Sondazhi: 51 % të njerëzve të cënuar psikologjikisht nga COVID-19

 

 

COVID-19 po ndikon negativisht në shëndetin mendor te një në dy persona, ka zbuluar studimi i  Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. 51 përqind e  3,500  të përfshirë në studim nga shtatë vende  të ndryshme, u shprehën se kriza globale e shëndetit ka ndikuar në shëndetin e tyre mendor.

"Kriza shëndetësore e COVID-19 ka përkeqësuar gjendjen psikologjike të miliona njerëzve që tashmë jetojnë në mesin e konflikteve dhe katastrofave. Izolimet e plota,  distancimet fizike dhe sociale dhe dëmet ekonomike  kanë ndikuar të gjitha në shëndetin mendor të njerëzve "- tha Robert Mardini, drejtori i Kryqit të Kuqit.  

Sondazhi u bë publik sot në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor dhe sipas tij 2/3 e personave të përfshirë në studim treguan se pas krizës kujdesI për shëndetin mendor dhe fizik ka marrë më shumë rëndësi.

Gjithashtu  3 në 4 persona mendojnë se mjekët të cilët kanë luftuar në vijë të parë me virusin kanë nevojë për ndihmë psikologjike.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, afër një miliard njerëz në të gjithë botën vuajnë nga një lloj depresioni.

Ekspertët theksonin se para pandemisë, një në gjashtë evropianë vuante nga një sëmundje mendore dhe shëndeti mendor i brezave të rinj është shqetësues i veçantë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kroaci, partia konservatore në pushtet fiton shumicën në zgjedhje, por nuk mund të qeverisë e vetme

Kroaci, partia konservatore në pushtet fiton shumicën në zgjedhje, por nuk mund të qeverisë e vetme