Sot i jepet lamtumira e fundit ‘Mjeshtrit të Madh’, Jorgo Papingji. Në orën 11:00 do të zhvillohen homazhet në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar.
Më pas trupi i Papingjit do të përcillet për në banesën e fundit. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dërguar një kurorë me lule në homazhet që po kryhen për Papingjin që u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Presidenti i përcolli ngushëllimet familjes përmes një telegrami ku shkroi ndër të tjera:
"Ne që u rritëm me muzikën e veshur aq mjeshtërisht nga vargjet e teksteve të tij, ëndërruam, medituam e reflektuam mbi to, do ta kujtojmë si poetin më të dashur. Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave, sepse ai nuk ra në kurthin e eksperimenteve kalimtare, por mbeti poeti besnik ndaj rëndësisë së fjalës".
Jorgo Papingji u nda nga jeta ditën e enjte, pasi preëj ditësh ishte i shtruar në Sanatorium ku vuante nga një gjendje e rëndë shëndetësore.
Ai është ndër emrat më përfaqësues të muzikës së lehtë shqiptare, por edhe asaj popullore. Papingji numëron me mijëra tekste të shkruara, 4000 poezi të mirëfillta, të përkthyer në melodinë e tingujve muzikorë.
Emri i tij është një emër i njohur në festivalet e muzikës së lehtë shqiptare ku ka fituar mjaft çmime, por edhe mjaft i njohur për muzikën për fëmijë.
Papingji ka bashkëpunuar me këngëtarë si Luan Zhegu, Anila Bitri, Manjola Nallbani, Ledina Çelo apo Aurela Gaçe.
G.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?
-
Po
10.2%
-
Jo
85.7%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 2728
Lajme të tjera
-
Presidenti Begaj vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Françesku, ja dhurata për Atin e Shenjtë
6 Maj, 16:40
-
Dy buste dhe një shtatore e Skënderbeut vendosen në 3 komuna në Kalabri, Begaj-arbëreshëve: Jini ambasadorë të vlerave tuaja
4 Maj, 19:27
-
VIDEOLAJM/ Arbëreshët këndojnë 'Xhamadani vija vija' në praninë e presidentit Begaj
4 Maj, 12:05
-
Begajt i jepet titulli 'Qytetar Nderi' nga arbëreshët e Kalabrisë: Përgjegjësi dhe angazhim për të vijuar nismën
3 Maj, 15:38
-
Presidenti Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik
2 Maj, 22:30
-
Begaj merr pjesë në inagurimin e murales së Skënderbeut dhe bashkisë së re të Cerzeto-s
2 Maj, 19:05
-
Presidenti Begaj vijon turin në katundet arbëreshe: Ju falënderoj për ushqimin që i jepni atdhedashurisë
2 Maj, 15:11
-
Presidenti Begaj në Firmo: Diversiteti kulturor, burim pasurimi dhe harmonie
1 Maj, 18:32
-
Itali, presidenti Begaj nis turin e dytë të vizitave në Kozenca të Kalabrisë me komunitetin arbëresh
1 Maj, 09:50
-
Presidenti Begaj nis vizitën zyrtare në Kalabri, do të inagurojë bustin e Skënderbeut në disa komuna
30 Prill, 09:46
-
Presidenti Begaj në panairin bujqësor të Lushnjes: Mirënjohje për ata që u janë rikthyer tokave, rol patriotik
26 Prill, 15:25
-
Spiropali takohet me Begajn: Bashkëpunimi mes institucioneve thelbësor për integrimin e vendit
25 Prill, 14:23