Sllovakia, krizë në sistemin shëndetësor, tejmbushen spitalet

Sllovakia, krizë në sistemin shëndetësor, tejmbushen spitalet

Situata në Sllovaki orë pas ore po bëhet edhe më dramatike, ku mjekët dhe infermierët janë të mbingarkuar në një përpjekje për të shpëtuar jetën e njerëzve të infektuar me koronavirus. Në spitalin Covid të Galanta-s, një qytet në pjesën perëndimore të vendit, pranohen pacientë nga një rreze prej 100 km. Këto ditë, përveç repartit pediatrik, i gjithë spitali është i përkushtuar në mënyrë unike për të përballuar situatën e pandemisë.

Personat të cilët gjenden në kushte të rënda pranohen në njësinë e kujdesit intensiv, një repart i sapo ndërtuar falë fondeve të BE, zonë në të cilën rregullat janë të rrepta.

Të gjithë pacientët në pavion kanë nevojë për ventilator dhe përkundër punës së madhe të infermierëve dhe mjekëve, 60% e tyre nuk arrijnë të shpëtojnë.

Në javët e fundit, mosha mesatare e pacientëve ka rënë, shumë prej tyre mbërrijnë në gjendje kritike. Sllovakia ka pasur normën më të keqe të vdekjes nga Covid-19 në botë gjatë javës së fundit, lufta e vazhdueshme për jetën e pacientëve rëndon edhe tek personeli.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH