Sondazh: 42% e francezëve kundër
publikimit të karikaturave të Profetit

Sondazh: 42% e francezëve kundër<br />publikimit të karikaturave të Profetit
PARIS - Sipas rezultateve të një sondazhi të Institutit Francez të Opinionit Publik, pothuajse gjysma e shtetasve francezë mendojnë se karikaturat që përshkruanin Profetin Muhammed nuk duhet të publikohen. 

Rezultatet e këtij sondazhi me qytetarët francezë u publikuan të dielën. Ky sondazhi vjen disa ditë pas dy serive të sulmeve terroriste në Francë, që lanë 17 të vdekur, përfshi edhe sulmin ndaj zyrave të revistës satirike, “Charlie Hebdo” dhe shkaktuan rritje të islamofobisë, intolerancës dhe sulmeve kundër muslimanëve dhe xhamitë në të gjithë vendin, por edhe shtete të tjera.

Nga sondazhi janë publikuar disa nga gjetjet më të rëndësishme, ku është realizuar me rreth 1 003 francezë të rritur nga data 16-17 janar. Kështu, 42 përqind besojnë dhe mendojnë se karikaturat e Profetit Muhamed, duke u konsideruar si ofenduese nga shumë muslimanë, nuk duhet të publikohen. 57 përqind e të anketuarve mendojnë se reagimet e muslimanëve të cilët u ndjenë të dëmtuar dhe të sulmuar nga publikimi i karikaturave të Profetit Muhammed nuk duhet të merren parasysh.

Gjithashtu, 50 përqind e të anketuarëve janë në favor të kufizimit të lirisë së të shprehurit në internet dhe në mediat sociale. Ndërsa 68 përqind e francezëve dëshirojnë që qeveria të ndalojë kthimin e shtetasve francezë të dyshuar pasi iu kanë bashkuar grupeve terroriste. Po ashtu, 68 përqind e tyre mendojnë se shtetasit francezë të dyshuar se kanë udhëtuar në vendet e kontrolluara nga grupet terroriste duhet të dëbohen nga Franca.

Marrë nga "Anadolu Agency"

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi