Merr fund ëndrra kroate, Franca shpallet kampione bote

Merr fund ëndrra kroate, Franca shpallet kampione bote

Franca duke ngritur trofeun e kupës së botës

Franca shpallet kampione bote duke mposhtur Kroacinë. Është hera e dytë në historinë e Botërorit që Franca fiton Kupën. Një ndeshje emocionuese dhe plot gola.

Mbappe, Pogba dhe Griezmann kanë qenë golashënuesit e kombëtres franceze. Kroacia arriti denjësisht në këtë finale të madhe. Mandzukiç dhe Perisiç kanë shënuar për Kroacinë.

Ëndrra e kroatëve ka marrë fund tashmë pavarësisht se ka qenë një ndër skuadrat që ka lënë zemrën në fushë. Gjatë këtij Botërori Franca ka 6 fitore dhe një barazim. Me këtë ndeshje është mbyllur dhe ky Botëror i surprizave.

Momente nga ndeshja Francë-Kroaci

Franca (4-2-3-1) - Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez; Pogba, Kanté; Matuidi, Griezmann, Giroud; Mbappé.

Kroacia (4-2-3-1) - Subasic, Vrsaljko, Strinic, Lovren, Vida; Rakitic, Modric; Brozovic, Perisic, Mandzukic; Rebic.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:34
Shkoi deri në Moskë, Era Istrefi nuk i harron shqiptarët, ja çfarë bëri para miliona të huajve (Foto)

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi mori pjesë sot në finalen e Botërorit në Moskë, në ceremoninë hapëse, ku këndoi përkrah Nicky James dhe Will Smith.

Menjëherë pas përfundimit të performancës së saj, Era ka postuar një foto në Instagramin e saj ku duket duke bërë simbolin e shqiponjës para miliona tifozëve që ndodheshin në Lushnig për të ndjekur ndeshjen Francë-Kroaci.

Këngëtarja shqiptare e shoqëron foton me përshkrimin “Respekt për të gjitha kombet”.

Çtë themi më shumë për Erën, sërish nga bëri na krenarë!

Fotoja e postuar nga Era Istrefi në Instagram:

Ora 20:19
Deschamps në histori, kampion Bote si lojtar e trajner

Didier Deschamps është i tretë në histori që e fiton Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner. Me triumfin në finalen e madhe të Moskës ndaj Kroacisë 4-2 trajneri francez arriti brazilianin Mario Zagallo dhe gjermanin Franz Beckenbauer të vetmit që e kishin fituar deri tani Kupën e Botës si lojtar dhe trajner.

Didier Deschamps ishte kapiten i Francës që ngriti në qiellin e Parisit Kupën e Botës në vitin 1998 ku transalpinët e fitonin për herë të parë në histori. Ndërsa 20 vite më pas Deschamps drejtoi djemtë e tij tek titulli kampion në Rusi.

Po ashtu mund të kujtojmë që Didier Deschamps e dërgoi Francën edhe në finalen e Europianit të para dy viteve ku u mposht 1-0 nga Portugalia.

Një sukses si francezi e kishin arritur më parë Mario Zagallo me Brazilin që fitoi Botërorët në vitet 1958 dhe 1962 si lojtar dhe doli kampion bote në 1970 si trajner.

Ndërsa gjermani Beckenbauer u shpall kampion Bote si lojtar në vitin 1974 dhe si trajner udhëhoqi Gjermaninë drejt titullit kampion në vitin 1990.

Didier Deschamps është në olimpin e më të mirëve duke iu bashkuar Zagallos dhe Beckenbauer që Botërorin e kanë fituar si lojtar dhe trajner.

Ora 19:49
Griezmann mesazh shokëve: Unë sot do fle me Kupën e Botës

Futbollisti francez Antoine Griezmann u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në këtë finale botërori duke shënuar me penallti e më pas duke kontribuar në golin që zhbllokoi rezultatin. Në përfundim të ndeshjes, Griezmann iu drejtoi një mesazh shokëve të tij të kombëtarës, duke iu thënë:  ‘Sonte do të fle unë me Kupën e Botës’.

Griezmann ka thënë se ndihet i lumtur për lojën e skuadrës së tij.

 “Bëmë një lojë shumë të mirë. U rritëm hap pas hapi dhe arritëm kulmin në pjesën e dytë. Kemi punuar fort, dhe në fund kemi triumfuar. Jam shumë i lumtur që do të kthehemi me trofeun në Francë. Sot do të fle unë me Kupën e Botës."-ka thënë Griezmann. 

Ora 19:39
Francezët në “ekstazë”/ Festime të çmendura në rrugët e Parisit (Video)

Francezët kanë mbushur rrugët pas fitores së Fracës përballë Kroacisë në Lushnig të Moskës.

Francezët, të njohur për shpirtin e tyre festiv, me flamuj në duar këndojnë dhe kërcejnë rrugëve pas shpalljes “kampion bote”.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

Ora 19:30
Si arriti Franca në majë të botës në Botërorin e Rusisë (Rrugëtimi)

Skuadra e Didier Dechampe merr kupën pas një botërori të mbushur me surpriza, pas një loje me performancë absolute, ku francezët ia dolën për të na dhuruar emocione.

Sinjalet e para Franca i dha që në Euro 2016, ku arriti në finale përballë Portugalisë, por turi në këtë botëror konfirmoi gjendjen e shkëlqyer fizike të gjelave.

Franca nisi rrugëtimin me ndeshjen përballë Australisë, me një rezultat 2-1.

Në fazën në grupe, Franca u përball gjithashtu me Perunë, të cilën e mundi me rezultatin 1-0.

Ndeshja përballë Danimarkës u mbyll me barazim 0-0, por nuk e pengoi Francën të grumbullonte 7 pikë në grupin C, e të dilte e para.

Me 7 pikë, me një ekip gati për t’u sprovuar, Franca u fut në fazën e 1/8-ave ku u përball me Argjentinën e Messit, të cilën e mundi me rezultatin 4-3.

Në fazën çerekfinale, Franca mundi Uruguain 2-0 duke shkuar në gjysmëfinale përballë Belgjikës të cilën e mundi me rezultatin e lehtë 1-0.

Këtu Franca merr qetësinë dhe vjen në një finale magjike. Mund me një rezultat fantastik skuadrën ballkanase të cilës i shkatërroi “ëndrrën” për të marrë një trofe të mundshëm e për të bërë historinë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?

×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet