Skema kombëtare 2024, fermerët e Lushnjes dynden pranë drejtorisë rajonale, nisin të aplikojnë për të marrë naftën pa taksa

Pranë Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor por edhe online është çelur aplikimi për të përfituar nga Skema Kombëtare e Bujqësisë për vitin 2024.

Në ditën e parë vihet re dyndja e fermerëve në zyrat agjencisë së Lushnjës.

Drejtori i AREB Lushnje Ferdinand Shani u bën thirrje fermerëve të plotësojnë dokumentacionin dhe më pas të shkojnë të aplikojnë.

“Ne u bëjmë thirrje fermerëve të mos nxitohen, të nxjerrin NIPT-in dhe numrin e llogarisë bankare. U them të mos nxitohen sepse nuk është më si përpara, kur aplikanti që vinte i parë përfitonte i pari”, tha drejtori i AREB në Lushnje.

Skema mbështet fermerët për prodhimet e serave, bimët medicinale, fruta e produkte të tjera si dhe jep naftën pa taksa. Nga kjo skemë përfitojnë edhe blegtorët sipas numrit të bagëtive që kanë 10 mijë lekë për krerë lope dhe 1200 lekë për bagëtitë e imta. Vetë fermerët janë të ndarë sa i takon fondeve që kjo skemë ju vë në dispozicion.

“Kam ardhur për aplikim sepse kam 1 hektarë me ullinj dhe 2 ha me elb dhe tërfil. Ka probleme të vogla sidomos me numrat e llogarisë, por mirë po shkon procesi”, thanë ata.

Skema kombëtare e këtij viti ka në fokus bashkimin e fermerëve si në bujqësi ashtu edhe në blegtori me qëllim që të rritet numri i përfituesve.

Ndryshimi tjetër ka të bëjë me naftën pa taksa e cila këtë vit nuk do të shpërndahet përmes kartave, por do u kalojnë lekët në llogari bankare përfituesve. Afro 12.2 milionë euro është fondi në dispozicion nga buxheti i shtetit për Skemën e Naftës, përmes së cilës fermerët e marrin karburantin të çliruar nga taksat. Këtë vit nga skemat mbështetëse të bujqësisë sipas parashikimit do të përfitojnë rreth 70 mijë fermerë në gjithë vendin.

B.K/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pashkët ortodokse, Balla në Kapshticë kërkon marrjen e masave për lëvizjen në pikat kufitare

Pashkët ortodokse, Balla në Kapshticë kërkon marrjen e masave për lëvizjen në pikat kufitare