Soni dhe Elia shfaqen bashkë, miqësia vazhdon edhe pas 'Spirit Voice' (FOTO)

Soni dhe Elia shfaqen bashkë, miqësia vazhdon edhe pas 'Spirit Voice' (FOTO)

Grupi 'Spirit Voice'

I mbani mend “Spirit Voice”?

Është grupi i parë shqiptar i krijuar nga vajza, të cilat kënduan për herë të parë në vitin 1997.

Grupi përbëhej nga Dorina Tiko,  Soni Malaj,  Elia Zaharia dhe në saksofon Briken Guga.

Vajzat korrën shumë sukses gjatë asaj periudhe, por më pas  grupi u shpërnda.

Dorina u zhvendos në Amerikë, ku jeton me bashkëshortin dhe fëmijët e saj, ku është përsëri pjesë e muzikës.

Elia Zaharia u martua me Leka Zogun dhe i është përkushtuar teatrit.

Kurse Soni është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare, e cila shquhet për pamjen e saj të kuruar në detaje.

Gjithashtu Soni jeton bashkë me vajzën e saj Anna.

Së fundmi Soni Malaj ka publikuar një foto ku shfaqen të buzëqeshura me Elian dhe shkruan: "Zemra eshte e mbushur me ndjenja te pastra dhe te sinqerta".

Kjo tregon se edhe pas shpërndarjes së grupit vajzat kanë marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën.

Ora 14:41
Soni dhe Elia shfaqen bashkë, miqësia vazhdon edhe pas 'Spirit Voice'
1/10
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Tralala: 08/10/2019 09:37

      Mori rrugaci rrugacen ...!

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK (VIDEO)

    Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK (VIDEO)