Manastirliu: Do të nisë menjëherë vaksinimi anti-COVID i të moshuarve në azile, do alternohen me mjekët! Rama monitoron ditën e dytë (VIDEO)

TIRANË- Të moshuarit nuk do të duhet të presin gjatë, por vaksinimi i tyre anti-COVID do të nisë menjëherë të shtëpitë e të moshuarve, paralelisht me mjekët. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa e shoqëruar nga kryeministri Edi Rama ishin të pranishëm në ‘Air Albania’, e kthyer tashmë në një  qendër shëndetësore të madhe. 

Dita e dytë e vaksinave anti-COVID ka nisur me mjekë, infermierë  të 2 spitaleve COVID, ‘Shefqet Ndroqi’ dhe Infektivit, paralelisht me epidemiologët nga Tirana, Durrësi, Kruja e Kavaja. Lajmi i mirë është se nga vaksinat e kryera ditën e djeshme nuk ka pasur asnjë reaksion.

Në total, sot do të vaksinohen rreth 50 persona, një shifër kjo që do të vijë në rritje në ditët në vijim. Shefja e sëmundjeve Infektive në ISHP-së, Silva Bino tha se në ‘Air Albania’ do mund të vaksinohen 600 persona në ditë.

Ashtu sikurse është njoftuar se pas Tiranës do hapen edhe dy qendra të tjera për vaksinimin, Report Tv mëson se në qytetin e Vlorës vaksinimi do të nisë ditën e shtunë dhe do të realizohet në ambientet e stadiumit Flamurtari.

Si është procesi? Para vaksinimit, qytetari duhet të plotësojë një formular ky duhet të përgjigjet lidhur me disa pyetje, bashkangjitur së cilës ka edhe disa informacione shtesë lidhur me vaksinën. Më pas, pozicionohet në një nga 60 postacionet dhe merr dozën e parë. Pas marrjes së vaksinës është e detyrueshme që pacienti të qëndrojë për 20-30 minuta në monitorim nga ana e bluzave të bardha. Në fund, qytetari duhet të kthehet pas 21 ditësh për të marrë dozën e dytë, për të cilën theksohet se nëse nuk merret vaksina nuk ka efektin që pritet.

Vaksinimi në Shqipëri nisi ditën e djeshme, ku e para që bëri vaksinën ishte Shefja e Infektivit, Najada Çomo, për t’u ndjekur nga kryeministri Edi Rama dhe mjekët Pëllumb Pipero dhe Tritan Kalo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
Vaksinimi anti-COVID, ISHP: Të vaksinuarit nuk shfaqën asnjë problem! Së shpejti hapen dy pika të tjera në Vlorë e Shkodër (VIDEO)

Menaxherja e programit kombëtar të vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj gjatë një prononcimi për Report Tv u shpreh se mjekët të cilët u vaksinuan për COVID ditën e djeshme nuk kanë shfaqur asnjë problematikë.

"Sot kemi planifikuar të vaksinojmë rreth 60 veta, kemi sërish staf të spitaleve COVID, spitalit 'Shefqet Ndroqi' dhe Infektivi, ndërsa më parë kishim disa epidemiologë dhe personat e terrenit që kryejnë testet e shpejta. Ne do hapim dhe dy pikat e tjera, një në Shkodër dhe një në Vlorë. Të tjerët do drejtohen në pikat e tjera. Shumë shpejt do të hapen. Gjatë orës së pritjes ne ishim të përgatitur dhe asnjë nuk ka shfaqur problematika. Nuk ka pasur asgjë shqetësuese. Janë 6 doza, minimumi me një shishe bëhen 5 vaksina.

Normalisht me një flakon mund të bëhen 5 doza, por mund të shkohet deri në 6 doza. Këto shishe shënohen nga ana jonë në ditën dhe orën e hapjes. Pasi mbaron dhe bëhet çdo dozë, janë kontenierë të posaçëm për flakonët dhe të posaçëm për shiringat pasi dhe proceset e eleminimit janë ndryshe. Stafet shëndetësore janë të gatshëm për të punuar. Antitrupat do fillojnë të krijohen gradualisht. Kjo nuk do të thotë që me bërjen e vaksinës gjithçka do jetë e mirë. Nuk besohet që nesër të ketë grupe të tjera për tu vaksinuar. Prioritare janë spitalet dhe nuk mund të pritet që të vaksinohen të tjerët" - tha Nelaj.

Ora 11:32
Bino: Dje nuk kemi pasur asnjë reaksion nga vaksina anti-COVID

Nga 50 vaksinat e kryera ditën e djeshme, nuk ka pasur asnjë reaksion. Lajmin e dha Shefja e sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino.

“Dje nuk kemi pasur asnjë reaksion”, tha Bino.

Ora 11:22
Bino: Nuk kemi humbur asnjë dozë nga vaksina anti-COVID

Shefja e sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka bërë me dije se nuk ka humbur asnjë dozë nga vaksina anti-COVID teksa e ka shpjeguar si proces.

Bino: Nuk kemi asnjë dozë të humbur

Rama: Si mund të humbet një dozë?

Bino: Pra cdo flakon, që ka 6 vaksina brenda,  duhet të përdoret sipas kohës së saktë, pra kur e hapim flakoin duhet të përdoret brenda 2 orësh këtu dhe brenda 6 orësh po të qëndrojë në frigorifer

Ora 11:17
Ja frigoriferi ku mbahen vaksinat anti-COVID në ‘Air Albania’ (VIDEO)

Në ‘Air Albania’ kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shefja e sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino dhe Epidemiologia Erida Nelaj. Ato kanë prezantuar frigoriferin ku mbahen aktualisht vaksinat në ‘Air Albania’.

Nelaj: Vaksina ruhet në frigoriferin -80 gradë dhe sillen këtu ditën që do të kryehet vaksina. Po dhe këtu kemi një frigorifer +2 +8, që mund të qëndrojë deri në 5 ditë po të jetë e nevojshme. Është i monitoruruar, janë dhe 2 flakonë

Rama: Ky është frigoriferi ekstra

Rama: Ky është frigoriferi ekstra për këtu në stadium.

Bino: Kur të vaksinojmë në terren kemi kutitë të posaçme

Ora 11:10
Manastirliu: Do nisë menjëherë vaksinimi anti-COVID i të moshuarve në azile, do alternohen me mjekët (VIDEO)

Vaksinimi në ‘Air Albania’ do të kombinohet mes vaksinimit të mjekëve dhe të moshuarve.

“Të moshuarit do të fillojnë menjëherë te shtëpitë e të moshuarve. Pra do bëjmë një vaksinim të kombinuar sipas protokolleve”, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Bino tha se në ditë mund të vaksinohen në ‘Air Albania’ 600 persona.

“Mund të vaksinojmë 600 veta brenda ditës”, tha Bino,

Ora 10:52
Rama zbulon mesazhet që i erdhën në celular pasi bëri vaksinën anti-COVID

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar mesazhet që i kanë ardhur në celular pasi ka bërë vaksinën anti-COVID.

“Më vinin mesazhe ‘hë mirë je’, ‘mirë je’”, tha Rama.

Ora 09:56
Vaksinimi anti-COVID, kryeministri Rama shkon në stadiumin 'Air Albania' (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në stadiumin 'Air Albania' mëngjesin e kësaj të marte. E pranishme ka qenë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. 

B.K./I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Cilët janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore?

Komento

Komente

  • Veliu: 12/01/2021 18:24

    Pas Tiranes e Vlores, vazhdoni me Korcen dhe Fierin se kane me shume mandate deputetesh

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Rreziku i 25 prillit, rreth 1 milion votues pa karta identiteti! Ademi dhe Leli-qytetarëve: Aplikoni! Doracaj: Emigratët, 2500 kërkesa për deklarim vendbanimi