Skenar i pabesueshëm nga Brazili, tifozët e Milanit 'pa gjumë'! Lind ideja për blerjen e Neymar

Skenare të pabesueshme raportohen nga Brazili, por merkato europiane gjithmonë ka prodhuar të papritura. Nëse do jetë Neymar-Milan një e tillë nuk dihet, por për herë të parë është hedhur ideja nga media braziliane ‘UOL Sport’.

Neymar nuk është më ylli i paprekshëm te Paris SG dhe jo më kot presidenti Al Khelaifi deklaroi se disa lojtarë nuk e ndiejnë fanellën. Për rrjedhojë sipas ‘El Pais’ Parisi është gati të pranojë edhe një huazim për futbollistin më të shtrenjtë në botë deri më tani, i marrë nga Barcelona për 222 milionë euro. Problemi më i madh është paga e 30-vjeçarit, 49 milionë euro në sezon, pa përmendur bonuset. Sezonin e kaluar futbollisti më i paguar te Milan ishte Ibrahimovic me 9.2 milionë euro në sezon, ndërsa në total pagat e të gjithë klubit shkonin 79 milionë.

Raportohet se Milan mund të japë për Neymar nga 15-20 milionë euro, ndërsa do kërkojë që pjesën tjetër ta paguajë Paris SG, me kusht që francezët të mbajnë të drejtat e brazilianit. Fillimisht është komentuar si një skenar i çmendur, por pronari i ri i italianëve kërkon të fitojë zemrën e tifozëve me një dhuratë të madhe.

Vetëm pak orë më parë hodhën firmën në kontratë drejtori teknik Paolo Maldini dhe ai sportiv Masara, një shenjë që tregon se tani do nisë merkato e vërtetë për Milanin.

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite