Sonte Shqipëri-Kili, 2 ndryshime të detyruara në formacion! Sylvinho mendon për Brojën titullar, shiten mbi 13 mijë bileta

Për herë të parë Shqipëria do luajë sonte në orën 20:45 një miqësore në Parma të Italisë kundër Kilit, një përfaqësuese amerikano-latine e mësuar të luajë në kompeticione të mëdha dhe që ka në përbërje emra të njohur të futbollit. Për kuqezinjtë ky është një test i rëndësishëm para Euro 2024, ndërsa Sylvinho ka 4 mungesa si portieri Berisha, mbrojtësit Ismajli e Ajeti si dhe sulmuesi Myrto Uzuni.

Në krahasim me kualifikueset e Europianit trajneri Sylvinho pritet të bëjë sonte disa ndryshime të detyruara në 11-she. Strakosha në portë, Mihaj krah Gjimshitit në mbrojtje dhe dyshimi i vetëm në sulm. Cikalleshi ka më shumë kuota, por në disa seanca Sylvinho ka provuar Armando Brojën titullarë dhe nuk do ishte befasi nëse kundër Kilit zbret në fushë nga minuta e 1.

"Nuk e kemi mendjen te Euro 24, ne po flasim për dy ndeshjet e radhës. Për ne nuk ka miqësore. Kili vjen me emra të rëndësishëm, mos harrojmë se kanë luajtur nëntë herë në Botëror, kanë fituar dy Kupa të Amerikës Latine. Janë mësuar të luajnë me ekipet më të mëdha në botë. Ndeshen me Italinë, Brazilin apo Argjentinën. Për mua si amerikano-latin është një ndjesi e bukur,"-u shpreh Sylvinho, trajner i Kombëtares.

" Do jetë një gjë shumë e bukur të shohësh shumë shqiptarë që do na përkrahin, edhe nga vende të tjera, me tifozllik të jashtëzakonshëm që krijojnë,”-tha Berat Gjimshit, kapiten i Shqipërisë.

Edhe pse Kili është cilësuar si favorit për këtë miqësore, arma plus e Shqipërisë do jenë tifozët. Deri të premten në mëngjes janë shitur mbi 13 mijë bileta për ndeshjen ku shumica dërrmuese kanë qenë shqiptarë. Megjithatë pritet që ky numër të rritet shumë në orët para ndeshjes, ndërsa stadium ‘Ennio Tardini’ ka një kapacitet prej 22.350 vendesh.

Ne.k./N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor