Skena që nuk janë parë që nga fillimi pandemisë, 5000 të rinj ‘shthuren’ në shfaqjen e Rita Orës

Mijera persona festuan në Mardi Gras në Sidnei të shtunën në mbrëmje, pamjet e të cilëve treguan skena që nuk janë parë në shumë pjesë të tjera të botës që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Rreth 35 mijë njerëz panë paradën vjetore në Sydney Cricket Ground, ndërkohë që 5000 mijë njerëz morën pjesë në paradën që u mbajt brenda Sydney Cricket Ground me një audiencë që nuk respektonte distancën sociale ose vënien e maskave.

Këngëtarja kryesore ishte Rita Ora e cila elektrizoi skenën dhe të gjithë ambientin me pjesëmarrjen e saj. Këngëtarja shqiptare u emocionua shumë gjatë interpretimit në Sydney Gay dhe Lesbian Mardi Gras të këtij viti.

"Unë po përpiqem të mos qaj," i tha super ylli botëror fansave në stadium që po festonin, ndërsa ajo performoi në mes të SCG të qytetit të Shtunën. Covid ka qenë një histori suksesi në Australi, pasi ka parë pak më shumë se 29,000 raste dhe 909 vdekje mes një popullsie prej mbi 25 milionë njerëz.

 

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv