Sot dita botërorë e çokollatës, si lindi produkti më i pëlqyer në botë?

Sot është Dita Ndërkombëtare e Çokollatës. Në një artikull publikuar nga Agjencia Italiane e Lajmeve (ANSA) thuhet se, në përgjithësi, përbërësit bioaktive në çokollatën e zezë mund të jenë të shkëlqyera për lëkurën tuaj, sidomos tani që jemi në stinën e nxehtë të vitit.

Fjala çokollatë rrjedhë nga pija e parë me përmbajtje të saj çóko: hidhur dhe atl: ujë; pra “ujë i hidhur”. Por si lindi produkti më i pëlqyer në mbarë botën? Çokollata ka si bazë bimën e kakaos, e cila ka një origjinë antike rreth mbi 6000 vjet më parë në lumenjtë Amazona.

Kakao thahet 7 ditë në diell para se të porositet për të prodhuar çokollatë. Studiuesit kanë vërtetuar se çokollatë e mirëfilltë është vetëm çokollata e zezë. Në të kaluarën çokollata përdorej si para pasi në kohën e Majave, thuhet se kokrrat e kakaos ishin përdorur si valutë për shkak që konsiderohej me më shumë vlerë se ari. Në Europë produkti i çokollatës erdhi nga Amerika, teksa sot kontinenti ynë mban vendin e parë për sasinë e konsumit të saj.

Zviceranët mbajnë rekord për konsumin e çokollatës, pasi një zviceran konsumon deri në 10 kilogram në vit. Ndërkohë shqiptarët nuk cilësohen ndër popujt që shquhen për konsumin e çokollatës. Në vitin 2022 kanë hyrë në Shqipëri rreth 518 mijë kg çokollatë, ose rreth 5.4 kg për person.

 

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

U bllokua në malin e Vunoit në Himarë, turisti gjerman shpëtohet pas 5 orëve kërkime

U bllokua në malin e Vunoit në Himarë, turisti gjerman shpëtohet pas 5 orëve kërkime