FSHF ndan çmimet “Më të mirët 2023’, në mbrëmjen gala të pranishëm Rama dhe Begaj! Sylvinho merr nga presidenti pasaportën shqiptare

Në mbrëmjen gala “më të mirët 2023” të zhvilluar nga Federata Shqiptare e Futbollit u vlerësuan protagonistët kryesorë, djem e vajza të cilët shkëlqyen me paraqitjen e tyre në fushën e gjelbër.

Në mbrëmjen festive të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama së bashku me presidentin e Republikës Bajram Begaj. Gjithashtu nuk mund të mungonte edhe ish-trajneri Giani De Biasi. Me kërkesë të kryeministrit, Presidenti Begaj i dorëzoi pasaportën shqiptare trajnerit Sylvinho. Ndërkohë që Rama njoftoi gjithashtu se të gjithë futbollistëve të Përfaqësueses do t’u rinovohet pasaporta diplomatike.

Sa i takon çmimeve më të rëndësishme, Klaudia Borçi dhe Arlind Kurti u shpallën talentet e vitit 2023. Këpucët e arta u rrëmbyen nga Florent Hasani dhe Valentina Troska, ndërsa çmimin “topi i artë 2023” e fitoi futbollisti i Partizanit Arinaldo Rrapaj. Arbitri i vitit u përzgjodh Enea Jorgji ndërsa Orges Shehi trajneri i vitit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:51
Nga fituesi i ‘Topit të Artë 2023’ te talenti, trajneri dhe formacioni i vitit, FSHF ndan çmimet për më të mirët

1702925681_arinaldorrapaj.PNG

Fedarata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë çmimet prestigjoze për futbollistët më të mirë në klubet shqiptare gjatë vitit 2023.

Konkretisht:

Futbollisti i Partizanit, Arinaldo Rrapaj merr çmimin “Topi i Artë 2023”.

“Këpuca e Artë 2023” për djem iu akordua sulmuesit, Florent Hasani, i cili e mbylli sezonin e kaluar në kuotën e 16 golave me Tiranën, duke siguruar kështu çmimin e golashënuesit me të mirë.

Arlind Kurti, futbollisti i talentuar i Laçit u shpall fitues i çmimit “Talenti i vitit 2023 për djem”. 18-vjeçari i cili luan në pozicionin e rolit të mbrojtësit të krahut ka qenë një nga zbulimet e këtij sezoni , duke dhënë kontributin e tij jo vetëm te Laçi por edhe te ekipi Kombëtar U-19, ku mban edhe shiritin e kapitenit.

Orges Shehi fitoi çmimin “Trajneri i vitit 2023”

Enea Jorgji është përzgjedhur arbitri i vitit

Përbërja e formacionit të vitit është kjo: Alen Sherri (portier), Andi Hadroj (mbrojtës), Renato Malota (mbrojtës), Filip Najdovski (mbrojtës), Florjan Përgjoni (mbrojtës), Arinaldo Rrapaj (mesfushor), Albano Aleksi (mesfushor), Fernando Medeiros (mesfushor), Tedi Cara (sulmues), Raphael Dëamena (sulmues), Florent Hasani (sulmues).

Që të gjithë kanë qenë futbollistë vendimtarë me klubet e tyre sezonin e shkuar, duke qenë protagonistët kryesorë të kampionatit. Afrim Tole dhe Armend Dallku kanë ftuar lojtarët e formacionit më të mirë për t’u ngjitur në skenë e për të tërhequr çmimet, ndërkohë që nuk kanë munguar falënderimet e rastit edhe një foto e të gjithë ekipit së bashku.

Ora 18:58
Rikthehen pasaportat diplomatike për futbollistët e kombëtares, Rama ia dorëzon Hysajt gjatë mbrëmjes gala të FSHF

1702922356_hysaj.jpg

Kryeministri Edi Rama, u ka dorëzuar lojtarëve të kombëtares pasaportat diplomatike pasi ato të dhëna pas kualifikimit në Euro 2016, u kishte përfunduar afati 5 vjeçar në vitin 2021.

Për t’i dorëzuar pasaportat diplomatike lojtarëve të kombëtares shqiptare, Rama ftoi në skenë ish-kapitenin Elseid Hysaj.

Ora 18:47
Rama dhe Begaj në mbrëmjen gala të FSHF-së i dorëzojnë Sylvinho-s shtetësinë shqiptare

 

Kryeministri Edi Rama, i cili ka qenë i pranishëm në “Mbrëmjen gala” të FSHF ka falënderuar kombëtaren shqiptare për paraqitjen e suksesshme në kualifikueset “Euro 2024”. Por mes të tjerash, së bashku me presidentin Bajram Begajn, i ka dorëzuar trajnerit brazilian shtetësinë shqiptare.

“Ndjej nevojën për të falënderuar me gjithë zemër të gjithë ata që e mundësuan klëtë sukses të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, përgëzimin dua ta filloj nga pak më larg, nga Gianni De Biassi. I cili është njeriu që na tregoi se kjo nuk është një ëndërr e pamundur. Dua ta vazhdoj me Edi Rejan. Të ndaloj një sekondë këtu, me Sylvinhon: E njeh presidentin e Shqipërisë? Presidentin tonë, jo të Brazilit, duhet të vish sepse do të ta prezantoj.  Atëherë siç premtuam, sot duam të gjithë së bashku të të japim shtetësinë shqiptare”- u shpreh Rama.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 18/12/2023 22:44

    O Rame .Ene ktu i fut hunët. Lene komtaren në pun të vet o hale. Po ky zhuls presidenti që ka pagu 40 000€ me u bo drrejtor spitali ,pron private si Likja e ka që jepni pashaporta mrena ditës??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

SHBA: Izraeli do marrë parasysh shqetësimet tona para ndonjë ofensive në Rafah

SHBA: Izraeli do marrë parasysh shqetësimet tona para ndonjë ofensive në Rafah