Merkel në Tiranë, u prit me ceremoni shtetërore! Rama e nderon me medaljen 'Ylli i Mirënjohjes Publike': Danke Angela! Kancelarja: Kënaqësi të bashkëpunoja me ju

Me një ceremoni shtetërore është pritur kancelarja gjermane Angela Merkel në Pallatin e Brigadave në Tiranë, nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së saj disa orësh ditën e sotme në Tiranë. Gjatë ceremonisë shtetërore Merkel kërkoi të ulej në karrige për shkak të gjendjes shëndetësore, vendim që e ka shoqëruar edhe kryeministri Rama. Ky vendin solli një ceremoni të 'çuditshme' ku të dy liderët nderuan himnet respektive ulur.

Ajo mbërriti në aeroportin e Rinasit gjatë paradites, ku u prit nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf dhe ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko.

Gjatë takimit me Ramën në Pallatin e Brigadave, Merkel zhvilloi një takim "kokë më kokë" për 45 minuta. Rama e nderoi  Kancelaren me 'Ylli i mirënjohjes publike'. Vetë Kancelarja tha se ndihet e vlerësuar dhe shprehet e kënaqur që ka bashkëpunuar me Ramën.

 "Ky është ylli i mirënjohjes dhe ky këtu është simboli i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, i cili e mbrojti Shqipërinë nga pushtimi e u mbiquajt edhe “atleti i Krishtit”, si mbrojtës krishterimit. Kështu që mendoj se ju detyrohemi për këtë. Nuk do të mbaj fjalim këtu, se di që ju nuk para i duroni ceremonitë, ndaj vetëm le të mjaftohemi me foton", tha Rama

"Ju falemnderit shumë, jam e vetëdijshme se është një nder i madh dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja së bashku me ju", tha Merkel

Pas takimeve bilaterale dhe delegacioneve të tyre, Merkel është takuar me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në takim do të diskutohen çështjet e bashkëpunimit rajonal, ku janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.   

'Mesazhin' e parë Merkel e dha gjatë vizitës në Tiranë përmes ngjyrës së xhaketës së saj. Ajo kishte veshur një xhaketë ngjyrë blu dhe jep mesazhin se është objektive dhe kur  biseda është serioze. Serioze si duket do të jetë edhe biseda e saj në Tiranë.

Në kuadër të masave për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë vizitës së Kancelares në Tiranë dhe Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në disa segmente rrugore, për motive sigurie, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave  nga ora 09:00 deri në orën 13:00.

Kjo ishte dhe vizita e lamtumirës së Angela Merkel si kancelare e Gjermanisë, pasi ajo ka vendosur të largohet nga politika. Nga Tirana mesazhet e saj ishin të qarta ku fokusi i rajonit duhet të jetë në proceset e nisura nga Nisma e Berlinit, ndërsa shprehu keqardhjen për mos hapjen e negociatave, por u shpreh se shpreson që kjo mund të realizohet gjatë presidencës sllovene.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:27
Angela Merkel largohet nga Shqipëria, Rama e përcjell në aeroport: Presim të na vizitosh edhe kur të mos jesh më kancelare

 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka përfunduar vizitën në Shqipëri, vizita e lamtumirës si kancelare e Gjermanisë, pasi ajo ka vendosur të largohet nga politika. Ajo u largua këtë pasdite nga vendi ynë, ndërsa në aeroport e përcolli kryeministri Edi Rama. Teksa i shprehu falënderimet, Rama i tha Merkel se uron që ajo ta vizitojë vendin tonë edhe kur të mos jetë më kancelare. Merkel iu përgjigj "do të më shohësh".

Ora 14:07
Merkel takon liderët e Ballkanit Perëndimor: Faleminderit që erdhët, e kisha të pamundur të vizitojnë të gjithë vendet tuaja

Kancelarja Angela Merkel ka takuar liderët e Ballkanit Perëndimor, ku më pas kanë shkuar në ambientet e një biznes gjerman që ka investuar në Tiranë. Merkel u ka shprehur falënderimet të gjithëve duke u thënë se e kishte të pamundur që të mund të vizitonte të gjithë vendet një e nga një .

"Faleminderit që erdhët. Ishte e pamundur për mua të vija në të gjithë vendet tuaja pasi do më duheshin 3 ose 4 ditë dhe nuk mund të bëhej dot në këtë situatë.  Këtu jemi në një investim gjerman", tha Merkel.

Kancelarja Merkel zhvilloi takime me  kryeministrin e Bosnjës, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kryeministrin e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut dhe kryeministren serbe, Ana Brnabić.

Temat e bisedave kanë të bëjnë me nevojën për bashkëpunim mes këtyre vendeve në kuadër të Nismës së Berlinit.   

Ora 13:08
VIDEO/Rama nderon Merkel me medaljen 'Ylli i Mirënjohjes Publike': Danke Angela! Kancelarja: Ishte kënaqësi të bashkëpunoja me ju

Kryeministri Edi Rama ka nderuar Kancelaren gjermane Angela Merkel me 'Ylli i mirënjohjes publike'. Rama shprehu kënaqësinë e veçantë të nderonte në emër të Shqipërisë,  me Yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike. Vetë Kancelarja tha se ndihet e vlerësuar dhe shprehet e kënaqur që ka bashkëpunuar me Ramën.

"Ky është ylli i mirënjohjes dhe ky këtu është simboli i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, i cili e mbrojti Shqipërinë nga pushtimi e u mbiquajt edhe “atleti i Krishtit”, si mbrojtës krishterimit. Kështu që mendoj se ju detyrohemi për këtë. Nuk do të mbaj fjalim këtu, se di që ju nuk para i duroni ceremonitë, ndaj vetëm le të mjaftohemi me foton", tha Rama

"Ju falemnderit shumë, jam e vetëdijshme se është një nder i madh dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja së bashku me ju", tha Merkel

Ora 12:35
Pse Merkel nuk e vizitoi edhe Kosovën? Përgjigjet Berlini zyrtar

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zgjedhur që të vizitojë Beogradin dhe Tiranën në atë që po quhet si udhëtimi lamtumirës i saj për Ballkanin Perëndimor. Por pse Merkel nuk zgjodhi që të vizitojë edhe Prishtinën gjatë këtij qëndrimi në Ballkanin Perëndimor?!

Lidhur me këtë është prononcuar zyra për media e qeverisë gjermane. Christian Lichtëardt ka thënë se do të ishte shumë e vështirë që të vizitoheshin të gjashtë kryeqytetet për shkak të aspektit logjistik dhe për shkak të kohës. Megjithatë thonë se janë të lumtur që të gjithë janë pajtuar për të shkuar drejt Tiranës.

“Logjistikisht dhe në aspektin kohor, do të kishte qenë e vështirë të udhëtosh në të gjashtë kryeqytetet.  Prandaj, ne jemi të kënaqur që të gjithë ranë dakord të vinin në Tiranë”, ka thënë Lichtëardt për Gazetën Express.

1631620032_kurtiramazaev1.jpg

Foto nga takimi i Merkel me lideret e Ballkanit
Ora 11:49
Merkel e Rama nderojnë himnet ulur në karrige në Pallatin e Brigadave! Kërkesa u bë nga kancelarja, zbulohet arsyeja

1631613048_1631608507rama.jpg

Angela Merkel dhe Edi Rama ulur gjatë këndimit të dy himneve kombëtare

Gjatë ceremonisë protokollare të mikpritjes së kancelares gjermane Angela Merkel në Pallatin e Kongreseve, ajo që ra në sy ishte qëndrimi ulur i kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel, gjatë këndimit të dy himneve kombëtare.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka qenë vetë kancelarja Angela Merkel, e cila ka kërkuar karrige për arsye shëndetësore pasi për të nderuar këtë moment nuk mund të qëndronte gjatë në këmbë.

Merkel u prit me ceremoni shtetërore në vizitën e saj në Tiranë, ku për 45 minuta zhvilloi një takim 'kokë më kokë' me kryeministrin Rama. Në takim Merkel u nderua edhe me medaljen 'Ylli i Mirënjohjes publik' nga Rama, ku i shprehu falenderimet për mbështetjen që Gjermania nën drejtimin e saj i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në BE.

Ora 11:47
VIDEO/45 minuta takim 'kokë më kokë' mes Merkel dhe Ramës! Nisen drejt takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama kanë përfunduar takimin 'kokë më kokë' që zgjati rreth 45 minuta dhe u zhvillua në Pallatin e Brigadave. Pas takimit ata janë larguar me delegacionet e tyre drejt Business Park ku do të takohen me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë mbërritur në këtë ambient në pritje për të zhvilluar takimet bilaterale.

Ora 10:47
Takimi në Pallatin e Brigadave/ Rama i drejtoi dorën, Merkel grushtin (VIDEO)

 

Kancelarja Angela Merkel gjatë vizitës së saj zyrtare në Tiranë është pritur në Pallatin e Brigadave nga Kryeministri Edi Rama me një ceremoni shtetërore. Në takimin mes tyre kryeministri Edi Rama i drejtoi dorën, ndërsa kacelarja Merkel grushtin. Më pas dhe Rama i ka ofruar grushtin duke krijuar një moment gazmor.

Ora 10:45
Merkel mesazhe përmes ngjyrës së xhaketës, çfarë tregojnë ngjyrat që ajo vesh gjatë vizitave zyrtare

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përmes ngjyrave të xhaketës që ajo mban përcjell edhe mesazhe të ndryshme. Gjatë vizitave të saj zyrtare në botë, ngjyra e xhaketa gjithmonë përbën lajm. Gjatë vizitës në Tiranë ajo ka veshur një xhaketë ngjyrë blu. Merkel vishet me xhaketa blu kur udhëton jashtë vendit. Jep imazhin se është objektive, ka harmoni dhe i jep rëndësi asaj që po bën. Blu vesh kur duhet të duket serioze, por jo e rreptë si mund të ngjajë në të zezë.

1631608527_1631608507rama.jpg

Merkel shpesh vesh rroba në të kuqe dhe të verdhë për raste “të brendshme”, domethënë kur është në Gjermani.

Bezhë dhe të bardhë vesh kur dëshiron të dërgojë një mesazh paqeje.

Ndërsa jeshilja është ngjyra e optimizmit, por edhe qetësia, ekuilibri.

Kur vishet me të zeza, vendi pritës nuk e ka punën mirë.

Ora 10:34
FOTO/ Merkel takohet me Ramën, pritet me ceremoni shtetërore

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Pallatin e Brigadave ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Merkel është pritur me ceremoni shtetërore.

Ora 10:29
 VIDEOLAJM, 'vonohet' Merkel, Rama në pritje të saj te Pallati i Brigadave

 

Kryeministri Edi Rama ka qenë prezent te Pallati i Brigadave në pritje të Merkel par se ajo të mbërrinte në aeroportin e Rinasit. Rama po qëndron në hyrje të Pallatit të Bigadave ku do të zhvillohet edhe ceremonia pritëse.

Ora 10:25
FOTO/ E veshur me blu, mesazhi i Merkel me ngjyrën e xhaketës gjatë vizitës në Tiranë

1631607958_1631607242merkel2.jpg

Ekspertët e komunikimit gjatë 16 viteve të udhëheqjes kanë komentuar shpesh edhe kodet dhe mesazhet komplekse që përcjell Angela Merkel përmes pamjes së saj, më konkretisht ngjyrave të xhaketave që zgjedh të veshë.

Në vizitën Tiranë ajo ka veshur një xhaketë ngjyrë blu. Merkel vishet me xhaketa blu kur udhëton jashtë vendit. Jep imazhin se është objektive, ka harmoni dhe i jep rëndësi asaj që po bën. Këto janë këto vlera së e bëjnë të duket se “dikush qëndron ballë lartë për Gjermaninë”. Kur  biseda është serioze, Merkel ka veshur një xhaketë ngjyrë blu. Serioze si duket do të jetë edhe biseda e saj në Tiranë.

Ora 09:58
Mbërrin në Rinas kancelarja gjermane Angela Merkel, pritet nga ministraja Xhaçka: Mirënjohje për mbështjen për integrimin në BE

Ka mbërritur në Rinas avioni i kancelares gjermane Angela Merkel dhe delegacioni i saj, që do të zhvillojë vizitën në Tiranën zyrtare. Merkel është pritur nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf dhe nga ambasadori i Shqiperise ne Gjermani, Artur Kuko.

Kancelarja gjermane do të takohet në Tiranë edhe me liderat e Ballkanit Perëndimor

"Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin  të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë", shkruan Xhaçka.

 

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazheli kasapi: 14/09/2021 16:50

    Ta dinte Merkeli sa hakdut je dhe sa hajduta mban ne pune te degjeneronte. Xhepist

    Përgjigju
  • Lui: 14/09/2021 15:29

    Dhe Gjermania sikur nuk Po tregohet aq e sinqerte. Ne Shqiperi percjellin fjalet me te mira, por nderkohe investimet me te medha i ben ne Maqedoni e ne Serbi.. Ne ngopemi me fjale e me lajka. Parate shkojne ne Serbi e Maqedoni..

    Përgjigju
  • Turi: 14/09/2021 15:14

    Lider si Merkel nuk bo mo nona. Si keta qenefet kokpalare te ballkanit ka sa te hajn qent.

    Përgjigju
  • Tani: 14/09/2021 10:41

    Duhet te ndahemi 1 here e pergjithmone Nga keto lojra te shemtuara ballkanike babe e bire.partite nuk duhet te jene "famiglie".per mua duhet te ikin te dy

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet