Sociologu Gëzim Tushi rrëfehet në ‘Esencë’: Angazhimi në politikë, periudha më e vështirë e 70 viteve jetë

Profesor Gëzim Tushi erdhi këtë herë në "Esencë" për një retrospektivë të jetës së tij personale dhe profesionale. Me një kontribut të gjatë në jetën publike dhe veçanërisht në aspektin social ai na rrëfeu fillimet, që prej kohës së shkollës tek kontributi në mësimdhënie. Ai kujtoi mes fotosh këto eksperienca jete.

Mes të tjerash ai tregoi sesi u dashurua me bashkëshorten ndërsa ishte profesori i saj në shkollë. Në raport me mësimdhënien ai shprehet se është një profesor kërkues por që ruan ekuilibra të shëndetshëm me studentët e tij.

Më vonë do të vinte angazhimi i tij në politikë në qytetin e Vlorës, që do të ishte i shkurtër.  Një video surprizë erdhi për profesorin nga një mik dhe bashkëpunëtor i vjetër, Afrim Agalliu. Njëherësh dhe një mesazh i ngrohtë nga një ish kolege dhe mikeshë e profesorit, Anisa Ruseti.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit