PS ndan koordinimin e 61 bashkive, Rama merr në dorë veriun

TIRANË- Pas marrjes së drejtimit të 61 bashkive të vendit pas zgjedhjeve të 30 qershorit, socialistët kanë caktuar ditën e sotme 3 figurat e saj kryesore në krye të 12 qarqeve të vendit

Kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Ballën do të drejtojnë nga katër qarqe secili.

Kreu i qeverisë Edi Rama do të drejtojë rajonin Lezhë-Shkodër-Dibër-Kukës. Shqipëria e Mesme i është besuar Taulant Ballës i cili do të koordinojë qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi do të jetë koordinatori rajonal i Fierit, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë e Partisë Socialiste ndërsa më 22 korrik pritet mbledhja e Asamblesë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj medias dhe deligjitimi si 'kazan' Rama: Më ka ngelur njollë! E di që është problem, jam përpjekur të korrigjohem

Sulmet ndaj medias dhe deligjitimi si 'kazan' Rama: Më ka ngelur njollë! E di që është problem, jam përpjekur të korrigjohem