Soreca mesazh qytetarëve: Vota është e juaja, askush nuk mund t’ua marrë! Keni fuqinë të vendosni, BE qëndron me ju më 25 prill

Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka dhënë një mesazh për qytetarët, që të dalin në votime duke thënë se ata kanë fuqinë të vendosin se kush do i përfaqësojë.

Soreca shprehet se më 25 prill, votë është e qytetarëve dhe askush nuk mund tua marrë dhe as nuk duhet t'ua marrë. Përparimi i vendit drejt pranimit në BE sipas tij varet nga zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe me integritet.

“Të dashur miq sot është fundi i fushatës elektorale në Shqipëri. Nesër është një ditë heshtje dhe reflektimi prandaj doja të shfrytëzoja rastin për tu drejtuar një mesazh para  zgjedhjeve.  Më 25 prill ju keni fuqinë të vendosni se kush do tu përfaqësojë më 25 prill.  Kush do ti bëjë ligjet që do të ndikojnë në jetën tuaj dhe kush do vendosë për reformat e nevojshme për integrimin në Be.

Fuqia juaj qëndron në shprehjen e vullnetit lirisht  dhe me integritet në qendrën e votimit. Kjo është mënyra si kujdeseni për komunitetin tuaj dhe familjen tuaj. Fuqia juaj qëndron gjithashtu në zgjedhjen e kandidatit. Ju nuk mund të anashkaloni që zëri juaj të dëgjohet. Kjo votë është e juaja dhe askush nuk mund tua marrë dhe askush nuk duhet tua marrë. Përparimi i vendit tuaj drejt pranimit në BE nga zhvillimi  si duhet i këtyre zgjedhjeve duke përfshirë edhe rezultatin.

Përmes një postimi në ‘Tëitter’, teksa u bën thirrje shqiptarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre e të votojnë, Soreca sjell në vëmendje se vetë ai dhe me 50 ekipe të delegacionit të BE do të jetë në krah të qytetarëve në ditën e zgjedhjeve.

"BE është këtu për të qendruar pranë shqipërisë. Duke e ndihmuar të realizojë ëndrrën dhe aspiratën e kaq shumë njerëzv enë Shqipëri që ti bashkohen BE. Kjo është arsyeja pse ditën e zgjedhjeve do të jem në terren me 50 ekipe të delegacionit të Be dhe shteteve anëtare për të qenë me ju në një zhvillim të drejtë transparent dhe të lirë të zgjedhjeve. Që të punojë për të gjithë demokracia ka nevojë për pjesëmarrjen e të gjithëve. Votoni të dielën dhe bëni durim derisa të dalë rezultati, ti vendos”, thotë Soreca.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

 Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit

Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit