Solidariteti i 50 prokurorëve ndaj Elisabeta Imerajt, gjesti më fisnik në Drejtësi që nga 1994

Solidariteti i 50 prokurorëve ndaj Elisabeta Imerajt, gjesti më fisnik në Drejtësi që nga 1994

50 prokurorë të Tiranës, në mbrojtje të Elisabeta Imerajt, janë hapi më i rëndësishëm i bërë ndonjëherë në Drejtësinë Shqiptare, që pas 1994, vit kur Partia Demokratike e udhëhequr nga idhulli i Lulzim Bashës, Sali Berisha, përndoqi, persekutoi derisa dëboi Kryetarin “rebel” të Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi.

Të gjitha vitet më pas do të ishin rënia në mjerim të pakthyeshëm për Drejtësinë shqiptare dhe si rrjedhojë, për gjithë shoqërinë tonë, e cila pa Drejtësi, ishte si një anije e braktisur në mëshirë të dallgëve më të egra. Pati thjeshtë, herë pas here, ndonjë rreze të brishtë dielli qoftë me Arben Rakipin, qoftë me Ina Ramën, por veprimet e tyre të izoluara dhe dëshira për Drejtësi do të shtypej pa mëshirë nga ata dhe vetëm ata që të gjithë në këto vite i njohëm mirë: Sali Berisha dhe të nënshtruarit e tij. Dhuna e tyre verbale, presionet e hapura politike, shantazhet, ofendimet ndaj cilitdo që përpiqej të tregonte dinjitet profesional, bënë që njerëzit e drejtësisë të demoralizoheshin, të trishtoheshin dhe të shtypeshin në një fenomen të paparë as në vende më të prapambetura në çështje shtetformimi dhe demokracie. Siç u përpoq të bënte Lulzim Basha edhe tani, pak ditë më parë me presionet e hapura ndaj prokurores Elisabeta Imeraj. Dhe siç e kanë zakon, (pasi edhe pse ndryshojnë lëkurë e emër, nuk harrojnë zakonet) sulmojnë kë kanë frikë, kë nuk kontrollojnë dot.

Solidariteti i 50 prokurorëve ndaj Elisabeta Imerajt është një shenjë e mirë dhe sinjal i domosdoshëm që vajzat dhe djemtë e Drejtësisë shqiptare të fitojnë pavarësinë dhe dinjitetin e nëpërkëmbur duke i thënë një Jo! të fortë marifetçinjve që deri më sot kanë qenë të lirë në marifetet e tyre. Vetëm bashkë djemtë e vajzat e drejtësisë nuk mund të friksohen ndaj asnjë politikani, vetëm bashkë mund të rindërtojnë këtë shtyllë të domodoshme, ende të plagosur të Demokracisë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hahaha: 14/04/2021 22:07

    jane solidarizuar krejt prokuroret socialiste qe kane mbatyr aty, se vec ata kane kalaur vettingun

    Përgjigju
  • Niku: 14/04/2021 22:05

    Tjeter loje luhet, e thelle. e ke kapur gabim idene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë