Tiranë/ Makina ishte me mbi 80km/h, Gjykata lë në burg shoferët e aksidentit me dy viktima (VIDEO)

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy shoferët, Etjon Lazari dhe Edmond Murati të cilët u përfshinë në aksidentin tragjik në kryeqytet ku humbën jetën 2 këmbësorë. Gjyqtari Sokol Pasho ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke caktuar masën e sigurisë arrest me burg për dy shoferët.

Nga ekspertiza paraprake rezulton se shoferi Etjon Lazari i cili drejtonte makinën ngjyrë gri ka qenë duke ecur me një shpejtësi mbi 80 km/h dhe makina ka qenë në marshin e katërt, ndërsa shpejtësia e lejuar në këtë aks është me 30km/h. 

Ndërkohë për Edmond Muratin nga ekspertiza thuhet se ka bërë një kthim që nuk lejohet. Konkretisht, Gjykata vendosi për Lazarin masën e sigurisë burg pa afat ndërsa për Muratin si masë sigurie u vendos 30 ditë burg. Për këtë të fundit do të bëhet një ekspertizë me e detajuar në lidhje me kthimin e makinës që bëri në rrugë.

Avokati i Muratit është shprehur se nuk është dakord me vendimin e Gjykatës, pasi sipas tij klienti i tij ka qenë në drejtim të rregullt dhe ka hapur sinjal.

"I shprehim ngushëllime familjarëve. Klienti im ka qenë në drejtim të rregullt dhe ka hapur sinjal. Më pas është përplasur nga mjeti tip 'Beettle'. Vendimi i Gjykatës ne nuk jemi dakord me vendimin", tha ndër të tjera avokati.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur më 2 janar humbën jetën Erion Balla 36-vjeç dhe një grua e moshës 72-vjeçe, Hidajete Salliu. 

VIDEO e aksidentit nga kamerat e sigurisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:15
'Klienti im ishte brenda rregullave', avokati i Etmond Muratit: Do të apelojmë masën e sigurisë (VIDEO)

Sapo është dhënë masa e arrestit me burg për të dy shoferët që shkaktuan aksidentin në rrugën 'Xhanfize Keko', në Tiranë, avokati i Etmond Muratit, shoferit që udhëtonte me 'Golfin' është shprehur se do të apelojë vendimin për masën e sigurisë për klientin e tij. Ai ka thënë se klienti i tij ka qenë në përputhje me rregullat e arkullimit rrugor dhe kishte hapur edhe sinjal në momentin e kthimit ndërsa shoferi tjetër ka ardhur me shpejtësi tepër të madhe duke u përplasur me të.

"Kemi shprehur mënyrën dhe mekanizmin tonë lidhur më ngjarjen e rëndë. I shprehim ndgushëllime familjarëve. Klienti im ka qenë në drejtim të rregullt dhe ka hapur sinjal. Më pas është përplasur nga mjeti tip 'Beettle'. Ne nuk jemi dakord me vendimin e Gjykatës. Ekspertiza ka përcaktuar në një far forme edhe fajtorin, por kërkesa e prokurorisë përmban daljen e ekspertizës. Kemi patur kundërshtimet tona. Nuk përmendi fajësi të klientit tim. Momenti i ngjarjes ishte shumë i shpejtë, ai ishte i tramatizuar nga kjo ngjarja dhe humbja e dy jetëve. Por lëvizja e tij ishte se pasi ka hapur sinjalin ka tentuar të kthehet. Mekanizmi i policisë gjyqësore dhe për mjetin e Edmond Muratit mjeti ka qenë në rrugë." tha avokati.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korrekt: 06/01/2020 08:14

    Ngushellime familjeve te viktimave te babezise se paaftesise se shofereve. Jam i sigurte se fajtor eshte vetem nje dhe ai eshte drejtuesi i mjetit qe vjen me shpejtesi dhe kete gje do e vertetoje edhe ekspertiza. Ky eshte edhe shkaku determinant qe ka sjelle edhe pasojen.

    Përgjigju
  • xxx: 05/01/2020 17:31

    Golfi po kthehej ne korsi te gabuar dhe parakaluesi plus shpejtesis ishte ne korsi te gabar

    Përgjigju
  • Shoferi: 05/01/2020 16:01

    Nuk e kuptoj gjykimin e këtyre po cfaj ka vw golf që po kthehej aty ku jan dhe vijat e ndërprera!??

    Përgjigju
  • Tani: 05/01/2020 15:01

    Duket ne fytyr qe asht kriminel meriton vite burg. Vetem nje kriminel ec me ate shpejtesi ne qytet

    Përgjigju
  • Burg: 05/01/2020 14:59

    Denojeni sikur ti kishte vrar me arme. Se Po te ecesh ne qytet me ate shpejtesi eshte sikur te kesh dal me vra njerez. Ky fytyr e keqe qe mos paft drit dielli

    Përgjigju
  • Ggg: 05/01/2020 14:35

    Sipas videos shoferi i golfit qe po kthehej ishte ne rregull, fajin e ka ai “piloti” debil qe po fluturonte ne rruge.... Ngushellime familjareve te viktimave....

    Përgjigju
  • Çentrale: 05/01/2020 13:58

    30 km/orë është futja kot tabelës. Vure 50 km/ore si gjithë qyteterimi botëror e respektoje. Kur përdorni sinjalet e pasqyrat nuk e paguani korentin

    Përgjigju
    • Çentrale: 05/01/2020 17:14

      Këtej nga Evropa është 50 km/ore

    • All: 05/01/2020 15:57

      Ne asnje vend nuk eshte shpejtesia ne qytet 50 km/ore!

  • Avokati leshit: 05/01/2020 13:31

    Ky klienti yt , mire do ishte te shtypte ty. Se sma nxe goja te uroja ndonje familjarin tend. Dmth ata te mjeret qe u mori jeten e kane fajin.

    Përgjigju
  • Shoferi: 05/01/2020 12:44

    Zhdukini nga qarkullimi keta zgjebo me makina qe nuk I dine as si prihet timoni e pse sherbejne pasqyrat

    Përgjigju
  • BRSS: 05/01/2020 12:06

    KALBINI NE BURG ECIN NE QYTET ME 90 KM NE ORE PLUS QE JAN TE PA AFT PER TE DREJTUAR AUTOMJETIN FYTYR QENER PLERA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Titulli i 20-të, tifozët e Interit 'djegin' Duomon! Festë e madhe në Milano dhe qytete të tjera

VIDEO/ Titulli i 20-të, tifozët e Interit 'djegin' Duomon! Festë e madhe në Milano dhe qytete të tjera