Skenari, administratori i ‘Gulf’ u vetëdorëzua për t’u liruar në ‘arrest shtëpie’, shtohen edhe 15 padi në dosje

Zbardhen detaje të reja për procesin gjyqësor ndaj Albano Alikos, që u lirua nga gjykata edhe pse rrezikon deri në 20 vite burg për mashtrim. Albano Aliko,i akuzuar për mashtrim me shitjen e tollonave të naftës në kompaninë “Gulf” është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës, pasi ndaj tij prej 2 muaj ishte lëshuar një mandat arresti nga gjykata e kryeqytetit.

Me sa duket vetëdorëzimi i Alikos, ka qënë një skenar për të shkuar përballë gjykatës dhe marrë masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Dhe në fakt kështu ka ndodhur. Ish-kryemenaxheri i kompanisë së naftës “Gulf” i akuzuar për “Mashtrim më shumë se një herë” dhe “fshehje të falimentit”, ka dalë para gjykatës së Tiranës, ku është njohur me masën e sigurisë të arrestit në burg që kishte dhënë pesë muaj më parë gjyqtari Arben Micko.

Por ndryshe nga sa kishte vendosur 5 muaj më parë, Micko, ka ndryshuar vendimin e tij, duke kthyer gjëndjen e Albano Aliko nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Aliko i akuzuar për dy vepra penale që parashikojnë një dënim maksimal deri në 20 vite burg, nuk ka qëndruar asnjë ditë në qeli. Ndërkohë në kërkim policor është shpallur dhe ish-administratori tjetër i kompanisë “Gulf”, gjeorgjian Irakli Zvanidze, i cili ka lënë Shqipërinë vetëm pak ditë pasi të plaste skandali i mashtrimeve me shitjen e tollonave të naftës në pikat e karburantit “Gulf”.

Shtohen 15 kallëzime të reja në dosje
Hetimeve për falimentin e kompanisë së naftës “Gulf”, i janë shtuar dhe 15 kallëzime të reja. Denoncimet kanë mbërritur në prokurorinë e Tiranës, ku banorë të ndryshëm, disa institucione shtetërore por edhe kompani private që kanë blerë tollona nafte në kompaninë “Gulf”, kërkojnë ndjekjen penale dhe shpagimin e dëmit ekonomik nga personat përgjegjës. Një burim pranë akuzës së kryeqytetit tha se të gjithë kallëzimit e depozituara janë bashkuar në një dosje të vetme, të cilat janë duke u hetuar me imtësi.

Hetimet për këtë çështje kanë përparuar për sa i përket verifikimit te depozitave qëndrore të naftës të kësaj kompanie, të cilat kanë rezultuar të jenë bosh. Por pavarësisht se në prokurori ka pasur 15 kallëzime për këtë mashtrim që përllogaritet diku tek 1.5 milion euro, organi i akuzës ende nuk ka proceduar me kërkesën në gjykatë, për caktimin e masës së sigurisë ndaj personave përgjegjës që kishin ngritur në këmbë këtë skemë mashtrimi. Burimet i thanë gazetës “Shqiptarja.com” se institucionet shtetërore kanë “rënë brenda” në këtë skemë mashtrimi, pasi kanë shpallur fitues kompaninë “Gulf” në disa tendera për blerje nafte.

Ndërkohë bizneset dhe persona të ndryshëm, janë joshur të blenë tollonat e naftës, falë çmimit tepër të ulët që varionte nga 125 deri në 130 lekë të reja litri. Menaxheri kryesor i kësaj kompanie Albano Aliko dhe administratori gjeorgjian Irakli Svanidze, kanë shitur tollona nafte në një kohë kur kompania që ata drejtonin nuk kishte gjëndje nafte. Fillimisht të dy këta persona janë larguar duke ju fshehur drejtësisë, ndërkohë që Svenidze ka dhënë dorëheqjen nga kompania dhe është larguar nga Shqipëria vetëm 24 orë para se prokuroria të niste hetimin. Për më tepër prokuroria e Tiranës është duke verifikuar dhe konfliktet e brendshme të kësaj kompanie pasi ka dyshime se përfaqësuesit shqiptarë kanë dashur ti lenë këtë detyrim financiar të akumuluar në vite, përfaqësuesve kryesorë të Gulf-it në SHBA.

Superoferta mashtruese ndodhi në katër ditë
Mashtrimi i qindra binzeseve dhe qytetarëve të ndryshëm me shitjen e tollonave, ka ndodhur brenda një periudhë katër ditore. Nga verifikimet e bëra prokuroria e Tiranës ka konstatuar se shitja e tollonave të naftës në masë të madhe dhe me çmim tepër të ulët që varionte nga 125 deri në 130 lekë për litër,ka nisur që prej datës 15 prill 2018. Superoferta e “Gulf” ka vijuar të ekzistojë edhe për katër ditë të tjera, deri në datën 19 prill, kur gjithçka është ndaluar, ku një ditë më vonë shoqëria “Gulf” ka shpallur falimentin në të gjitha pikat e ushtrimit të aktivitetit të saj tregtar.

Në fakt gjithçka duket se ka qënë e inskenuar, pasi jo pa qëllim dhe administratori i kompanisë “Sun Petroleum Albania” që kishte në pronësi karburantet e “Gulf”, në datën 18 prill 2018 ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj firme dhe është larguar jashtë shiqpërisë. Mësohet se brenda afatit 4 ditor në pikat e shitjes së naftës, janë shitur mijëra tollona, ndërkohë ka pasur biznese që kanë porositur deri në 20 milion lekë tollona. Sipas burimeve nëse këto depozita gjatë periudhës 15 prill deri në 19 prill 2018 kanë qënë bosh, atëherë jemi përballë një skeme klasike të mashtrimit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erma: 14/09/2018 11:05

    Me turp nuk behet me! mgjtht edhe ky si hajduteria respektive do e kaloje vettingun, madje me sukses te madh!!!

    Përgjigju
  • cici: 14/09/2018 08:31

    Ca te thuash. Pa dashur te bej juristin se nuk e di si e ka bazuar kete arresin ne shtepi. Po ketu jane ca paradokse te frikshme. Per mospagese dritash dhe rilidhje denim me burg (eshte ligji skemi cbejme). Po kur mashtron me miliona euro??? Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë