Skënder Minxhozi: Te sheshi, te sheshi

Skënder Minxhozi: Te sheshi, te sheshi

Sali Berisha

Pas thirrjes historike “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, shprehja tjetër më e përdorur nga e djathta shqiptare qysh në krye të viteve ’90 ka qenë padyshim thirrja “Te sheshi, te sheshi”! Ka qenë një apel që ngërthente urgjencë, shqetësim dhe një emulacion partiak që synonte fitoren e garës për të kapur mesin e fushës së lojës, qendrën e gravitetit të shtetit, llogoren e tij më të parë – sheshin Skënderbej. Gjatë gjithë viteve ’90 e më pas Sali Berisha reklamonte një të drejtë thuajse të shenjtë pronësie mbi sheshin kryesor të Tiranës, të cilin e konsideronte djepin historik të ngjitjes së tij politike.

Ja që vitet bëjnë të vetën dhe sheshin nuk e do më askush. Më e para Partia Demokratike dhe lideri i saj Berisha i Tretë. Hapësira dikur qëndrore në jetën politike e sociale të kryeqytetit, e ka humbur interesin, nuk konsiderohet më si trofe lufte dhe aq më pak si sfidë ndaj shtetit. Një shesh me majë, i rrethuar nga bimë e shkurre duket si një lulishte të dashuruarish e jo si një sheshbeteje revolucionarësh.

Por ja që sheshi Skënderbej mund të jetë një ofertë e mirë edhe për protesta. Sidomos kur data shënon 6 dhjetor dhe kur e gjithë Tirana e institucioneve (nënkupto bulevardi që nis nga statuja e Skënderbeut e deri tek sheshi Nënë Tereza, do të jetë i rrethuar nga një kuadrat i papenetrueshëm policësh, bodigardësh e rojesh të të gjitha ngjyrave e kombësive, të cilët do të ruajnë ajkën e kontinentit që ka vendosur të mblidhet për pak orë atë ditë në kryeqytetin shqiptar.

Oferta e spostimit të protestës nga Kryeministria tek sheshi Skënderbej, që bashkia i bëri opozitës, është një propozim logjik dhe shumë bujar, në një ditë kur për arsye të kuptueshme logjistike, në Tiranë do të jetë praktikisht e pamundur të protestohet.

Shumëkush priste që qeveria të tregohej e thatë dhe e prerë me Berishën rreth mundësisë teknike të lejimit të një proteste në 6 dhjetor. Ose shumë-shumë, që opozitës t’i ofrohej një hapësirë shumë larg qendrës së Tiranës për të mbajtur protestën e saj.

Oferta e Sheshit Skënderbej është një surprizë për të gjithë, më së pari për opozitën, e cila ndërsa nuk përton të reagojë dhe të kundërshtojë për gjithçka, në këtë rast u hutua, mori kohë dhe u përtyp.

E megjithatë ajo e dha përgjigjen, ndonëse me vonesë. Nuk i intereson më sheshi Skënderbej, do vetëm bulevardin dhe Kryeministrinë. Pra, që ta kemi të qartë vizualisht skenën, sipas mendjes së Sali Berishës, karvanet e makinave të zeza me Macronin, Scholzin, Melonin e krerët e tjerë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian duhet të kalojnë nëpër Dëshmorët e Kombit në një tunel njerëzish të sjellë me autobus nga të gjitha anët e vendit, për të bërtitur kundër qeverisë, mundësisht edhe me ndonjë shishe apo gurë në xhepa. Mundësisht edhe vendi ku do të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor duhet mbajtur i rrethuar me protestues gjatë Samitit dhe thirrjet “Poshtë Edi Rama” duhet të mbysin atë që do të kenë për të thënë Presidenti i Francës apo Kancelari i Gjermanisë e të tjerët. Një Samit si pazari i Rrogozhinës, ja çfarë kërkon Rithemelimi. E mirë do të ishte që Macron e Scholz të presin edhe një përfaqësi të protestuesve, të cilët do të kërkojnë anullimin e Portit të Durrësit dhe dënimin politik të Lulzim Bashës, si patericë e Edi Ramës.

Po arrijmë në kufinjtë e absurdit. Por edhe të satirës e humorit. Në mesin e një samiti që nuk ka ndodhur në 110 vjet shtet shqiptar, e që nuk pritet të ndodhë ndoshta edhe për shumë vite të tjera, opozita shqiptare po kërkon të fusë në alarm të gjitha delegacionet e larta të Evropës që do të sjellin krerët e tyre më të lartë këtu në 6 dhjetor. Të asaj Evrope që sa herë që Basha thërriste protestat e tij pas djegies së mandateve, gjysëm ore para mbledhjes së protestuesve tek Kryeministria, nxirrte deklarata zyrtare ku bënte thirrje për mosthyerje xhamash dhe moszaptim të godinës me dhunë.

Berisha është i vetëm në ndërmarrjen e çmendur të 6 dhjetorit. S’e ka me vete as Metën, as Mediun dhe as të tjerët që kanë dy pare tru në kokë. Ai nuk po kërkon me çdo kusht bulevardin, ai po bën thirrje aman më pengoni të dal në protestë, që ta shes kësisoj anullimin si një gjest bujar dhe fisnik personal. Pasi nuk ka asnjë shpjegim tjetër që të refuzosh sheshin Skënderbej kur e gjithë Tirana tjetër do të mikpresë shtetarët më të lartë të Evropës. Nuk ka shpjegim që të ngulmosh për bulevardin, përveçse që të krijosh një situatë tensioni e stresi, në mënyrë që dikush të të marrë në telefon e të të lutet që mos t’i sjellësh në Tiranë taboret nga ana e anës. Doktori po kërkon jo mbajtjen me çdo kusht të protestës, por anullimin me çdo kusht të saj…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 29/11/2022 18:37

    Berisha po kerkon p*dhin e nenes vet…

    Përgjigju
  • Miri: 29/11/2022 15:58

    Po, keni te drejte. Tashme, ashtu si kanceri, e keni kapur prej fyti kete fare "shteti', madje beni dhe leksione gazetarie "objektive". Zakonisht, ne boten mediatike nuk diskutohet "shteti" por "lirite". Por jo ne Shqiperine hibride neokomuniste-korruptive. Ku dhe autori i prishet mideja se cenohet shteti. Si do te shkonte kjo hipokrizi psh po ta zhvendosnim ne janarin e 2011es??? Ku ethet per pushtet te neobyroistit Rama u perplasen me ato te komunistit provincial Berisha. Ne fakt kjo eshte dhe beteja e vertete: "provincialet" opozitare dhe "Tiransit" kuader pushtetare!

    Përgjigju
  • Shqiptari: 29/11/2022 14:06

    Arrestojeni qelbësirën dhe rraseni në 41 bis se nuk merr vesh si njeri ai kafshë me fytyrë njeriu.

    Përgjigju
  • Qytetari: 29/11/2022 11:42

    Berisha eshte personi qe e ka marre dhe po e merr ne qafe kte popull

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur