Sot afati i fundit për 'Zgjedhoren'! Meta bën dy kërkesa: Hapni listat dhe Presidentin ta zgjedhë populli

Sot afati i fundit për 'Zgjedhoren'! Meta bën dy kërkesa: Hapni listat dhe Presidentin ta zgjedhë populli

TIRANE-PS, opozita në Kuvend dhe PD-LSI janë në limitin e kohës për të gjetur dakordësinë për zgjedhoren brenda 31 majit, pasi sot është dita e fundit. Pas takimit disaorësh dje që u mbyll me ndasi, sot pasdite Këshilli mblidhet sërish nën presionin ndërkombëtar.

Disa orë para takimit, Presidenti Ilir Meta ka dy kërkesa për tryezën e reformës zgjedhore, e para që ndryshohet sistemi, pra që listat të jenë të hapura dhe e dyta që të sanksionohet zgjedhja e Presidentit nga populli.

"Ndaj sot të gjithë presin nga palët të mbajnë premtimin e tyre për konsensus. Jo vetëm kaq, pasi edhe kjo është shumë pak.

Të mos kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe t'u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në Parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë në vend dhe favorizojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe politikanësh që kurrë s'duan të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi.

Dhe për të dhënë shembullin i pari ju ftoj të vendosni edhe zgjedhjen e Presidentit nga populli, që në këtë vend Presidenti të mos këtë më detyrime ndaj asnjë partie, por vetëm ndaj Kushtetutës, qytetarëve dhe Republikës" shkruan Meta.

Kërkesat e Presidentit përmes Facebook-ut dhe jo institucionalisht, aq më tepër ditën e fundit të afatit, kur pritet finalizimi i marrëveshjes duken më tepër si retorikë. Tryeza e Reformës Zgjedhore në thelb ka rekomandimet e OSBE-së, pavarësisht këmbënguljes së Rudina Hajdarit për ndryshimin e sistemit, por që nuk ka gjetur dakordësinë e PS,PD dhe LSI.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 01/06/2020 02:25

    I Ziu ai Popull qe me cudit se ska asnje alternative Popullore dhe efikase ,por rrin si i ngurrosur dhe pret cfare tha kjo Parti e cfare tha ajo tjetra . Dhe neper kafenet zien problemet dhe aftesite e Partive qe kane qene per 30 vite Populli i degjon sikur te jane te Virgjer dhe Kafenete kur hyn ne dere te ftojne disa kokrra qe mbahen te zgjuar ,por tere jeten fukarenj dhe te shpjegojne ate qe e di edhe nje femije i lindur nga barku i Nenes Shume mburren dhe hapin krahet e cirren se kush eshte Asi dhe kush eshte prasi Oh moj Shqiperi dhe Shqipetare ke po votoni .Si nuk pushuat se thirruri I di une te gjitha por skame breke madje vesh . Ato gjarperinj politikane bejne sikur do zbrese Zeusi dhe te leshoje thirrjen e forte Degjoni Meten e FLORINJTE

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 31/05/2020 19:41

    – Brucia La Terra – - - - - - - - https://www.youtube.com/watch?v=fAaw2wJxQlE

    Përgjigju
  • redi: 31/05/2020 19:17

    Meta me kete propozim hyn ne rrugen e duhur institucionale.Populli kerkon qe te perfaqesohet sic duhet ,pra me lista te hapura.Zgjedhja e presidentit nga populli eshte kerkese mbare popullore duke eleminuar pazaret, dhe i jep fuqine morale dhe intitucionale presidentit per veprimet qe merr Levizje shume e sakte ne kohen e duhur .Vetem frikacaket politikan dhe autoritar nuk pranojne .Ne rast te kundert lejani popullit te vendos me referendum

    Përgjigju
  • Justice: 31/05/2020 17:06

    Sakte dhe paster

    Përgjigju
  • Qytetar: 31/05/2020 14:36

    Ok z President

    Përgjigju
    • Like: 31/05/2020 16:23

      Do zoti nuk ndodh ajo qe ti kerkon dhe do zoti jep logari per te gjithe te keqiat

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale