Sot 2 viktima dhe 90 raste të reja, infektohet gjyqtari, mbyllen Gjykata e Posaçme, bashkia e Malësisë së Madhe dhe kopshti në Tiranë

TIRANE-Dy pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-i duke e çuar në 85 numrin e viktimave në total nga fillimi i pandemisë. Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 janë në terapi intensive në gjendje serioze, një pjesë mosha të reja dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 36 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, nga 8 raste në Kukës, Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje, nga 1 rast në Lezhë, Kamëz, Dibër. Në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1875 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1318 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rikujton bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve. "I drejtohemi me një lutje të gjithë qytetarëve: Tregohuni të kujdesshëm, respektoni distancimin fizik, higjienën personale. Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura është e domosdoshme. Mbani maskën kudo ku nuk mund të ruani distancën fizike, për të mbrojtur veten dhe të tjerët, për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Izolohuni nëse keni shenja të sëmundjes dhe telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40".

COVID-19 – Statistika (10 Korrik 2020)
Testime totale                   31513
Raste pozitive                  3278
Raste të shëruara            1875
Raste Aktive                    1318
Humbje jete                      85 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 13, Kukës 1, Elbasan 3, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                   529
Durrës                  229
Shkodër                169
Vlorë                     120
Lezhë                    65
Fier                        41
Kukës                    40
Elbasan                 34
Korçë                    32
Berat                     24
Dibër                     18
Gjirokastër            17

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
2 raste të reja me COVID në Elbasan, njëri prej tyre probleme me frymëmarrjen, niset drejt Infektivit

2 raste te reja rezultojnë pozitive me Covid-19 në Elbasan gjatë mbrëmjes së sotme, ku janë prekur një burrë e një grua rreth 52- vjeçare. Dy rastet janë përcaktuar gjatë ekzaminimit në mushkëri me skaner, njëri prej të infektuarve është nisur drejt Spitalit Infektiv pasi ka pasur probleme me frymëmarrjen. Gjithashtu më parë ditën e sotme janë konfirmuar 3 raste me COVID-19 që i përkasin bluzave të bardha. 

Ora 13:24
Tre rastet me COVID sot në Elbasan i përkasin bluzave të bardha

Në qytetin e Elbasanit janë 3 raste me COVID -19 që i përkasin bluzave të bardha. Burime për Report TV bëjnë të ditur se 2 janë mjekë të Spitalit të Elbasanit dhe një mjek i qendrës shëndetësore. Në total në Elbasan nga radhët e bluzave të bardha janë 11 të infektuar, 3 mjekë dhe 8 infermierë.

Ora 12:20
Vatra të reja me COVID në Kukës, sot 8 raste të reja, qytetarët nuk respektojnë masat

Kukësi vazhdon të jetë një vatër e nxehtë e koronavirusit Në 24 orët e fundit janë shënuar 8 raste te reja me Covid në Kukës dhe nga  autoritetet shëndetësore klasifikohen si vatra të reja, pasi të infektuarit janë konstatuar në tre familje. Mësohet se 3 prej të 8 të infektuar me koronavirus janë të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë ndërsa të tjerët janë të karantinuar dhe gjendja e tyre për momentin është e qëndrueshme.

Njësia e Kujdesit Shëndetësor Publik  Kukës vazhdon me marrjen e tamponët sipas raportimeve dhe gjurmimit të kontakteve që personat e prekur kanë patur. Por,rritja e rasteve nuk po shoqërohet me ndërgjegjësim të qytetarëve të cilët vazhdojnë të tregohen indiferentë ndaj masave mbrojtëse dhe ende nuk janë të ndërgjegjësuar sa duhet për rrezikun e infektimit, pavarësisht shtimit të rasteve nga dita në ditë. Përdorimi i maskave apo ruajtja e distancimit fizik, nuk respektohet në mjedise publike apo në mjediset e mbyllura. Kujtojmë se prej më shumë se tre javësh Kukësi i është kthyer zonës së kuqe me Covid-19. Aktualisht, në Kukës  janë aktivë me koronavirus 37 persona.  Sakaq, situata më Has dhe Tropojë paraqitet pa probleme me COVID -19.

Ora 12:15
Infektohet gjyqtari, mbyllet Gjykata e Posaçme, SPAK vijon punën (VIDEO)

COVID futet në gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit duke pezulluar proceset gjyqësore, pasi ka prekur një gjyqtar. Bëhet fjalë për një gjyqtar karriere, që ka qenë në 3-4 javët e fundit në disa seanca gjyqësore. Pas rastit, Gjykata e Posaçme mbyllet deri në momentin e daljes së testeve për të gjithë stafin. Gjyqtari dyshohet se ka 5 ditë që është infektuar, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik. Gjykata e Posaçme dhe SPAK janë në të njëjtën godinë, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta. Por SPAK ende vazhdon punën, pasi pavarësisht se janë në një godinë, janë në kate të ndryshme. Në përfundim të tamponëve dhe rezultatit final do pritet rekomandimi i institutit shëndetësor si do të vijohet me punën.  Masat anti-COVID vijojnë në gjykatë, me tunelin e dezinfektimit dhe mbajtjen e maskës, por jo nga të gjithë respektohen.

Ora 11:40
Denoncimi i PD: Njësia e Kujdesit Shëndetësor në Berat vatër e COVID, drejtori refuzon ta mbyllë


Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi denoncon se njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor në Berat është kthyer në vatër e COVID19, por sipas saj, drejtori i këtij institucioni refuzon që ta mbyllë. Vokshi kërkon arrestimin e drejtorit.

"Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Berat, vatër e COVID19 - Drejtori refuzon ta mbyllë!! Sipas informacionit zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë, në Njësinë Vendore të kujdesit Shëndetësor në Berat janë identifikuar 3 raste pozitiv me Covid19.

Urdhëri për mbylljen e kësaj njësie nga Inspektoriati Sanitar është dhënë që ditën e hënë. Por Drejtori Artur Bani, anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, refuzon ta mbyllë sepse ka frikë se evidentohet dështimi në marrjen e masave parandaluese nga ana e tij dhe e qeverisë. Për Drejtorin rilindas të Edi Ramës, jetët 73 personave staf i Njësisë nuk kanë asnjë rëndesi.

Njësia tashmë është shndërruar në vatër e rrezikshme aktive infeksioni. Ministria e Shëndetësisë, Institucionet përkatëse të marrin masa për mbylljen e saj për aq kohë sa është e nevojshme.

Papërgjegjshmëria e Drejtorit është e dënueshme. Cdokush që rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve duhet të shkojë në burg. Përhapja e sëmundjeve infektive me paramendim apo jo, dënohet me burg sipas ndryshimeve të fundit të Kodit Penal. Organi i akuzës të veprojë!!" shkruan Vokshi.

Ora 10:56
Punonjësja me COVID, mbyllet kopshti në Tiranë

1594371409_kopshti.jpg
Kopshti '4 Stinët' (nr. 45) në Tiranë është mbyllur përkohësisht, pasi ka dalë pozitive me COVID një punonjëse, e cila prej 4 ditësh ka qenë me raport. Ajo është pjesë e stafit mbështetës, jo edukatore. Stafi do të bëhet pjesë e hetimit epidemiologjik, ndërsa do t'u merren tamponët. Ditën e sotme është bërë dezinfektimi i ambienteve të kopshtit. Fëmijët, ditët që kopshti do të jetë mbyllur do të dërgohen te një tjetër në njësinë nr. 5.

Ora 10:46
U kthye nga Italia me COVID, emigranti infekton 4 të afërm në Vlorë (VIDEO)

Në 24 orët e fundit janë shënuar 11 raste me Covid në Vlorë. 4 janë në fshatin Kotë. Të infektuar nga një i afërm që kishte ardhur nga Italia, i cili kishte rezultuar pozitiv. Dy raste të reja janë pensionistë. Rastet e tjera janë kontakte të personave të mëparshëm të konfirmuar me Covid.

Ora 09:46
Tre punonjës me COVID, mbyllet bashkia e Malësisë së Madhe, dezinfektohet godina (VIDEO)

Mbyllet deri të hënën bashkia Malësisë së Madhe. Tre punonjëse, të cilat janë dy sekretare dhe një shef shërbimi kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 ndërkohë që priten përgjigjet për 6 të tjerë që kanë pasur kontakte.

Bashkia është mbyllur për të bërë dezinfektimin e plotë të gjithë godinës ndërsa do të rihapet sërish ditën e hënë, pra sot zyrat janë mbyllur, plus fundjavën.

Deri me tani Malësia e Madhe kishte vetëm dy raste me COVID, një të infektuar dhe një viktimë duke qenë ndër bashkitë më pak të prekura.

Numri i të prekurve tashme shkon në 4 ndërsa priten përgjigjet për 6 të tjerë.

Ora 09:11
Krujë, 7 raste të reja me koronavirus

Kruja vazhdon të jetë një vatër e nxehtë e koronavirusit. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se nga 35 tamponë të marra ditën e djeshme, 7 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Te prekurit vijojnë të klasifikohen si infektime komunitare dhe disa prej tyre janë kontante të rasteve të mëparshme.

Dita e djeshme në vendin tonë nuk shënoi asnjë viktimë me koronavirus.

Ndërkohë sipas ministrisë së Shëndetësisë, situata në spitalin infektiv vazhdon të jetë e rëndë, pasi janë shtuar rastet e të shtruarve dhe aty që ndodhen në terapi intensive, ku mes tyre ka edhe të rinj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 10/07/2020 14:54

    KAM SHPRESE SE COVID DO ZHDUKE SHUME TE KORRUPTUAR DHE FAMILJARET E TYRE NE SHQIPERI!ky eshte mallkimi i popullit te ndershem per padrejtesite dhe vjedhjet qe ju kane bere!

    Përgjigju
    • sapa: 11/07/2020 12:23

      3xxx:Se pari jam larg 30 vjet dhe nuk mund ta bej nje gje te tille, ato qe kam pasur mi grabiten,se dyti po shikoj se po te vjen keq per kete grup antipopullor!

    • 3xxx: 11/07/2020 10:20

      Edhe unë kam shpresë, mbase e fillon me ty që jep rryshfet.

  • eni: 10/07/2020 12:30

    MJERE NE, INSTITUCIONET NE TIRANE VATRA COVID, E FORTA FARE DREJTORET NE PLAZH NE ZYRA PUNOJSIT!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Ndihmuan shqiptarët të kryenin grabitje në Portugali dhe Spanjë, arrestohen dy bashkëpunëtoret

Ndihmuan shqiptarët të kryenin grabitje në Portugali dhe Spanjë, arrestohen dy bashkëpunëtoret