Tirane - Nisi sot ( 15 nentor) edicioni i 26-të i Panairit të Librit. E kthyer në traditë, ceremonia çelëse, bëri bashkë në Pallat të Kongreseve edhe ‘kujdestarët’ e politikave të librit dhe bibliotekave.
Nuk ka lehtësi për ekspozimin. Shtëpitë e mëdha botuese janë rivendosur në hapësirat në kat të parë, ku për qiranë u duhet të paguajnë mbi 80 euro për m2 gjatë 5 ditëve Panair. E megjithatë, edhe botuesit e vegjël, si dy motrat Kokona, që kujdesen për botimet Kokona, i qëndrojnë besnikë traditës së Panairit dhe ekspozojnë ribotimet e babait, Vedat Kokonës.
Në kat të dytë të Pallatit të Kongreseve, takojmë një nga personazhet më interesantë të Panairit, shkrimtarin Viktor Canosinaj. Ai ka stendën e tij, ku çdo vit jo vetëm firmos autografë por edhe ekspozon librat e tij.
Do të ketë një sërë aktivitetesh promovuese deri të dielën, ku vëmendje të veçantë i është lënë letërsisë për fëmijë. Edlira Dedja, ka ardhur apostafat nga Zvicra ku jeton për të prezantuar ribotimet e babait të saj Bedri Dedes.
Sa i përket shtëpive botuese nga trevat e tjera shqiptare, mbizotërojnë stendat nga Kosova.
Kosova në fakt vjen me politika më të avancuara për librin, duke lehtësuar çmimet e botimeve për autorët, e njëherazi me një buxhet të lartë krahasuar me 12 milionë lekë që i jepen Qendrës së Librit në Shqipëri.
Mes 95 ekspozuesve janë me botimet e tyre në Panair edhe institucione akademike dhe fetare nga të gjitha trevat.
S.G/A.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
24.4%
-
Jo
16.1%
-
Nuk e di
59.6%
Vota total: 10106
Lajme të tjera
-
Tirana çel 'Javët Kulturore Ndërkombëtare', Veliaj: Sot e gjithë bota ka ardhur në Tiranë, arti dhe kultura i bashkojnë njerëzit
1 Maj, 20:56
-
Ylli Pata: Nga 'Rama ik', te 'Veliaj ik'
1 Maj, 18:18
-
Tiranë, shpërtheu zyrën noteriale tek ish-blloku, vihet në pranga autori i vënies së eksplozivit (EMRI)
1 Maj, 15:53
-
Protesta e Rithemelimit, Veliaj: Bashkia e njerëzve të punës, jo e Mulit e vajzës së Saliut! Tirana do shkojë më lart, hienat e llapaqenëria poshtë
1 Maj, 14:09
-
15 milionë lekë për Partizanin, Erion Veliaj: Ndjesë miqve të mi Olsi dhe Gazi, por më mirë vonë se kurrë
1 Maj, 13:09
-
Tiranë, protesta e Rithemelimit me dhunë e përplasje, 3 protestues në hetim, 3 në kërkim! Asnjë organizator në hetim (EMRAT)
1 Maj, 10:05
-
1 Maji në Tiranë, protesta për dinjitet punëtorit! Mësuesit kërkojnë dyfishim të pagave, sindikatat paralajmërojnë greva! Punëtorët para kryeministrisë
1 Maj, 09:31
-
Tiranë/ I dehur përplasi tre mjete të parkuara dhe u largua, AMP arreston efektivin e Gardës
1 Maj, 07:25
-
Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)
30 Prill, 23:27
-
VIDEO/ Turistët e huaj mbushin sheshin ‘Skënderbej’ teksa Rithemelimi proteston
30 Prill, 22:18
-
Mero Baze: Beteja që po rikthen Erion Veliajn në politikë
30 Prill, 20:10
-
Mbyllet mbledhja e Këshillit Bashkiak, miratohen dhënia e titullit 'Qytetar Nderi' për Ali Ahmetin dhe emërtimet e rrugëve për Remzi Hoxhën dhe Tomor Malasin
30 Prill, 18:42