Skema e ripunësimit pas pandemisë, reagon Basha: Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë Rama, Shqipëria nuk do ishte në këtë gjendje

Skema e ripunësimit pas pandemisë, reagon Basha: Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë Rama, Shqipëria nuk do ishte në këtë gjendje

Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas prezantimit të skemës së re të sociale që u vjen në ndihmë atyre që humbën punën për shkak të pandemisë. I prezantuar nga kryeministri Rama, ai tha ditën e sotme (23 shtator) se Shqipëria ka humbur më pak vende pune se vendet e rajonit, ndërsa sfida është vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë.

Gjithashtu në ndihmë të bizneseve, Rama tha se nga korriku janë zeruar taksat dhe TVSH dhe kjo nuk është bërë për fushatë, por është fryt i një pune të gjatë. 

Për këto, Basha shkruan në Tëitter se nëse këto do të ishin realitet, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot.

"Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?" - shkruan Basha.

Rama tha se sot kemi 44 mijë punëdhënës të regjistruar në sistem që përdorin zyrat e punës për të punësuar. Gjithashtu kryeministri tha se nga pandemia humbën vendin e punës 33 mijë persona dhe u ripunësuan 20 mijë, ndërsa sipas raporteve të Bankës Botërore Shqipëria ka humbur më pak vende pune se vendet e rajonit duke regjistruar edhe nivelin më të ulët të papunësisë 11.2 %. Skema e re që Rama prezantoi tha se përveç rritjes së punësimit redukton edhe punën në të zezë.            

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 23/09/2020 17:49

    Po se kur e kishit ju qeverine punesuat gjys milin shqiptare ,,dhe nuk ishit ju qe vrate 26 veta ne gerdec,,4 ne bulevard,,dhe 2000 te tjere ne 1997 vodhet 2 miliard dollar ne piramidat,+,,nuk ishit ju qe shitet detin,,vodhet ne rrugen e kuksit dhe e late pa mbaruar,,,vodhet ne rrugen e ekbasanit dhe e late pa mbaruar,,keto dy rruge te vetme niset dhe nuk i bitiset.....

    Përgjigju
  • Babalia: 23/09/2020 16:36

    O LYLO GJUME GJUME NATE E DITE QE TE SHOHESH PAKEZ DRITE.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 23/09/2020 16:34

    O lulushbibilush,shyqyr qe nxorre koken nga fustani rilindjes dhe gryka e potureve te kryeministrit......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri