Skema Kombëtare e Mbështetjes, Rama: Fermerët kanë përfituar mbi 4 milionë litra naftë falas për punimet e mekanizuara në bujqësi

Skema Kombëtare e Mbështetjes, Rama: Fermerët kanë përfituar mbi 4 milionë litra naftë falas për punimet e mekanizuara në bujqësi

Shpërndarja e kartave të naftës falas për fermerët nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023, po vijon.

Kreu i qeverisë Edi Rama në një postim në rrjetet sociale bëri të ditur se ndërkohë që kemi rritje të mëtejshme të eksporteve bujqësore, deri tani 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës.

‘Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se ndërkohë që kemi rritje të mëtejshme të eksporteve bujqësore, deri tani 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës baraz me një sasi prej 4,138,198 litrash, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi në një proces që vijon me furnizim me Naftë Falas nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Nëpërmjet kësaj mase, e cila ka për qëllim uljen e kostove, fermerët përfitojnë mesatarisht 70-100 litra naftë falas për çdo hektar tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore.

Sasia e naftës së përcaktuar sipas Ministrisë së Bujqësisë mund të tërhiqet deri në datën 31 dhjetor 2023. Skema për përfitimin e naftës falas filloi zbatimin për herë të parë në 2021.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Teo: 06/06/2023 14:00

    Feremert tashme po marin mbeshtetjen qe i takon

    Përgjigju
  • Ani: 06/06/2023 13:59

    Bujqesia tashme po mere vemendjen e duhur

    Përgjigju
  • Enri: 06/06/2023 13:57

    Ju lumte qe i vini ne ndihme fermereve qe sektori i bujqesise te zhvillohet me shume

    Përgjigju
  • Alma: 06/06/2023 13:57

    Mbeshtetja qe i keni dhene ju fermereve nuk ia ka dhene asnje qeveri tjeter

    Përgjigju
  • titi: 06/06/2023 13:37

    fantatsike nje lajm shume i mire per fermeret dhe buqesin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri