Dita e dytë e bllokimit të fluturimeve në Rinas! 28 kontrollorë të shoqëruar, për 3 organizatorët priten urdhër-ndalimet

TIRANË- Ka shkuar në 28 numri i kontrollorëve që janë shoqëruar, ndërkohë që prej 3 prej tyre të cilëjanë organizatorët janë prerë urdh-arrestet nga prokuroria. Tre kontrollorët që vijojnë të mbahen në  polici janë kreu i sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini. Në orën 12.00 bëhen 12 orë që nga shoqërimi. Pas kësaj ore nuk mund të mbahen më nëse nuk ka urdhër ndalimi ose arresti. Për këtë arsye fillimisht kanë firmosur urdhër ndalimi dhe dalin në gjykatë brenda 72 orëve, nga ku marrë formën e arrestit. Në bazë të nenit 248 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë ata rezikojnë deri në 7 vite burg. 

Një ngjarje e paprecentë, e para në historinë e aviacionit civil në Shqipëri ndodhi ditën e djeshme. Aeroporti më i rëndësishëm në vend, 'Nënë Tereza' ka anuluar të gjitha fluturimet për një kohë të pacaktuar. Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl kanë ndalur punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. Kjo ka bërë që ata të ndërpresin punën e tyre duke pezulluar fluturimet  në Aeroportin e Rinasit.

Për këtë ngjarje të rëndë pati reagime shumë të ashpra nga autoritetet shtetërore. Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e kanë cilësuar si një grusht shteti që ka prapavijë politike dhe se është i nxitur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Më herët vetë Rama u bëri thirrje kontrollorëve që të ndahen nga  organizatorët  e grevës që i futën në këtë lojë të rrezikshme dhe t'i rikthen punës.

Kujtojmë se dje ministrja Balluku në një intervistë për Report TV ajo tha se organizatorët janë  kallëzuar në prokurori dhe se qeveria ka një plan për rifillimin e fluturimeve shumë shpejt. Sipas burimeve për Report TV janë kallëzuar në prokurori 3 organizatorët e kësaj greve, që janë  kreu i sindikatës së Pavarur të Kontrollit të Transportit Ajror dhe dy kontrollorë të tjerë, të cilët më datë 12 prill do të japin edhe argumentet se pse kanë braktisur detyrën.

Në lidhje me çështjen edhe presidenti Ilir Meta tha se kontrollorët duhet të nisin punën dhe të mos e ndërpresin atë, ndërsa u bëri thirrje qeverisë, institucioneve dhe ambasadorëve në vendin tonë që të uleshin në dialog për të zgjidhur këto tensione.

Shoqërimi i disa kontrollorëve

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:06
Dyndje udhëtarësh në Rinas, qytetarët zbulojnë emailin që u kanë dërguar kompanitë e fluturimeve: Do të niseni në orën 18:00

Dhjetëra qytetarë të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nga aeroporti i Rinasit, po presin për një përgjigje se kur do të nisen avionët e tyre.

Në një prononcim për Report Tv, disa nga qytetarët kanë treguar edhe emalin që u është dërguar nga kompania e fluturimeve, ku i njofton se udhëtimi do të nisë në orën 18:00.

‘Unë kam prerë biletë vajtje-ardhje, në 1 prill kam ardhur dhe duhet të ikja në 7. Na ka ardhur një email, që do të nisemi në darkë. Para 30 minutash që do të niset në orë 6 avioni. Do të presim sepse është hera e dytë që do të vijmë.’- tha një qytetare.

‘Jemi për Gjermani, të hënën fillon shkolla e fëmijëve. Nuk kishim probleme kur erdhëm. Sot duhet të ishim nisur në orën 6 e 30 të mëngjesit. Tani na erdhi një tip email dhe na thonë se do të nisemi në orën 18:00.’- tha një tjetër udhëtar.

Ndërkohë një tjetër udhëtare tha se rrezikon që të humbë vendin e punës, për shkak të bllokimit në Rinas.

‘Do iki për në Itali, kemi ardhur dje në orën 12 e 30 dhe ne 12 e 35 na ndaluan. Na thanë që do të nisë në orën 12 avioni. Është një situatë paniku, se nuk do të niset avioni. Unë mbrëmë duhet të isha në punë në orën 8. Rrezikojmë që ta humbin punën, nuk duan të dinë ne i kemi bërë planifikimet tona dhe duhet të ishim njoftuar.’- tha një zonjë.

 

Ora 11:07
Dyndje udhëtarësh në Rinas, shumica me fëmijë! Ka acarime, kishin parashikuar prej kohësh fluturimet

 

Anulimi i fluturimeve ka krijuar një situatë shqetësuese në Rinas edhe sa i përket udhëtarëve.

Në pamjet e mëposhtme të sigurara nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, duket qartë se me qindra janë mbledhur mëngjesin e sotëm në aeroportin e vetëm ndërkombëtar në vend pasi prej kohësh kishin parashikuar fluturimet për vende të ndryshme.

Vihet re një acarim legjitim tek të gjithë, shumica e të cilëve janë me fëmijët.

 

 

Ora 09:48
Lihen të lirë 25 nga 28 kontrollorët e shoqëruar, për 3 prej tyre janë prerë urdhër-arrestet

Vetëm tre kontrollorë kanë mbetur të shoqëruar në DVP Tiranë, e gjithë pjesa tjetër prej 25 kontrollorësh janë liruar.

Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se sipas burimeve pranë Policisë së Tiranës bëhet fjalë për tre personat më kyç, të cilët shihen si organizatorë të grevës, përgjegjës të turnit. Për tre personat e mbetur, në polici akoma u ka shkuar urdhër arresti, pavarësisht se pritet të bëhet nga momenti në moment. 

Ora 09:09
Flet avokati i kontrollorëve: 4 prej të shoqëruarve janë liruar nga policia, deri tani nuk ka asnjë urdhër-arresti

Avokati i kontrollorëve Rezart Kthupi në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se katër pre kontrollorëve të shoqëruar nga policia janë liruar, ndërkohë që për asnjë prej kontrollorëve nuk është prerë urdhër-arresti.

‘Katër prej të shoqëruarve janë liruar nga policia. Deri tani asnjë urdhër arresti nuk është prerë për asnjë. Janë marrë në pyetje në DVP Tiranë.’- tha avokati.

Ora 08:53
Pezullimi i fluturimeve, arrestohen dy nga kontrollorët e marrë në pyetje

Report Tv mëson se prokuroria ka firmosur urdhër-arrestet e para për 2 nga kontrollorët e marrë në pyetje të cilët u shoqëruan një natë më parë, nga Policia e Shtetit pasi Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për situatën e krijuar nga dita e djeshme në aeroportin e Rinasit.

Ora 08:10
Situata në Rinas, anulohen fluturimet e parashikuara paraditen e sotme! Ende asnjë vendim për orët e pasdites

1617816467_789.jpg

Teksa ende nuk ka asnjë zgjidhje për situatën e krijuar në Aeroportin e Rinasit, TIA ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve të paradites së sotme.

Ndërkohë që ende nuk ka asnjë vendim për fluturimet e orëve të pasdites.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është gati Shqipëria për sezonin e ri turistik?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Ekzekutimi në Elbana/ Dalin pamjet, kjo është makina e djegur që dyshohet se i përket autorëve