'S'kemi çadra, po flemë në kasolle'! Tërmeti i la pa shtëpi, por s'i le rehat as dora e njeriut, banorët në Dukagjin: Bëjmë roje për bagëtitë(VIDEO)

Dy pallate në fshatin Dukagjin i ri në njësinë administrative të Thumanës kanë pësuar dëme të mëdha nga tërmeti I 26 nëntorit dhe u shpallën të pabanueshme nga grupi i ekspertëve. Pasi iu vendos shiriti i kuq banorët u detyruan të largoheshin nga apartamentet e tyre.

Banorët ankohen pasi që prej asaj ditë ata nuk janë pajisur me çadra dhe iu është dashur të strehohen te të afërmit, në kasollet e bagëtive ose në makina. Ata bëjnë apel për ndihmë pasi nuk kanë ku të shkojnë dhe nuk kanë as ushqime e veshmbathje.

“Ne kërkojmë çadra, nuk duam çadra verore por dimërore, po flemë te kasolla e lopëve, kemi dhe fëmijët jashtë. S’na ka ardhur asnjë. Asnjë ndihmë se kemi marrë. Për dy javë nuk banojmë në pallat, jemi me fëmijë jashtë”, thanë banorët.

Banorët thonë se krahas problemit që s’kanë ku të shkojnë detyrohen të bëjnë roje sepse hajdutët kanë filluar ti vjedhin bagëtitë dhe orenditë shtëpiake.

“Rrimë natën duke te bagëtitë nga hajdutët, s’na kanë lënë gjë pa vjedh edhe çisternat na i kanë vjedh”, tha një banor. Një problem tjetër është se edhe pse pallatet janë shpallur të pabanueshëm ka ende fëmijë të cilët futen në këto godina, ndërkohë në këto dy pallate nuk është ndërprerë as energjia elektrike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet