Skeme e re për aplikimin e maturantëve për universitet/ Ministria e Arsimit 'ndërron mendje', rikthen praktikën e vjetër

TIRANË- Ka ndërruar mendje Ministria e Arsimit për skemën se si duhet të aplikojnë maturantët për në universitet. 4 javë më parë vendosi të publikojë një udhëzim që ia pakësonte mundësinë të rinjve në përzgjedhjen e degëve, 4 javë më pas e rrëzoi duke lënë në fuqi procedurën që kryhej më parë.

Në udhëzimin e firmosur nga Besa Shahini më datë 23 qershor, thuhet se maturantët në raundin e dytë të aplikimeve do të përzgjedhin 10 degë, e jo më 7 siç vendosi më parë. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me raundin e tretë ku tashmë do të aplikojnë sërish për 10 degë e jo për 5.

Pasi publikohen listat me emrat e fituesve nga degët e përzgjedhura, për maturantët nis regjistrimi në universitet, por përmes disa fazave. Në udhëzimin e datës 26 maj ministria vendosi që në raundin e pare të kishte 6 faza 48-orëshe, ndërsa me udhëzimin e ri do të ketë 7 faza 48-orëshe, ashtu siç ka qenë edhe vitin e kaluar. Në raundin e dytë do të ketë sërish 5 faza 48-orëshe ndërsa raundi i tretë do të vijojë me 3 faza 48-orëshe.

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar nga udhëzimi i datës 26 maj është pika e plotësimit të kuotave të lira. Universiteteve u është lënë dorë e lirë që të përshtasin kuotat e deklaruara. Që do të thotë se kuotat e paplotësuara në përfundim të raundit të pare për çdo program studimi do të mund të kalohen në programe të tjera sipas kërkesave. Gjithçka do të bëhet duke njoftuar ministrinë e arsimit.

“Kuotat e paplotësuara në përfundim të raundit të parë për çdo program studimi mund të përshtaten nga IAL-të në programe të tjera studimi të të njëjtit cikël të ofruara brenda së njëjtës njësi kryesore, pa kaluar totalin e kuotave për njësi kryesore, dhe njofton zyrtarisht MASR për vendimin e senatit akademik mbi përshtatjen e kuotave të programeve të studimit. Në rast se përshtatja e kuotave është sipas përcaktimeve ligjore, MASR njofton IAL-të, RASH dhe QSHA për konfirmimin e përshtatjen së kuotave”, njofton Ministria.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale