrat. Ai ka shërbyer në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë ku u bë i njohur si njeriu që hetoi dhe çoi në gjyq ish-kryebashkiakun Shpëtim Gjika, pasi ky i fundit akuzohej për shpërdorim detyre në falsifikimin e dokumenteve për dhënien e lejeve të ndërtimit. Edhe pse kishte në dorë dosjen e një prej njerëzve më të pushtetshëm në PS-në e kohës kjo nuk e pengoi aspak prokurorin Klodian Braho ta çonte Shpëtim Gjikën në dyert e drejtësisë. 

Pas Vlorës, Braho transferohet në Tiranë ku emërohet prokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, detyrë të cilën e mban edhe aktualisht. Në këtë prokurori, Braho po heton një tjetër dosje të nxehtë, atë ndaj ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla i vënë nën hetim për pastrim parash dhe fshehje pasurie. 

Së fundi, Klodian Braho çoi në pranga gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi i cili u filmua teksa kërkonte favore seksuale për një vendim, ndërsa ishte paguar edhe 5 mijë euro nga një grua për marrjen me vendim gjykate të kujdestarisë së fëmijës së saj. 

Gara për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion u çel më 7 janar të 2019. Por për rreth 10 ditë, kushti që familjarë e të afërm të prokurorëve duhet të kontrollohen për çdo komunikim elektronik e llogari bankare, duket se kishte trembur prokurorët për të shpallur kandidaturat e tyre. Emri i Klodian Brahos është i pari nga radhët e prokurorëve të Krimeve të Rënda që bëhet pjesë e garës për prokuror të strukturës së re që krijohet nga reforma në drejtësi për hetimin e zyrtarëve të lartë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Forca Inter: 24/02/2019 21:45

    Shtoni dhe ca: Ne Berat: Rifuti ne biruce horrat e ngelur te Altin Dardhes qe per pak dolen te pafajshem; Arrestoi nje dyzine policesh rrugore, e mandej per pak edhe kryeraren e gjykates Beradit;arrestoi shoket e Kokedhimes hakdute te mizeur, etj etj. Ne Vlore:Mos harroni qe ishte I pari qe vuri sekuestro te miliona Eurove pronash marre me falsifikim;Gjika ska per te shpetuar jo, I ka te qepme letrat; Krimet e renda:Mos harroni shoqen gjykatese te larte....

    Përgjigju
  • Miri: 18/01/2019 08:55

    Hajde spak hajde... vk asgje sbehet e dakt ne kete vend

    Përgjigju
  • Jorgaqi: 18/01/2019 07:57

    ky eshte miku i ngushte i ilir metes

    Përgjigju
  • Beni: 17/01/2019 21:29

    Hetoi Shpetim Gjiken qe mori pafajesi ne gjykate. Kur dergon dosje pa prova ne gjykate quhesh i afte profesionalisht? Vetem ne Shqiperi ndodh....

    Përgjigju
    • artur: 18/01/2019 02:56

      Pafajesin ia dha gjykata.Provat per Gjiken i shef cdo njeri pervec gjykatesve qe e nxoren te pafajshem,ashtu sic nxoren te pafajshem edhe ish kryegjyqtarin e Gjirokastres(me nje thes me prova)

    • xreport: 18/01/2019 01:42

      po hetoi edhe ballen qe ska mar pafajsin .... uhhh kok bosh

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë