Zbulohet takimi i Çilit me drejtuesin e organit të lartë të drejtësisë: Dy dosjet e lobimit 'do gjykohen tek 50 të parat'

TIRANË - Në dosjet e bujshme të dy të dënuarve përjetësisht që Henri Çili kishte marrë përsipër të lobonte për lirimin dhe përshpejtimin e gjykimit të tyre, rezultati i parë është arritur pas takimit me një gjyqtar në Tiranë: "Çështjet do të gjykoheshin në 50 dosjet e para", në stokun e 35 mijë dosjeve që preson shqyrtim derisa gjykata të bëhet funksionale.

Ka qenë një takim më 14 janar 2020 mes botuesit dhe pronarit të UET-së dhe një "drejtuesi të një organi të lartë të drejtësisë" që është përgjuar nga prokuroria teksa ata pinin kafe në një hotel të njohur në qendër të Tiranës.

Por emri i funksionarit të drejtësisë, çuditërisht nuk jepet në dosjen e Prokurorisë që ka ngritur akuzat ndaj botuesit të njohur, por që pritet të shpaloset si provë gjatë seancës në Gjykatën e Përmetit ku do të vlerësohet arresti i Henri Çilit, dje ne operacionin "Mezhgoran". Ka shumë hipoteza për emrin e gjyqtarit, por i vetmi i përfolur deri më tani, është Ardian Dvorani, i cili ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë histori.

Sipas dosjes të cilën Shqiptarja.com e siguron, Çili i ka thënë të ndikojë në mënyrë që kërkesat e dy të dënuarve përjetë që ai kishte ndërhyrë, të merreshin sa më shpejt në shqyrtim. Sipas dosjes së prokurorisë, Henri Çili ka marrë përgjigjen nga funksionari që "do të ishin në 50 të parat."

Pas këtij takimi, Henri Çili ka marrë në telefon kunatin e tij Gazmir Ajdinaj dhe i ka thënë se "çdo gjë është Ok”.

Me marrjen e garancisë për kalimin me procedurë të përshpejtuar në gjykim të dosjeve në Gjykatën e Lartë, botuesi Henri Çili, ka marrë shpërblimet e para në vlera të konsiderueshme monetare, ashtu sikundër edhe në prona, nga familjaret e dy te denuarve me burg perjete. Të parat më 10 janar 2020, janë dy apartamente në Velipojë permes biznesmenit shkodran Sait Fishta, mik i Adil Alikos që donte lirinë e djemve, dhe me 12 shkurt, 30 mijë euro nga ndërmjetës të familjarëve të Feti Yzeirajt.

Dy janë rastet kur Henri Çili dyshohet se ka marrë përsipër të ndikojë tek autoritetet e drejtësisë. Për lirimin e të dënuarve me burgim të përjetshëm, Arbjon Aliko - për vrasjen e efektivit të RENEA-s në 2015 në Lazarat dhe Feti Yzeiraj - për vrasjen e Shefo Durajt, në shenjë hakmarrje pasi babai i tij, Llane Duraj i kishte vrarë gjyshin në '68-ën. Të dy këta të dënuar me vendim të formës së prerë në Gjykatën e Apelit, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe relator kanë Ardian Dvoranin, si të vetmin gjyqtar të mbetur, e që aktualisht është kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Te njejtat perpjekje e negociata Adil Aliko dyshohet t'i kete bere edhe per djalin tjeter, Albanin, denuar me 18 vite po per vrasjen e specialit te RENEA-s. Ndaj dhe shuma qe u kerkua ne total per llogari te Çilit - 750 mije euro (ndare ne para cash dhe prona) ishte e larte, pasi ishin dy te denuar per ngjarje te rende, nderkohe qe Çili kishte premtuar edhe lobim dhe ndikim ne media permes kronikave qe do te lehtesonin poziten e vellezerve Aliko.

Kunati i Çilit, me precedente penale, i cili dyshohet ndermjetesi qe gjente personat qe do ndihmonte pronari i UET, sipas pergjimeve te prokurorise, ka kerkuar ne fillim 1 milione euro per te ndihmuar te dy djemte te Adil Alikos, derisa u arrit ne vleren e dakordesuar 750 mije euro, qe nisi te jepet permes njesive te banimit ne Velipoje qe dyshohet se kane vleren 250 mije euro, veprime per te cilat edhe vellai i bashkejetueses se Henri Çilit, do te kishte pjesen e tij.

Dy apartamentet ne Velipoje te cilat jane ne pronesi te Henri Çilit, botuesi i njohur i mori me kontrata dhurimi ku firmen me prokure nga ana e tij e ja vene administratori i UET-se, Betim Shkupi. Ndersa 30 mije eurot per ndikimin ne gjyqesor per Feti Yzeirajn, Çili i ka marre dorazi nga nje takim qe personalisht pati me nje ndermjetesues nga Mallakastra, ne biznesin e tij prane UET-se.

Dje, Ardian Dvorani mohoi të jetë takuar me Çilin, pohoi se ka njohje, por se janë përshëndetur rastësisht kur kanë qenë në evente të përbashkëta. Ai tha se nuk është bërë asnjë përpjekje nga ana e tij për të përshpejtuar shqyrtimin e ndonjë dosje në Gjykatën e Lartë. Megjithatë, Dvorani nuk mohoi që ndonjë tentativë për shqyrtimin me përparësi të dosjes së vëllezërve Aliko të mos ketë ndodhur nga ndonjë person tjetër, kur u shpreh se "Duhet të jetë ndonjë spekulim, unë uroj që kjo gjë të mos ketë ndodhur"...por mohoi në mënyrë kategorike që të jetë ai i përfshirë: "Në rastin tim nuk bëhet fjalë, është kategorike", theksoi ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:26
Nga 1 milionë € në 750 mijë € për të liruar Alikon, Çili-kunatit pasi mer 2 apartamentet në Velipojë: Kaloi me sukses, do marrësh shpërblim

1582916138_cili.jpg

Henri Çili ka tentuar të ndikojë në sistemin e drejtësisë për lirimin e Arbjon Alikos, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të RENEA-s në 2015 në Lazarat. Kontaktet me babain e tij, Adil Aliko, i ka vënë prej 7 dhjetorit 2019, Gazmir Ajdini, kunati i Çilit që shërbente si ndërmjetës. Gazmir Ajdini dhe Adil Aliko janë takuar dhe nga sa kuptohet në dosjen hetimore, ai i ka kërkuar 1 milionë euro në mënyrë që ta ndihmonte për lirimin nga burgu të dy djemve, pasi edhe Alban Aliko, djali tjetër, është dënuar nga Gjykata e Apelit me 18 vite burg për të njëjtën vrasje. Pasi Gazmir Ajdini i kërkon 1 milionë euro të cilat do t'i merrte Henri Çili për të ndikuar tek gjyqtarët, Adil Aliko takon bashkëpunëtorin e tij, Sait Fishta, biznesmen nga Shkodra, të cilit i thotë se: "i kanë kërkuar shumë afërsisht 1 milionë euro për ta ndihmuar për 2 djejmtë, por ai ka dhënë vetëm 250 mijë euro". Në përfundim ai deklaron se kishin rënë dakord për 750 mijë euro, ku një pjesë do jepej cash dhe pjesa tjetër pasuri e paluajtshme. 

Në përgjime del edhe një bisedë e Gazmir Ajdinit me motrën e tij, e cila është bashkëjetuese e Henri Çilit. "Bashkëjetuesja e Çilit i thotë se janë shumë lekë, ndërsa Gazmir Ajdini i përgjigjet se nuk janë shumë lekë, pasi ai (Henri Çili) do bëjë lobim, shkrime, ndërhyrje në organet e drejtësisë dhe ai është dënuar për vepër penale të rëndë".

Pas të gjitha këtyre përgjimeve,palët duket se kanë rënë dakord, pasi më 10 janar 2020, Henri Çili i jep prokurë të posaçme administratorit të UET-së, Betim Shkupi, për të marrë me kontratë dhurimi dy apartamente në Velipojë. Pronat iu dhanë nga kompania Fishta, që është në pronësi të biznesmenit mik të Adil Alikos, Sait Fishës. 

Pas kryerjes së dhurimit, Henri Çili komunikon me Gazmir Ajdinin, thuhet në dosjen e prokurorisë që Shqiptarja.com siguron, dhe i thotë se "ka qenë me sukses, duke i premtuar dhe një shpërblim".

Për të marrë sa më shpejt pronat në emër të tij, Henri Çili komunikon edhe me drejtoreshën e Kadastrës së Shkodrës, dhe i kërkon të përshpejtojë regjistrimin e pasurive, ndërsa ajo - thotë prokuroria - i premton se do ta bëjë, i kërkon dërgimin e dokumenteve. 

Ora 17:15
Henri Çili takoi në UET ndëmjetësuesin për lirimin e të dënuarit përjetë dhe mori 30 mijë euro...Rrengu që i bëri kunati pasi nuk mori pjesën e tij

1582984372_hajdinicili.jpg

Gazmir Ajdini dhe Henri Çili

Henri Çili është takuar më 12 shkurt 2020 në ambientet e UET-së që ai ka në pronësi, me kunatin e tij Gazmir Ajdini, dhe një person me emrin Sokol, që ishte ndëmjetës i familjarëve të Feti Yzeirajt, dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Në këtë takim, në prezencë të kunatit të tij, Çili ka marrë 30 mijë euro, me premtimet se do të ndikojë tek autoritetet e drejtësisë për të parë me prioritet dosjen në Gjykatën e Lartë, ku Yzeiraj ka bërë rekurs vendimin e Apelit.

Në vijim të bisedave të përgjuara, dhe si rezultat i pagesës së një shume prej 30 mijë euro nga Sokoli që vepron si ndërmjetësues, në emër të familjes së Feti Yzeiraj, është vërejtur se nga kjo shumë kunati i Henri Çilit, ka dalë duar bosh. Kjo pasi, Çili siç del edhe në dosjen e prokurorisë së Përmetit, nuk i ka dhënë asnjë lekë kunatit të tij Gazmir Ajdinaj, dhe për pasojë ky i fundit ka mbetur i pakënaqur. Aty i ka kërkuar një shokut të tij me emrin Aldo, që të telefonojë Henri Çilin dhe të shfaqet sikur është Sokoli me të cilin Çili ishte takuar dhe kishte marrë 30 mijë eurot, për t'i dhënë se tërhiqet dhe kërkon të marrë lekët pas.

Gazmir Ajdini e ka marrë Sokolin nga Mallakastra në telefon më datë 4 shkurt 2020.

Nga përgjimet, prokuroria thotë se ka rezultuar se "Gazmir Ajdinaj po përgatit për të marrë një shumë të konsiderueshme parash nga “Sokoli” nga Mallakastra, i cili vepron si ndërmjetës për një person tjetër po nga Mallakastra me qëllim për ta ndihmuar". Nga bisedat e përgjuara ka rezultuar se ata kanë lënë një takim për në 5 shkurt 2020. Nga sa kuptohet nga dosja e prokurorisë, fillimisht mund të jetë menduar që takimi të bëhet vetëm mes Gazmir Ajdinit dhe Sokolit për të marrë lekët.

Por më 12 shkurt kur më në fund është realizuar takimi në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, kanë qenë Sokoli, ndërmjetësuesi për të dënuarin me burgim të përjetshëm, Feti Yzeiraj, Henri Çilit dhe Gazmir Ajdinit. Sokoli rezulton t'i ketë dhënë Henri Çilit shumën prej 30 mijë euro. Për shkak se Gazmir Ajdini ka mbetur i pakënaqur nga Henri Çili, pasi ky nuk i ka dhënë pjesën e tij, ai ka menduar të bëjë një mashtrim, duke i telefonuar një shokut të tij me emrin “Aldo, të cilin e instruktoi se duhet të telefononte Henri Çilin dhe të sillej sikur ishte Sokoli që i kishte dorëzuar 30 mijë euro në biznesin e tij.

"Do të marrës në telefon kunatin tim. Do t’i prezantohesh si shtetasi me emrin “Sokol” që takoi sot në biznesin e tij. Dhe ti thuash që nuk dua të vazhdoj më atë muhabetin dhe që kërkon kthimin e shumës prej 30 mijë euro që ka dorëzuar sot”, është biseda e përgjuar mes Gazmir Ajdinit dhe djalit me emrin Aldo. Pas mbylljes së telefonit personi me emrin “Aldo” bën sipas udhëzimeve.

Ka shumë gjasa që sasia e parave që fillimisht është marrë nga Henri Ccili të jetë kthyer sërish mbrapsh, ku besohet se me anën e këtij rrengu, shuma prej 30 mijë euro i ka shkuar kunatit të Çilit, Gazmir Ajdinaj.

Por, pas këtij episodi me 30 mijë eurot të 12 shkurtit 2019 - 9 ditë më pas - më 21 shkurt, Liko Jazi, person i arrestuar, ka marrë 1 milionë lekë të rinj nga familjarët e Feti Yzeirajt, për t'ia dorëzuar Gazmir Ajdinit, për llogari të Henri Çilit - thotë prokuroria, në dosjen siguruar nga Shqiptarja.com. Pjesa tjetër do të jepej në muajin mars për ta ndihmuar në organet e drejtësisë.

Mirëpo ditën që Liko Jazi është nisur drejt Tiranës për të dorëzuar shumën e parave prej 10 milionë lekë të vjetra, ai është mbajtur nën vëzhgim dhe në momentin që do bëhej dorëzimi, Liko është ndaluar dhe ndaj tij është ushtruar kontroll, ku në trup i janë gjetur 10 milion lekë të vjetra dhe në xhep vetëm 55 mijë lekë të vjetra.

Por përsë do i jepeshin këto lekë Henri Çilit?

Në dosjen e prokurorisë, thuhet se më 14  janar 2020  Çili ka takuar në ambientet e një hoteli të njohur në Tiranë, një drejtues të një organi të lartë të drejtësisë - emri i të cilit nuk bëhet i ditur në dosjen e prokurorisë. Nga përmbajtja e bisedës që prokuroria ka përgjuar, rezulton se botuesi i njohur Henri Çili i ka kërkuar që të ndikojë që kërkesat e të dënuarve, Arbjon Aliko dhe Feti Yzeiraj, të bëheshin sa më shpejt. "Nga ana e këtij funksionari Henri Çili ka marrë garancinë që çështjet do të gjykoheshin në 50 dosjet e para", thotë prokuroria.

Pas këtij takimi, Henri Çili ka marrë në telefon kunatin e Gazmir Ajdinaj dhe i ka thënë se "çdo gjë është Ok”.

Ora 17:10
Vrau për hakmarrje, historia e 44-vjeçarit të dënuar përjetë që Çili i mori 30 mijë € për të ndikuar në lirim

1582994431_FetiYzeiraj.jpeg

Shefo Duraj

Feti Yzeiraj, 44-vjeç nga Mallakastra është njëri nga dy personat e dënuar me burgim të përjetshëm për të cilët Henri Çili u kishte premtuar familjarëve se do të ndikonte te gjyqtarët për t'u shqyrtuar me përparësi në 50 të parat në stokun e mbi 33 mijë dosje që presin gjykatën e Lartë që të bëhet funksionale.

Por kush është Feti Yzeiraj dhe si përfundoi në burg?

44-vjeçari u arrestua në 2017 për një vrasje për hakmarrje të ndodhur në 2016. Feti Yzeiraj ekzekutoi 57-vjeçarin nga Ballshi, Shefo Duraj. Duraj u zhduk në mënyrë misterioze në 14 nëntor të 2016, ndërsa trupi i tij u gjet pas 15 ditësh në një pyll të fshatit Kalenjë, ku ishte banor, i masakruar dhe me shenja djegie. 11 muaj më pas, policia arrin të arrestojë autorin e kësaj masakre Feti Yzeiraj nga Mallakastra. Shkak i vrasjes ishte hakmarrja. Kjo për faktin se babai i Shefo Durajt, Llane Duraj ka vrarë gjyshin e Feti Yzeiraj.

Pikërisht për këtë ngjarje të ndodhur në vitin 1968 u hakmor Feti Yzeriaj, duke vrarë në mënyrë makabre Shefo Durajn. Feti Yzeiraj e rrëmbeu fillimisht 57-vjeçarin dhe e ka çuar në pyll ku e masakroi me thikë dhe tentoi që ta djegë trupin. Hetuesit zbuluan autorin nga një dëshmi që dha gruaja e Shefo Durajt, e cila tha se dy muaj para ngjarjes Feti Yzeiraj kishte pyetur bashkëshortin e saj ku kalohej për në fshatin Arvanitas të Mallakastrës. Prokuroria dhe Policia arritën të zbulojnë autorin e këtij krimi të rëndë, edhe për shkak se Feti Yzeiraj kishte marrë telefonin e Shefo Durajt dhe e mbante në shtëpi. Pikërisht telefoni i gjetur i viktimës bëri që ekspertët të bëjnë lidhjen me vrasjen, duke zbuluar më pas edhe disa gjurmë të tjera gishtash. Për këtë vrasje ai u dënua me burgim përjetë, ndërsa kishte filluar tentativat për lirim përmes Henri Çilit.

Ora 17:09
Elbasanasi i akuzuar për pengmarrje 8 ditë pasi doli nga qelia telefonon kunatin e Çilit: Më duhen lekë, drogë dhe pistoletë

1582992667_BehxhetMosmua.jpg

Behxhet Musmuça

Një tjetër episod i kapur nga përgjimet për dosjen ku ra në pranga edhe botuesi Henri Çili lidhet me një qytetar nga Elbasani, Behxhet Musmuçën, i cili në datë 12 shkurt të këtij viti, vetëm 8 ditë pasi doli nga qelia i telefonon kunatit të pronarit të UET-së, Gazmir Ajdini  dhe i kërkon sende të paligjshme, që dyshohet se janë lëndë narkotike dhe pistoletë.

Sipas dosjes, që ka siguruar Report Tv, në datë 13 shkurt, Behxhet Musmuça i telefonon Ajdinit dhe i thotë se ka ardhur nga Elbasani në Tiranë duke i kërkuar takim. "Për shkak se personi nga Elbasani (Behxhet Musmuça) nuk ka 1000 euro i kërkon Gazmirit që t'i japë 150 mijë lekë dhe 10 mijë lekë më vonë" thuhet në dosjen e prokurorisë.

Por kush është Behxhet Musmuça? Ai u bë i njohur për drejtësinë dhe opinionin vitin e kaluar, ndërsa në datë 4 shkurt të këtij viti Gjykata e Elbasanit vendosi ta lirojë nga burgu Behxhet Musmuçën, i cili akuzohej se një vit më parë tentoi të merrte peng Aurel Gunin, ky i fundit vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan. Por pasi u lirua nga qelia duke u lënë në masë "detyrimi paraqitje", Musmuça po gjykohet vetëm për plagosje të lehtë me dashje, pasi prokuroria ndërroi edhe akuzën.

Ora 17:00
Përgjimi/ Kunati i Henri Çilit porosit 2 mln lekë false: I dua prerje 10-she dhe 20-she (Debati për fletoret)

1582995780_GazmirAjdini.jpg

Gazmir Ajdini dhe Alket Rizai, shqiptari i dënuar në Greqi (foto e publikuar ne vitin 2014)

Përpos trafikut të drogës dhe veprave të tjera, në skenë nga përgjimet e dosjes që çoi në pranga Henri Çilin del falsifikimi i kartëmonedhave. Kunati i Henri Çilit, Gazmir Ajdinaj në datë 14 dhjetor të vitit të kaluar rezulton se ka biseduar me Elisjon Brezën, ku ky i fundit i kërkon një sasi të konsiderueshme fletë fletoreje matematike të prerjes së vogël.

Pas kësaj telefonate, kunati takohet me Ermir Brezën duke i treguar fletët e fletores, ndërsa ky i fundit i thotë Elisjonit se ka parë një fletore më të madhe por ishin pak të pista, ndërsa Elisjoni këmbëngul për prerje më të vogla të fletores. Në vijim, Gazmir Ajdinaj komunikon me një tjetër person që e thërret 'Sparti' për t'u takuar sepse i duhen 2 milionë lekë prerje të vogla të prerjes 10-she dhe 20-she. Nga komunikimi rezulton se ky takim është lënë për t'u zhvilluar në Tiranë, ku Ajdinaj kërkon që të marrë mostra për t'ia treguar porositësve.

Në datë 15 dhjetor, 'Sparti' që u telefonua nga Ajdinaj është takuar me Elisjon dhe Ermir Brezën me qëllim për t'i treguar një kartëmonedhë të prerjes 1000 lekëshe e cila, sikur theksohet në përgjimet e zbardhura, është pëlqyer nga këta të fundit. Pas këtij takimi, 'Sparti' telefonon me një tjetër person me banim në Sauk dhe i thotë se 'Ata çunat ranë dakord, u ka pëlqyer prerja por kërkojnë 2 000000 me një çmim më të ulët, jo 500000 lekë por një ulje në shumën e 300 000 lekëve". "Do të flasim kur të bëhet shkëmbimi nga afër" i përgjigjet ai.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermela: 02/03/2020 01:20

    Kush Ka lekun Boten Ka,kush eshte denuar gjer me sot nga gjykatat shqiptare,asnje nuk eshte denuar vetem ato fakiret e shkrete qe la Burri I botes tre jetim pa Baba per 12 mij lek,kush burgoset sot vetem ato te pashpreset e mjeruar,por Sido qofte nje gje eshte e vertete SE politikan,analiste e gazetare Jane ne majat me te larta,eshte I keq kapitalizmiju Hani dhe me ju shikojme si gjynah,por Henri tani let's Haji buk si te gjallet dhe te flas si te vdekurit,iku kaq ishte pse ta cojne ne burg,a Ka burg ma te madh per kete we ngrehesh dhe lepihesh Pas kryeministrave me radhe,sahanlepiresdhe njerez pa karakter,Sido qofte burgjet do rrin plot SE njerzit vjedhin ujin dhe energjine.

    Përgjigju
  • Anal isti: 01/03/2020 09:20

    Kunati i Cilit nga mallakastra paska qene kodoshi i te motres dhe koordinatori i gjithe kesaj bande qe duhet te akuzohet per krim ye organizuar. Po lexoja sot Lorenc Vangjein qe shfrynte me mllef kundra atyre qe sulmonin Naimin me nje fjalor rrugaci. Harron ky palo anal -ist se nuk jemi te gjithe si ai qe mu dergon foto nga dushi kur**ve qe i fut ne pune. Ne jemi njerez te thjeshte qe nuk kemi zili askend, as keta gjobeves manipulatore dhe pelivane te medias. Ne duam qe te kete drejtesi per te gjithe. Qe kunati i Naimit te denohen minimalisht me 15 vite burg per veprimtarine e rrezikshme kriminale. Duam qe mos ta lene vajzen e Eli Fares pa denuar sepse lobon Fatmir Mediu si miku i te jemes. Nuk duam qe ne karaburun te marre toke te vjedhur Eli Fara me shoqe. Nuk mund te shohim qe pasurine komnetare te na e privatizoje Naimi per 1 euro. Duam qe te gjithe te tregojne burimin e te ardhurave te tyre njelloj si ne te thjeshtet. Duam qe cdo qindarkd e fituar ne menyre te tille kriminale te sekuestrohet dhe ti shkoje fondit per ndihme sociale. Duam qe Artur Zheji te distancohet nga kunati Qorduka i arestuar dhe i liruar padrejtesisht per vjedhjen ne rrugen e Gjinarit. A ka marre para Artur Zheji nga kunati per te lobuar kundra qeverise? Deshirojme qe rinia te mos marre shembuj keta batakcinj por te shkollohen dhe punesohen me merite. Duam qe te gjithe te jene te barabarte perpara ligjit. Qe larot e lazaratit qe vrane deshmorin e kombit mos te kene shprese se do lirohen dhe qe pasuria e hashashit te tyre tu sekuestrohet dhe familjareve te tyre. Kaq pak duam qe te jetojme te lire pa Naimin personalisht nuk e llogarit njeri.

    Përgjigju
  • Sali: 01/03/2020 08:22

    Është Ilir Panda

    Përgjigju
  • SHKEBI: 01/03/2020 00:33

    KETA JANE BANALISTE../

    Përgjigju
  • Like: 29/02/2020 21:43

    Te gjithe pseudoanalistet kete pune bejne.

    Përgjigju
  • Tani: 29/02/2020 21:38

    Me ftyr shkerdhat e jud se cili nuk kam pare

    Përgjigju
  • Timur len: 29/02/2020 20:50

    Tregoje fytyren e vertetedhe na hiqej si analist i zgjuar.

    Përgjigju
  • xxx: 29/02/2020 20:13

    Po gjithe ata gjyqtare qe i kane hequr denimin e perjetshem te burgorve i kane gjetur sekseret,se ky Henri Cili qenka i zhytur kok e kembe dhe duhet te marre denimin e merituar

    Përgjigju
    • Damini: 29/02/2020 20:39

      Do pushoç ti re mister x?

  • Vlonjati: 29/02/2020 19:52

    Moj dynjaja rripa-rripa njeher ma hipe njeher ta hipa.. Te falet te merresh me droge kur e ben nga hallu..te falet kur vret per te ushqyer femijen ose te shpetosh femren..ama te mbrosh ate qe vret ate babane e atyre femijeve qe eshte ne pune..edhe sikur SPAKU mos te te denoje..HAKU do te vije aty ku duhet..

    Përgjigju
    • Fieraku: 01/03/2020 14:23

      Qelbesira vlonjate

    • Vlonjati: 29/02/2020 21:30

      Mavrova merrni ato kamerieret tek sazani se u bene shesh e lesh nga kopilat Mos harro jemi ne qe hani buke ju..se ke bere roje dhe familja jote ka qeruar kashte tere vitin ne sezonin e gjuetise

    • Mavronjoti: 29/02/2020 20:41

      Ata ropt ku ti kesh ti qe vret per te rritur pjellen tende!

  • Sifi: 29/02/2020 19:15

    Ne 30 vjet te Demiraj kratures qe sollen politiqenet tane duke grabitur cdo prone publike dhe private do sillte patjeter aktiret e saj ne dyert e drejtesise qe kurre nuk ishte drejtesi.Nje korporate e ndertuar ne menyre te tille qe kriminalizoi politiken dhe servilet e saj padyshim do vinte dita ta paguanin dhe Cili eshte nje peodukt ivogel i piramides se krimit qe si drejtues kryesor ka krimin shteteror . Kapitalizem zem shqiptar i ndertuar mbi korrupsionin ,hipokrizine dhe grabitjen ( jo te gjithe jane te tille )

    Përgjigju
    • Dianne-Anne: 01/03/2020 15:59

      Demiraj kraturës?! Besoj se ky duhet të jetë lapsus ose lajthitje nga ana e komentuesit!

  • Sheqerja: 29/02/2020 18:49

    Lobim alla padrino. Mendoje se cfare bejne ata qe kane me shume pushtet.

    Përgjigju
  • Ligji mbi te gjithe: 29/02/2020 18:39

    Le te jete Çili dhe kushdo tjeter, ne burg sa me pare. Presidenti apo disa haleanaliste qe mbrojne Cilin, jane vete te zhytur ne skandale korrupsioni dhe po mundohen ti shpetojne burgut

    Përgjigju
  • Tomi: 29/02/2020 18:14

    Sado te varioje shuma e marre nga Çili per lerimin e krimineleve eshte e denueshme, sepse ka nderhyre ne procesin e gjykimit dhe ka shkelur mbi gjakun e efektivit. Nje mafioz me pak i lire. Ishallah i japin denim maksimal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet