Përkujtimi i Sabri Godos/ Rama: Do kujtohet ndër breza, Meta: Qëndroi gjithmonë në anën e duhur të historisë

Përkujtimi i Sabri Godos/ Rama: Do kujtohet ndër breza, Meta: Qëndroi gjithmonë në anën e duhur të historisë

Sabri Godo

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar ditëlindjen e shkrimtarit dhe politikanit të shquar Sabri Godo.

Duke renditur virtytet dhe cilësitë e tij, Meta shprehet se Godo qëndroi gjithmonë në anën e duhur të historisë. Më tej, Meta shkruan se pas dy dekadash populli po e kupton se sa e rëndësishme është mbrojtja e kushtetutës dhe çfarë pasojash sjell dhunimi i saj.

"Sot është ditëlindja e shkrimtarit dhe politikanit të shquar, Sabri Godo. Na mungojnë sot në veçanti urtësia, toleranca dhe largpamësia e Tij. Gjithmonë qëndroi në anën e duhur të historisë dhe mbrojtjes të interesave kombëtare.

Dha një kontribut madhor në mbrojtje te demokracisë dhe Republikës përmes rolit të Tij krucial si Bashkëkryetar i Komisionit për Kushtetutën që u votua me Referendum në Nëntor 1998. Pas dy dekadash populli ynë po e kupton se sa e rëndësishme është mbrojtja e Kushtetutës dhe se cilat janë pasojat që sjell dhunimi i saj. Rivendosja e themeleve të demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe Llogaridhënies është detyrimi ndaj së ardhmes europiane të vendit por edhe i nderimit të veprës dhe kontributeve të gjithë personaliteteve që do të kishin dashur sot ta shihnin në progres vendin e tyre. Do kthehemi në shina!" shkruan Meta.

Për të njëjtën ka reaguar edhe kryeministri Rama, duke kujtuar marrëdhënien dhe simpatinë në distancë me Sabri Godon.

"Sabri Godo do të kishte vetëm 91 vite sot, e kur ishte ende shumë larg kësaj moshe, të tërë e thërrisnin, Plaku Godo. Në fakt nuk ishte Sabriu plak, por ishin shumë kalamaj mesoburrat e politikës adoleshente të atyre viteve të tranzicionit shqiptar.

E kam njohur pak Plakun Godo, por kishim një simpati reciproke në distancë, bashkë me rezervën për përkatësinë në kampe të kundërta politike. Atij i dukej ironike që unë, "gjatoshi gjuhëshpatë" i Lëvizjes Studentore, të isha majështiza e ombrellës rozë të socialistëve, mua më dukej satirike që ai, "gjarpëroshi mendjemprehtë" i Shqipërisë letraro-politike, të ishte fundbishti i ombrellës blu të demokratëve. Kjo në fakt tregon që simpatia për personazhin e tjetrit ishte prej vërteti dhe më kujtohet njëherë, kur Plaku Godo erdhi tek unë në bashki për të zbutur një situatë konflikti politik, e vetmja pjesë ku u morëm vesh ishte admirimi im për librin e tij "Ali Pashë Tepelena" dhe admirimi i tij për punën time në bashkinë e Tiranës", shkruan
Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 08/08/2020 18:37

    Sabri Godo pervec mjeshtrise se penes do te mbetet nga politikanet me te zgjuar me te ekuilibruar dhe me oaqesir te 30 vjeteve te tranzicionit shqiptar

    Përgjigju
  • LORA: 08/08/2020 15:15

    C'pune ke ti me popullin? Ti je president i dale nga cadra e turpit dhe krimit pa limit te 2017-es,nga cadra e baftjarit. Qe te jesh sot e pergjithnje me godo-ne,dhelpren republikane ,,,si dhelpra te sojit te njejte,eshte pune per ty,,,por qe te perfshish edhe popullin eshte teprim halabakesh.

    Përgjigju
    • Beni: 08/08/2020 17:20

      Te lumte Lora

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola