SOS, të bashkohemi që t'i tregojmë këtij shteti të korruptuar, se biznesi është më i fortë se ai! 

SOS, të bashkohemi që t'i tregojmë këtij shteti të korruptuar, se biznesi është më i fortë se ai! 

Të nderuar tregtarë, sipërmarrës të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj! Në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë, dhe si sipërmarrës i një biznesi Vip prej 28 vitesh, ju bëj thirrje të mblidhemi në një takim urgjent! Situata që po kalojmë është kritike.

Rënia e konsumit si pasojë e varfërisë që po thellohet për ditë, si dhe e largimit masiv të shqiptarëve, e ka sjellë biznesin e ndershëm, formal dhe që nuk është klient i pushtetit, në kushtet e mbijetesës.

Këtij problemi kaq të madh, i shtohet edhe fakti se institucionet shtetërore  po sillen si gjobvënës.

Na bëhen për ditë padrejtësi dhe nuk kemi ku të ankohemi! Bëhen përditë ligje si të na falimentojnë dhe nuk kemi gjykatë ku të ngremë një padi. 

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionojnë!

Në këto kushte ekstreme, ne si sipërmarrës duhet të bashkohemi dhe të marrim vendime, qoftë edhe ekstreme, për të shpëtuar punën tonë që e kemi ngritur me djersë dhe që kërkojnë të na e shkatërrojnë qëllimisht! Forca jonë është më e madhe se intrigat e pushtetit ndaj nesh! 

*Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona