Softa për Report Tv: Krimi është i organizuar me policinë, situata do jetë më e rëndë në 2023

Fatjon Softa, eksperti i sigurisë ka ndarë në Report Tv konkluzionet e ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në vitin 2022 dhe ka parashikuar dhe analizuar situatën në vitin 2023. Ai thotë se në krahasim me vitin 2021, statistikisht ka pasur më vrasje, por mënyra se si kanë ndodhur kanë qenë makabër. Ai thotë se vrasjet kanë kaluar në një tjetër stad, gati të pamundura nga ana e policisë për t’i zgjidhur, kjo sepse vrasjet kryhen nga njerëz profesionist, nga njerëz që i përkasin rrethit të forcave policore.

“Së pari, se autorët kanë qenë shumë të egër dhe ndjenja e hakmarrjes është më e lartë sesa kontrolli, që do të thotë autorit të vrasjes nuk i intereson ku ndodhet.  Pra, vrasjet që kanë ndodhur në vitin 2022 kanë qene mjaft të bujshme, në mes të rrugës, në pika kryesore ku ka kamera dhe mënyra të ndryshme për të zbardhur ngjarjen nga policia dhe përsëri këto elementë nuk i kanë ndalur autorët të jenë brutal në vrasjet e kryera”, tha eksperti i sigurisë.

I pyetur për vrasjet publike, ai ka thënë se autorit nuk i interesojnë pasojat, do thjesht të hakmerret, nuk bëhet për arsyen se duan të japin mesazh apo të ngjallin frikë.

 “Vrasja të Komuna e Parisit e Edmond Papës është një vrasje në një vend publik, në një vend ku ambientet përreth, lokalet , etj janë të pajisura me kamera sigurie, gjithashtu edhe rrugët, por a i ndal kjo gjë autorët? Jo, sepse ky është rasti kur hakmarrja është aq e madhe sa nuk i intereson ku ndodhet. Thjesht gjeti rastin të gjej personin që do të vrasi dhe nuk i intereson të humbasi këtë mundësi. Krimi nuk jep mesazhe, krimi vepron. Gjen forma, po këto raste janë thjesht se atëherë gjetën mundësi për të vepruar. Gjetën vendin më të mundshëm për ta ekzekutuar dikë. Barbaria e tyre nuk pyet se ku ndodhen , në ambient me kamer apo jo. Problemi qëndron që pas çdo ngjarje kriminale ka një krim të dytë që mund të ndodhë gjithmonë, prandaj policia duhet të jetë pas çdo personi me aktivitet kriminal, sepse ka dhe raste të vrasjeve të bujshme makabër që ato që bëjnë ekzekutimi sot janë ushtarët, jo ata që kanë probleme në mënyrë të drejtpërdrejte me personin. Janë persona që paguhen, prandaj krimi është kaq i organizuar sepse vihet në lojë paraja e deri të bashkëpunim8i i strukturave policore me krimin. Prandaj, duhet të zgjodhën shumë hallka para se të zbardhet një ngjarje”, tha Fatjon Softa.

Softa mendon që në Shqipëri krimi është në bashkëpunim të plotë me strukturat ligjzbatuese, prandaj funksionon.

“Statistikat nuk mund të përcaktojnë dinamikën e krimit, nuk ka rëndësi brenda apo jashtë territorit shqipar. Prandaj për aq kohë sa krimi është ulur këmbkryq në këtë vend, krimi është i guximshëm, nuk pyesin ku i ekzekutojnë si ngjarja në Dom Bosko, mbikalimi i fushkrujës, kjo do të thotë që edhe 2023 na pret me ngjarje.  Janë shumë të organizuar. Vrasjet me pagesë kanë qenë një ndër modelet e krimit sepse mungon ekonomia. Sot janë edhe grupet paramilitare që kanë pasur ekperiencë në përdorimin e armëve dhe aktin luftarak. 100 fisheke dhe nuk i është bërë asnjë ndalim, kjo do të thotë që ka përgatitje profesionale", ka shtuar Fatjon Softa.

I pyetur për lajmin më të bujshëm të vitit 2022, atë të Ervis Martinaj, eksperti i sigurisë mendon se Martinaj është ende gjallë

“Kjo është një nga ngjarjet që ka pasur edhe reagimin e kryeministrit pasi i vuri edhe 100 ditë strukturave të policisë. Si mund i japësh 100 ditë, sepse ka hallka që kanë qenë në mbështetje të grupeve kriminale. Kjo është shumë e ndërlikuar pasi përfshin edhe aktivitetin kriminal, por edhe drejtues të institucioneve ligjzbatuese dhe polici. Ngjarje e vështirë për tu zbardhur. Analiza që ne bëjmë të çon në një gjykim që është gjallë. Arritit t’i shpëtoj shumë atentateve ka pasur eskorta dhe infrastrukturë policore, ka qenë i kudo ndodhur dhe duke pasur pasuri të madhe kishte mundësi të mbronte  veten. Mund të jetë edhe rasti i improvizimit të vdekjes, të kryej operacione plastike etj ", përfundoi ekperti i sigurisë, Fatjon Softa

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë