Skënder Gjinushi zyrtarisht kryetar i ASH-së, PD: Do ta ankimojmë në Kushtetuese

Skënder Gjinushi zyrtarisht kryetar i ASH-së, PD: Do ta ankimojmë në Kushtetuese

TIRANE-Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Kryesisë së Akademisë së Shkencave për miratimin e statutit të ri të këtij institucioni, bazuar në ligjin e ri dhe emërimin zyrtar të Skënder Gjinushit në krye të Akademisë.  "Edi Rama, pasi i imponoi Akademisë së Shkencave një ligj krejtësisht sovjetik e antikushtetues, sot vuri në krye Akademisë ministrin e fundit të diktaturës komuniste. Gjinushi është rrëzuar me dekret nga Presidenti, por Edi Rama, në vend që të ikë bashkë me të, kthen Akademinë e Shkencave në një organizatë tjetër politike. Emërimin e turpshëm e të paligjshëm të ushtarit të Ramës dhe Tom Doshit në Akademinë e Shkencave, ne do ta ankimojmë në Kushtetuese, sapo kjo gjykatë të jetë funksionale" tha ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.

Deklarata e plotë e Luçiano Boçit
Edi Rama vazhdon të uzurpojë e të pushtojë institucionet e pavarura kushtetuese me kamikazët e tij politikë, duke ricikluar figura si Skënder Gjoinushi, që i shërbyen regjimin komunist edhe gjatë rënies së tij. Pasi i imponoi Akademisë së Shkencave një ligj krejtësisht sovjetik dhe antikushtetues, ai sot vuri në krye Akademisë ministrin e fundit të diktaturës komuniste, duke shkelur plotësisht Kushtetutën dhe Ligjin për Akademinë e Shkencave. Emërimi me dhunë i Skënder Gjinushit është realizuar sot nën presion politik. Ai është një regres shkencor, moral dhe politik, një uzurpim në grup i një posti publik.

Skënder Gjinushi është rrëzuar me dekret nga Presidenti i Republikës, por Edi Rama, në vend që të ikë bashkë me të, për dështimin e tij personal me negociatat, kthen Akademinë e Shkencave në një organizatë tjetër politike. 
Në krye të Akademisë së Shkencave nuk mund të emërohet një person me angazhim të qartë politik, një person pa asnjë kontribut shkencor, një person i cili, përveç mendësisë komuniste, nënshtrimit ndaj Edi Ramës dhe Tom Doshit, nuk nuk mund prodhojë  asgjë shkencore e bashkëkohore. Kryesia e Akademisë ka bashkëpunuar dhe pranuar të përdoret për të kryer këtë emërim tërësisht antiligjor, duke marrë mbi vete të gjitha përgjegjësite ligjore dhe morale përpara opinionit shoqëror dhe kombit.

Për të zbatuar porosinë politike të Edi Ramës, kryesia emëroi Gjinushin duke i dhënë fuqi prapavepruese ligjit të ri të Akademisë së Shkencave për një proces të përfunduar me ligjin e vjetër. Emërimi i paligjshëm i Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave shkallmon shtetin ligjor pikërisht atje ku duhej të ishte shtëpia e së drejtës, shtëpia e dijes dhe e elitës së kombit. Partia Demokratike kundërshton me forcë këtë uzurpim të Akademisë së Shkencave nga Edi Rama dhe Skënder Gjinushi, si dhe dënojmë çdo ndërhyrje politike në Akademi. Emërimin e turpshëm dhe të paligjshëm të ushtarit të Edi Ramës dhe Tom Doshit në Akademinë e Shkencave, ne do ta ankimojmë në Gjykatën Kushtetuese, sapo kjo gjykatë të jetë funksionale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale