Sot 4 viktima dhe 130 raste të reja me COVID-19! MSH: Rritet numri i pacientëve të intubuar, ka shtrime të reja në 2 spitalet

TIRANË- Kjo e martë ka regjistruar 4 viktima dhe 130 raste të reja me COVID, tregues që situata në vendin tonë vijon të jetë e përkeqësuar. 2 viktima janë nga Tirana të moshës 85-vjeç, e ndërsa 2 të tjerët janë një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese.

"Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi edhe 2 qytetare: Një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese", njofton Ministria.

130 raste kanë ardhur si rezultat i 546 testeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit. Situata vijon të jetë e rënduar edhe në dy spitale COVID në vendin tonë, më konkretisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi", po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Ndërkohë, teksa janë konfirmuar 130 raste të reja, numri i të shëruarve cijon të jetë në nivele të ulëta. Ditën e sotme kanë fituar betejën 23 qytetarë.

"Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3054, që nga fillimi i epidemisë", njofton Ministria.

Apeli i ministrisë së Shëndetësisë ditën e sotme është respektimi i masave, vendosja e maskës dhe distanca fizike në ambientet e mbyllura, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik.

"Ju lutemi, tregoni kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike. Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19", përfundon apelin e saj ministria e Shëndetësië.

COVID-19 – Statistika (4 Gusht 2020)
Testime totale 43203
Raste pozitive 5750
Raste të shëruara 3054
Raste Aktive  2520
Humbje jete 176 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 30, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Lezhë 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore
72 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 1404
Durrës 302
Shkodër 231
Fier 103
Vlorë 94
Lezhë 87
Korçë 82
Kukës 74
Elbasan 54
Berat 33
Dibër 31
Gjirokastër 25

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta: Jemi në luftë me një regjim mafioz! Presidenti i PL-së mund ta mbledhë konventë edhe në mesnatë

Meta: Jemi në luftë me një regjim mafioz! Presidenti i PL-së mund ta mbledhë konventë edhe në mesnatë