Sokol Bregu: Një drejtues policie që punonte shumë e akuzuan se pi drogë, bëri vet testin dhe ia çoi ministrit

Gazetari i njohur Sokol Bregu i ftuar në "Pa Protokoll" thotë se diskutimi për videon ku thuhet të jetë kryetari i bashkisë së Bulqizës pi kokainë duhet të përqendrohet në lidhjet që mund të ketë një zyrtar i lartë me trafikantët e drogës. Ai dha një episod me një drejtues të rëndësishëm policie vite më parë kur nuk ishte në pushtet qeveria "Rama", kur tha se nga punët e mira të drejtuesit, u akuzua si përdorues droge, derisaky i fundit bëri vetë testin dhe ja çoi ministrit të Brendshëm për të faktuar të kundërtën. Pa dhënë emër, gazetari Sokol Bregu tha se këtë shembull duhej të kishte ndjekur edhe Lefter Alla, duke bërë testin për të treguar që është i pastër, por jo të shprehej sipas tij, se video është e montuar. SI gazetar me përvojë, Bregu tha se qartazi video nuk është montazh. Kjo video sipas tij, duhet të shërbejë si mësim për të tjerët.

"Ky njeri e ka blerë drogën nga dikush, nëse një kryetar bashkie ka lidhje me trafikantë dhe blen drogë. Video nuk është e montuar, nëse ky është në video apo jo, kjo është çështje tjetër, por video nuk është montazh, me aq vite sa kemi duke u marrë me filmime, ai nuk është montazh.  Problemi është a është shoqëruar ky me persona të tillë që ka marrë kokainën. Zotëria thotë nuk jam unë, por nuk thotë nëse në jetën e tij ka konsumuar apo jo drogë. Ne nuk na intereson nëse ky njeri bën burg ose jo. Çështja është që ky njeri merr një shembull...dhe ky hetim duhet të shkojë deri në fund, jo vetëm me mos kallëzim krimi, me analiza...Kjo është prova e parë që na vjen, këta njerëz nuk mund të drejtojnë më bahskitë. Dhe me këtë të marrim mësim të gjithë. Duhet të ketë një dënim, shembull që të mos e provojë askush tjetër. Të mos militojë. Dënimi është publik. Nuk ka rëndësi emri, se ikën ky të sjellin një tjetër."

"Një drejtor policie në Shqipëri ishte duke dhënë shumë vendime të drejta sa të gjithë u çuditën dhe u ankuan, dhe i shkruajtën ministrit që ky njeri është i droguar, dhe ky brenda ditës bëri një test dhe ja çoi dhe ishte i pastër. Nuk ishte kjo qeveri në pushtet, ishte një tjetër, por ka ndodhur. Për të pastruar veten ky njeri duhej ta kishte bërë vetë testin", tha gazetari Sokol Bregu në "Pa Protokoll".


Lajmi kryesor:

Klosi: Nëse kryebashkiaku pi drogë, problem i tij! Hoxha: T'i hetohet pasuria...Bregu: Kandidatët, përgjegjësi e sekretarit të partisë (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rikthimi në fushë dhe eliminimi, Rafa Nadal: S'ishte ndeshje për të dhënë jetën, gati për turnetë e radhës

Rikthimi në fushë dhe eliminimi, Rafa Nadal: S'ishte ndeshje për të dhënë jetën, gati për turnetë e radhës