U shërua nga COVID në Turqi, trajneri Gega mbërrin në Shqipëri: Kalova një ëndërr të keqe, s'e besoja që do kaloja Rinasin në karrige me rrota! Mezi pres të kthehem në krye të klubit (VIDEO)

Trajneri i skuarës së Kukësit, Skënder Gega ka mbërritur në Shqipëri pas trajtimit nga koronavirusi në Turqi. Në një prononcim ekskluziv për gazetarin e Report Tv, Ernest Koçi, Gega është shprehur shumë i lumtur për rikthimin shëndoshë e mirë. Ai tha se nuk ja merrte mendja që do ta kalonte aeroportin e Rinasit në karrige me rrota. Në një intevistë për gazetarin Ernest Koçi, Gega u shpreh se është terapia e ndjekur në Turqi ka sjellë një përmirësim të dukshëm në shëndetin e tij duke deklaruar se mezi pret që të rikthehet në fushën e blertë për të drejtuar ekipin verilindor.

Profesor jeni kampion në fushën e lojës dhe si kampion dole edhe ndaj koronavirusit?

“Nuk ma merrte mendja që do ta kaloja Rinasin pa karrocë me rrota. Për fat jam këtu sot prapë në shtëpi dhe jam i lumtur që e kalova unë së bashku me familjen, sepse edhe ime shoqe ishte e prekur, por jo në atë gjendje. Falë mbështetjes, kujdesit të mjekëve, ndihmës së Zotit, u bënë gjëra të mira dhe jam I lumtur që jam në shtëpi.”

Profesor edhe pse në Turqi jeni mjekuar nga një mjek shqiptar, ishte një zgjedhje apo rastësi?

“Gersi Alisha është një zotëri i vërtetë, profesionist. Ishte ndoshta një nga mjekët më të zotë për problemet që unë kisha: mushkëritë, infeksionet në gjak. Edhe shumë mjekë të tjerë kishte atje, por ai më dha optimizëm dhe e falenderoj nga zemra.”

21 ditë luftë me koronavirusin, si mund ta përkufizoni këtë periudhë?

“Ëndërr e keqe, nuk di çfarë të them. Nuk është se e nënvlerësova, por besoja se gjërat do të shkojnë mirë. Ky grip është i pabesë dhe brenda dy ose tre ditëve gjërat ndryshuan në mënyrë drastike për keq. Falë mbështetjes së njerëzve, familjes, e cila u bë edhe shkak që të shkojë në Turqi, ia dola.”

Edhe në terapi e keni ndjekur Kukësin nga spitali. Edhe në ditë shumë të vështira një profesionist i vërtetë.

“Unë s’kam asnjë meritë te rezultatet e klubit. Është punë kolektive dhe falenderoj stafin, klubin, presidentin Gjici që ka qenë koherent me mua, edhe pse ka dashur të më lejë të qetë. Është interesuar që të mos merrem me klubin. Adrenalina dhe ajo që unë kam pasion ka bërë që ta ndjek klubin dhe në njëfarë mënyrë të them ndonjë fjalë që mund ta ndihmojë. Jam i lumtur që u bë progres dhe në ekip dhe futbollistët i falenderoj. Jam pafund njerëz që më kanë shkruajtur. Njerëz nga Komiteti Sportiv, presidenta klubesh, presidenti i federatës, politikanë nga të dy krahët, por mbi gjithçka është pozitiviteti në momente të vështira. Mesazhi im është që jo vetëm kur të sëmuremi por të përkrahim njëri tjetrin edhe pse me gabime, pavarësisht se asnjë s'është perfekt, por fjalët e mira bëjnë gjërat që të shkojnë në progres.”

Dhe sa ditë duhen që Gega t'i kthehet fushës, sigurisht që njëherë primare është të marrësh veten.

“Do mundohem sa më shpejt të jetë e mundur. Më mungon futbolli, më mungon ekipi, më mungon punë. Për fat të mirë mjekët u konsultuan dhe kanë parë një ndryshim drastik nga terapia, trupi është përgjigjur jashtëzakonisht mirë. Nuk shoh diçka të rrezikshme pavarësisht se do vazhdoj mjekimin. Doktorët më thanë do të vazhdoj jetën normalisht, por sigurisht duhet të jemi të kujdesshëm.”

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:22
Trajneri Gega mposht COVID-in pas 21 ditësh, kthehet sot në atdhe! Detaji i veçantë...në Turqi u kurua nga një mjek shqiptar

Trajner i Kukësit Skënder Gega do të kthehet sot në Shqipëri një javë pasi udhëtoi në Turqi për t’u kuruar nga koronavirusi, për shkak se gjendja e tij u përkeqësua dhe kishte nevojë për një trajtim më të specializuar.

Lajmin për kthimin e tij e bëri klubi i Kukësit me anë të një postimi në rrjetet sociale ku bëri të ditur edhe disa detaje. Sipas tyre në Turqi Skënder Gega është kuruar nga një doctor shqiptar i quajtur Gersi Alisha.

Pas 21 ditësh nën mbikëqyerjen e mjekëve, përfshirë edhe periudhën në Shqipëri, Gega më në fund mposhti koronavirusin

“Trajneri Skënder Gega ka lënë sot spitalin! Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion dhe falë progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturojë drejt Tiranës. Gega mbërrin sot në Rinas në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do t'i bashkohet ekipit.

Gega u kurua në BHT Clinic dhe doktori specialist që e ndoqi me shumë përkushtim ishte shqiptari Gersi Alisha. Në emër të klubit të Kukësit e falënderojmë. Ëelcome back Gega", njofton klubi i Kukësit. 

Gega u konfirmua pozitiv me COVID në datën 8 nëntor, për pasojë nuk ishte në pankinë në ndeshjen e Kupës kundër Besës së Kavajës. Ai u dërgua në Turqi më 25 nëntor pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

E.M./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lupo: 02/12/2020 19:12

    Zoti ta zgjat jeten , suksese me Ekipin e ri .

    Përgjigju
  • Erik: 02/12/2020 14:36

    Te shkuara, gezoje jeten tani me shume se me pare.

    Përgjigju
  • XHEKU: 02/12/2020 13:44

    rrofte turqia.....

    Përgjigju
  • ylberi: 02/12/2020 13:09

    bravo shef , te shkuara e rikthim te mbare ne skuader , edhe vllaznine e cuam per te vjele patatet tona qe i mbollem me aq deshire , shkodranet i pelqyen por shume

    Përgjigju
    • Parruca: 02/12/2020 20:44

      O Ylber djali, Nuk te shkon te besh ironi as me Vllaznine dhe as me Shkodren. Eshte numer i madh per ty. Shkodra dhe Mercedes Benzi vetem respektohen! Nejse,do pak qytetari ta kuptosh kete.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë