'Negociatat',Ruçi-holandezëve: Prostitucionin dhe drogën s'i shpikën shqiptarët, i gjetën aty

Në ditën e Europës kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët. Ruçi u ndal te skepticizmi i Holandës për rekomandimin pozitiv të KE për çeljen e negociatave në muajin qershor. 

Kryeparlamentari tha se një grup kriminelësh në Holandë nuk mund të cenojnë të ardhmen e Shqipërisë. Gjithashtu, mesazhi i Ruçit ishte se prostitucionin dhe drogën nuk e shpikën shqiptarët, por e gjetën atë në vendet e BE. 

Nuk mund ta njollosin Shqipërinë një grusht kriminelësh në Holandë. Prostitucionin dhe drogën nuk e shpikën shqiptarët, por e gjetën në Europë. Kanabisi është një njollë e zezë për Shqipërinë, por fara a kanabisit dhe teknologjia vjen nga Holanda. Edhe tregu i shitjes së kanabisit është Holanda. 

Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit

Kryetari i Kuvendit i bëri thirrje të gjitha forcave politike në vend që të bashkëpunojnë për të merituar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Sipas tij, asnjë forcë politike për asnjë arsye nuk duhet të jetë penguese në rrugën për të arruitur këtë objektiv.

Përvoja e suksesshsme e zgjerimit të BE drejt vendeve të Europës Lindore dhe qendrore na mëson se objektivi i aderimit në BE mund të arrihet vetëm kur ka konsensus afatgjatë dhe të qëndrueshëm mes shumicës dhe opozitës. 

Integrimi në BE është një interes strategjik dhe kombëtar që gëzon mbështetjen e të gjithë qytetarëve shqitparë, prandaj asnjë forcë politike dhe për asnjë arsye nuk mund dhe nuk duhet të pengojë arritjen e këtij objektivi strategjik. 

Anëtarësimi në BE duhet ta vlerësojmë si një përpjekje të përbashkët për të ecur përpara dhe dobiprurës për të qytetarët. Integrimi Europian është shtysa më inkurajuese për ndërtimin e Shqipërisë Perëndimore dhe demokratike me një ekonomie të qëndrueshmë dhe mirëqenie. Ne duhet të punojmë për këtë mirëqenie për të gjithë shqiptarët. 

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:01
Dorëheqja e Tahirit, Ruçi: Akt moral, brenda imoralitetit të politikës

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka komentuar dorëzimin e mandatit nga Saimir Tahiri, duke e cilësuar atë si një akt moral brenda imoralitetit politik.

Sipas Ruçit, është hera e parë në historinë e parlamentatit që një deputet dorëzon mandatin për të qenë i gatshëm për çdo hetim nga drejtësia. 

Sa i takon akuzave në adresë të ish-ministrit të Brendshëm, Ruçi tha se ato mbeten në dorë të hetimeve nga ana e Prokurorisë.   

Parlamenti shqiptar në asnjë rast nuk ka pasur të tillë, asnjë s'e ka lënë mandatin. Është rasti i parë që duhet t'ja kemi mirëpritur dhe është i vlerësuar. Në rastin konkret. Dhe këtu e përmendja se i famshmi Curcill; Politika s'ka moral. Ndaj brenda politikës ka moral.

Dorëheqja e Tahirit vazhdon të ngelet ky moral brenda imoralitetit. Rasti në fjalë është për t'u përshëndetur, për t'u mirëpritur. Sa i takon akuzës, ajo ngelet ta hetojnë prokuroria dhe ish-deputeti përpara organeve të drejtësisë.

Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 09/05/2018 22:32

    Keta europianet nuk i marr vesh, na thone ndaloni hashashin nerkohe qe per vete e kane legalizuar, na thone ndaloni prostitucionin nderkohe qe per vete kane shtepi publike ne qender te qyteteve, na thone shqiptaret merren me droge ketu ne Hollande sikur u kemi thene neve policise hollandeze mos i prekni. Nje pyetje kisha une, jane normal keta ?

    Përgjigju
  • Silvia: 09/05/2018 15:06

    Ky flet si enveri ne kohe te diktatures! Po si guxon dhe pergjithson ky kriminalitetin ne holande me shtetin e Holandes me tradita mijeravjecare shtet legjislativ? Kerkon te justifikoje kriminalitetin shqiptar ? Dhe pa qene aspak nje profesionist i teknikes legjislative penale..?! Turp!

    Përgjigju
    • Silvia: 09/05/2018 21:54

      Faktet jane fakte! Holanda eshte shtet ligjor me tradite te gjate shtetformuese. Ketu behet fjale per ligje demokratike dhe zbatim ligjesh dhe jo per koloni te antikitetit! Shqiptaret ngaterrojne keto gjera duke i kombinuar me kultin e tyre te individit te tipit enver, salì, lul etj...pasoje sintomatike e diktatures kimuniste! ..."Hidhu ne sulm kur ke faj se keshtu justifikon fajin...' Por logjika normale ligjore ne nje shtet demokratik nuk funksionon keshtu!

    • Kafsha: 09/05/2018 17:05

      Për ç’tradita mijravjeçare e ke fjalën? Apo mos do të thuash që për qindra vjet kanë zhvatur kolonitë e tyre ?! Përse dikush duhet të ketë koloni? Pëse dikush duhet të ketë skllav? Rri tani mos na hap barkun.

  • Tini: 09/05/2018 14:23

    Fjala e zotit Gramoz ne drejtim te deputeteve hollandez eshte e drejte dhe e sakte . Kjo zhurme qe nxitjen e ka nga hollandezi i PD eshte e oa kuptimte se Shquperua ka nje rruge te gjate dhe nuk do hy neser ne BE . E them ne menyre ekstremiste , se nese hollandezet shume here na dalin kundra , eshte mire te nderpresim dhe marredheniet diplomatike . Nje shtet qe te sillet gjithmone kundra eshte i pa vlefshem ne marredheniet bilaterale . Ne diplomaci marredheniet vendosen ne baze reciprocitetu

    Përgjigju
  • Ajaks: 09/05/2018 14:20

    Me çpo shifet dhe flitet nga 2050 mbase mund te pranohemi tek Europa plake dhe ku... ! Prap ure kalimi do ngelet ky vend ju leverdis me shum Europes ?

    Përgjigju
  • agim: 09/05/2018 14:06

    Rrof gramoz ruci be fund Te 90 es shqiptaret as nuk ekishin iden dritat e kuqe dhe drogo invece be perndim bejesh nami perndimi nuk duhet Te flas gjifnje per shqiprin bei kte beni ate per tu futur be humori i cekes qe shprehet Europa Te shikoi ku...e veta per mendimin Tim as nje shtet nuk mind Te jetoi pa uma perndimi nuk di ku ta kap fillin e flet Jo kjo po ajo.

    Përgjigju
  • Blenard: 09/05/2018 13:40

    SH mire ua the keta tani na akuzoin pe bote te tret sesht e vertet jemi vetem fukarenje jo te trash

    Përgjigju
  • Kafsha: 09/05/2018 13:01

    Ruçi bëri shumë mirë që foli, i lumtë! Por bëri një gabim kur perdori termin “qytetërimi holandez” hahahahahaha! Si, për ç’farë qytetërimi bëhet fjalë? Por nqse me këtë term nenkuptojmë mirqenien e tyre, atëhere atë e kanë ngaqë vjelin kolonitë e tyre. Imagjinoni në shekuj ç’kanë bërë.

    Përgjigju
  • Hollandezë kolonizatorë pushtues: 09/05/2018 12:36

    Shumë mirë ua bëri bajgave!

    Përgjigju
  • Eri: 09/05/2018 12:25

    Te lumt o gramoz djali , mir ja u ke then hollandezve legenave e bejen kete remuj se ju prishen interesat legenave , ata i kan te legalizuara te dyja si kanabisin dhe prostituzionin plus drograt e forta qe te gjitha hyn dhe dalin nga ata .legalizojeni dhe ju ca prisni , me mir se ne evrop nuk na fut njeri

    Përgjigju
  • shqiptar: 09/05/2018 12:15

    O Gramoz mbaje veten nuk futesh dot me zor ne EU. Nuk te duan dhe kaq. Vetes ja keni bere keni 28 vjet qe vetem vidhni te gjithe dhe ne fund populli e ha se ju mire jeni dhe milionat i keni dhe ku te doni shkoni

    Përgjigju
    • Fredi: 09/05/2018 21:23

      Hahaha mbaje veten o Gramoz se sa vjen dhe po lajthit. Nga Hollanda e mori shembullin dhe djali yt, prandaj ja mbyll ceshtjet nje nga nje. Edhe Malaj i tepelenes nga Hollanda mori shembull qe vrau tjetrin ne duart e policise tek Hotel Dajti. Edhe Gaz Demi, komshiu yt nga Hollanda e mori shembullin per te tradhtuar Nanon ne menyren me te pabese ne shtepine tende. Edhe Sajmir Tahiri qe ti e ke nxenesin dhe pit bullin tend nga Hollanda e mori shembullin per te vendosur ne krye te policise gjithe trafikantet nga tepelena. Shto ketu dhe keta militantet qe permendin kolonite sikur boten e zbuluan dhe zhvilluan cobat e tepelenes. Eshte e turpshme te pretendosh qe ti bashkohesh BE me deklarata aspak diplomatike dje totalitare te tipit Ruci.

  • berti: 09/05/2018 11:27

    tlumte goja bash mire i ke thene racisteve hollandes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin