Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, ka propozuar emërimin e Sofia Moreira de Sousa si ambasadore të re të Bashkimit Europian në Shqipëri.
Sofia Moreira de Sousa aktualisht mban detyrën e Shefes së Përfaqësisë së Komisionit Europian në Portugali. Gjatë karrierës së saj diplomatike, ajo ka mbajtur një sërë pozicionesh të rëndësishme në institucionet europiane, përfshirë edhe postin e ambasadores së Bashkimit Europian në Cape Verde.
Emërimet e ambasadorëve të BE-së do të formalizohen pasi të merret miratimi zyrtar nga vendet pritëse përkatëse, aty ku është e nevojshme, si dhe pas përfundimit të procedurave të tjera administrative në kuadër të procesit të rotacionit për vitin 2026.
Komente









Me ne fund. Ai aktuali vetem per protestat lgbt shqetesohej. Kjo kam pershtypjen se do jete me kerkuese ndaj qeverise.
PërgjigjuEne kjo SI lezbike duket