'Sot do shembet Tirana', në hetim protestuesi i opozitës që publikoi foto me armë

'Sot do shembet Tirana', në hetim protestuesi i opozitës që publikoi foto me armë

Policia e Lezhës ka vënë në hetim një person i cili ka bërë thirrje për dhunë në protestën që opozita mbajti dje para kryeministrisë. Gj.D 50 vjeç ka publikuar foto me armë në rrjetet sociale, aty ku bën thirrje për veprime të dhunshme për protestën.

Specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, proceduan penalisht shtetasin Gj.D. 50 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale " Thirrje për veprime të dhunshme".

Ai ka postuar foto armësh e municionesh duke i shoqëruar me thirrje publike për veprime të dhunshme.

Postimi i qytetarit në Facebook

"Sot do të shembet Tirana e skamjes, do largojmë kancerin Rama. Në shesh do zbarojnë plot 500 mijë protestues", shkruan ai në Facebook teksa poston foto arme.

Policia e Lezhës thotë se materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme.

 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Pr.ligji për nënat surrogate, Tritan Shehu: Shqipëria do kthehet në fermë uterusesh për llogari të grupeve kriminale

Pr.ligji për nënat surrogate, Tritan Shehu: Shqipëria do kthehet në fermë uterusesh për llogari të grupeve kriminale