Sondazhi në TV e Berishës e pranon: Pas 4 vitesh në opozitë PD ka humbur vota, LSI i ka përgjysmuar

Sondazhi në TV e Berishës e pranon: Pas 4 vitesh në opozitë PD ka humbur vota, LSI i ka përgjysmuar

Rezultatet e sondazhit

Televizioni i familjes Berisha transmetoi mbrëmë një sondazh të bërë nga një shoqëri e panjohur shqiptare me seli në Angli dhe që PD e konsideron si të vetmen kompani serioze mes shumë të tjerave me brand ndërkombëtar, të cilat po zhvillojnë sondazhe në Shqipëri. Pikërisht sondazhi i çertifikuar nga vetë PD përgënjeshtron me bujë pretendimet e Lulzim Bashës mbi të cilat po mbështet gjithë fushatën e tij elektorale me pretekstin se “shumica dërrmuese e shqiptarëve mezi po pret 25 prillin për ta rrëzuar Edi Ramën”. Në fakt “shumica dërrmuese” e shqiptarëve që në Tiranë është e gatshme të votojë PD-në, sipas këtij sondazhi, mezi shkon në 27.3%, ndërsa 28.7% thotë se do të votonte Partinë Socialiste të Edi Ramës.

Sondazhi konfirmon ndër të tjera dhe rënien vertikale të LSI që sipas sondazhit ka rënë në 7.4% nga 13.4% të 2017. Përgjysmohen edhe votat e PDIU, një tjetër aleat “i fortë” i PD-së, e cila në 2017 mori 2.9%, ndërsa në këtë sondazh merr 1.3%.

Familja Berisha pranon se edhe PD, pas 4 vitesh në opozitë, vazhdon të humbasë vota në krahasim me 2017, kur në Tiranë mori 30.7% ndërsa sot arrin të marrë vetëm 27.3%. Një pesimizëm kaq të zi asnjë sondazh tjetër nuk ka treguar deri më sot: të gjithë sondazhet serioze të realizuar deri tani nga kompani me famë ndërkombëtare  si Instituti Piepoli që transmeton sondazhet në Report TV, apo Ipsos që i transmeton në Top Channel, konfirmojnë që PD është në rritje, edhe pse nuk arrin të fitojë zgjedhjet. Rënia prej 50% e LSI, i konstatuar faktikisht nga të gjitha sondazhet, konfirmohet edhe nga TV e Partisë Demokratike, që në këtë mënyrë përgënjeshtron aleatin kryesor të koalicionit të Bashës, I cili pretendon se në Tiranë do të jetë forca e parë politike, në rritje shumë të fortë. 

Pikërisht në votat që LSI do të mundë të ruajë, Lulzim Basha mban gjithë shpresat e tij për fitore, duke e pasur të qartë se koalicioni i tij, vetëm, nuk mund ta sigurojë asnjëherë. Të pranosh tani që ky aleat strategjik në 4 vite në opozitë ka humbur 50% të votave, sigurisht që nuk inkurajon zgjedhësit. 

E vetmja e dhënë në dukje optimiste e sondazhit “fantazëm” është rënia e Partisë Socialiste që sipas kësaj analize shqiptaro-londineze “no brand” do të zbriste nga 48.23 % të marra në 2017, në 28.7% të parashikuara nga PD. Ka ndonjë që mund t’i besojë kur të gjithë sondazhet e vërteta konfirmojnë në këto javë Partinë Socialiste në mënyrë konstante përtej 45%?

Realisht, pikërisht kjo e dhënë në dukje optimiste, është dënimi politik që TV-Berisha paralajmëron për Lulzim Bashën: pas 4 vitesh aksioni politik, opozita e bashkuar vazhdon të humbasë vota në vend që t’i fitojë, dhe sot, për të fituar zgjiedhje duhet të shpresojë në disfatën të qeverisë. Si të thuash se PD është akoma më minorancë se dje dhe nëse arrin të qeverisë, nuk do ta bëjë për meritën e vet, por për fajin e të tjerëve. E vetmja alternativë e këtij skenari të trishtë është të pranojnë se sondazhi është i sajuar dhe kanë gabuar shifrat.

Rezultatet e sondazhit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raul: 05/03/2021 18:14

    Keni nje gabim te qellimshem ne dy shifra. Perkrahja per ps eshte 48.5% me tendence rritje drejt 52% deri me 25 prill dhe perkrahja per lesheline eshte 2.5% sot me rrjedhje dhe ulje te perditeshme sa me 25 prill sekti naziskin i Jales do kete perkrahje popullore ne masen 0.001% , pra Nafije dybeku do mbetet vetem me Kejdi dhembcakallen dhe Shalegjaten dymetroshe kajda gjoshe dhe me Erisa hundpinoken nenkryetaren e 16 te te sektit naziskin te ministrave dhe drejtoreve superhajdute te leshitlikes.j

    Përgjigju
    • tosi: 06/03/2021 06:14

      Jane 4 sondazhe qe e nxjerrin 47% ps ne dhe Piepoli Italian eshte me i sakti prandaj sondazhet e tipit Cim pordha apo Nikoll lehesi spurdhjaku i Sudes se leshelise jane genjeshtra.

    • topi: 05/03/2021 21:40

      do e shikojm ca te doni beni ps do iki o muter

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq