Socialistët falin por nuk harrojnë!

Socialistët falin por nuk harrojnë!

Në një ndër anekdotat e shkrimtarit të madh M. Tuein shquajmë një dialog mjaft interesant ndërmjet burrit dhe gruas: “Pse vazhdon akoma të më flasësh për gabimet e mia të së shkuarës – e pyeti burri – Isha i bindur se ti tashmë më kishe falur dhe i kishe harruar”! Gruaja i përgjigjet: “Po, është e vërtetë që të kam falur dhe i kam harruar fajet e tua, por doja të isha e sigurtë që as ti nuk ke harruar që unë të kam falur”!

Jetoja në Itali në vitin 1996 dhe mbaja kontaktet nëpërmjet telefonateve dhe sidomos përmes letrave. Kisha mjaft letërkëmbime tradicionale me disa miq dhe këtë fakt e kujtoj me nostalgji. Në një nga letrat e asaj kohe, teksa shfletoja arkivën në arkën e kujtimeve, gjeta një syresh që u referohej ngjarjeve të majit dhe qershorit të atij viti. Pyetjes sime tronditëse se si ishte e mundur që një parti që kishte lindur nga ëndrrat tona për liri, të ushtronte një dhunë barbare ndaj opozitës që kërkonte zgjedhje të ndershme, miku im iu përgjigj: “I dashur Berti, partia tek e cila kishim mbështetur krejt ëndrrat tona ka ndërruar emër dhe thelb: Nga PD është kthyer në PDH: parti e dhunës. Ajo nuk ka asgjë prej ditëve të paharrueshme të dhjetorit. Grupi udhëheqës i saj i përgjigjet verbërisht Berishës i cili tashmë nuk e fsheh më prirjen e tij të pakthyeshme diktatoriale. Unë dhe miqtë e mij tashmë jemi të bindur që kishim të drejtë kur u larguam prej tij. Personalisht, mua, largimi prej tij më ka sjellë një lehtësim ndërgjegjeje”!

Kur më vjen ndërmend dhuna e pashoqe e regjimit të partisë së dhunës kundër protestuesve të Partisë Socialiste, kujtesa më shpie tek një sqimatare e interpretimit të ekzistencës, mendimtarja S. Weil e cila thoshte se kontakti me shpatën dëmton gjithsesi, edhe kur e mban shpatën tek doreza edhe kur e mban tek tehu. Partia e dhunës, që kërkonte me doemos 90% të votave të zgjedhjet e majit, nuk u mjaftua me vjedhjen më të paskrupullt të votave në historinë pas komuniste shqiptare, por ushtroi një dhunë të paimagjinueshme në një vend që kishte nisur udhën e demokracisë. Edhe Presidenti ish-komunist R. Alia kishte realizuar zgjedhje demokratike në vitin 1991, ndërkohë që kjo klikë e dhunshme krijoi precedentin e vjedhjes së votave që u shndërruar në kulturë për shumë zgjedhje që pasuan. Kam bindjen se ato votime kanë shënuar një pikë kthese për së mbrapshti duke shkaktuar gjithë problematikat që kanë hasur zgjedhjet në Shqipëri prej asaj kohe. Në fakt dhuma që kjo parti nxiti e mbështeti vijoi edhe në vitin famëkeq të 97-s ku u vranë rrethe 4.000 vetë.

Profesor S. Pëllumbi dhe zv/kryeministri E. Braçe u shndërruan në ikonat e qëndresës së asaj dhune duke u bërë shembuj të protestave demokratike dhe burim frymëzimi jo vetëm për socialistët e thjeshtë por për çdo qytetar vullnetmirë shqiptar që ishte zhgënjyer nga mashtrimet e partisë së dhunës. C. Pavese thoshte se kur një popull nuk e ka më gjallnike ndjenjën e së kaluarës, shuhet. Edhe ne vetë bëhemi krijues kur e kemi një të kaluar. Rinia e popujve është një pleqëri e pasur. Dëshmia e tyre është përherë e më aktuale kur shohim se si edhe pas 24 vitesh, përmbajtja e grimcave ideologjike të partisë së dhunës është po ajo: e mendon ardhjen në pushtet vetëm nëpërmjet dhunës. Kryetari i saj real flet ditë e natë për revolucione imagjinare duke përfytyruar vandalët e tij që hedhin në Lanë gjithë socialistët shqiptarë.

Në analizën antropologjike politike “Fenomenologjia e pushtetit”, studiuesi gjerman Heinrich Popitz, kur flet për dinamikën antropologjike të përdorimit të katër formave të pushtetit si dhuna, kërcënimi, autoriteti dhe pushteti për të krijuar të dhëna faktike (veprimin teknik), shtjellon se forma e dhunës është e lidhur më së shumti me zanafillën tribale të politikës dhe një aktivitet i tillë nuk e përmbush plotësisht cilësimin “politik”. Besoj se partia e dhunës, po nuk u rithemelua duke hequr nga thelbi i saj thirrjen tribale të dhunës, nuk do të ketë asnjë të ardhme autentike në politikën shqiptare. Duket sikur një kordon kërthizak e mban atë të lidhur pazgjidhshmërisht me dhunën.

Përkundër, Partia Socialiste, edhe pas atyre trazirave çmeritëse të shkaktuara prej pushtetit të PD-së, gjeti forcën e kurajën e faljes dhe marrjes në dorë të fateve të Shqipërisë. Kujtesa e rezistencës së PS-së është thesar jo vetëm për mijëra socialiste të rinj por edhe për vetë shoqërinë shqiptare. Kujtesa është kapital edhe për kulturën në përgjithësi: vetëm nëpërmjet trashëgimisë të së kaluarës mund të arrijmë maja më të larta edhe në ushtrimin e politikës, pa u dashur të kthehemi mbrapsht dhe të rifillojmë sërish. Kujtesa është në taban të besimit politik dhe Partia Socialiste është krenare për të.

Me sensin e saj të faljes dhe mosqasjen me hakmarrjen e dhunshme, PS-ja e ka bërë të sajën moton e predikuesit francez Locardaire: “Doni të jeni të lumtur për një çast? Hakmerruni! Doni të jeni të lumtur përgjithmonë? Falni!”/ lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dragobia: 27/06/2020 19:10

    Poshte sali krimineli hajduti mashtrusi trafikanti mafjoz sali krimineli komunisti i pd se tani e tutje do quhet ,PDH

    Përgjigju
  • Vijcidoli: 27/06/2020 14:31

    Rrnofte Birisha pruni demokracine e ne vitin 1996 ju tregoi vendun komunisteve i bani zap

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit në mbledhjen e PL-së

FOTO/ Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit në mbledhjen e PL-së