Sot i mbaroi mandati Voltana Ademit, Ministria e Financave bllokon financimin e Bashkisë së Shkodrës

SHKODËR - Ministria e Financave dhe Ekonomisë bllokon funksionimin e Bashkisë së Shkodrës, në kushtet kur sot, më 20 gusht, përfundoi zyrtarisht mandati i kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Sot Ministria e Financave bllokoi përmes degës së Thesarit procedurat e likuidimit për fondet dhe investimet e bashkisë Shkodër. 

Ditën e sotme, Dega e Thesarit nuk ka pranuar të kryejë veprimet përkatëse për likujdimin e faturave për shërbimet e bashkisë Shkodër. Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, ka bërë një komunikim me e-mail sot në orën 15:02 me degën e Thesarit të Shkodrës, ku i njofton se "sipas ligjit, kryetares së Bashkisë i mbaron mandati më datë 20.08.2019, ora 16:30 sipas orarit zyrtar, për ditët në vijim do të jetë këshilli bashkiak që duhet të zgjidhë problemin".

Me vënien në dijeni të këtij vendimi, ish-kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, i ka dërguar një letër ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, për dijeni edhe të gjithë ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, ku thotë se ku është një veprim i paprecedentë, politik dhe i paligjshëm.

"Në asnjë ligj apo akt nënligjor nuk është Ministria e Financave që gjykon për mandatin e kryetarit të bashkisë apo atë cfarë bën një këshill bashkiak. Ligji për vetëqeverisjen vendore përcakton se ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në castin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës.

Komunikimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit përmes Degës së Thesarit Shkodër është i pakuptimtë dhe në shkelje të ligjit. Nëse po përpiqeni të veproni në bazë të urdhrave politiko-parrtiakë, në shkelje të kushtetutës e të ligjeve, në kundërshtim me kartën e Autonomisë Vendore ligjin për vetëqeverisjen vendore, duke bllokuar në aktivitetin e saj administrative dhe financiar qeverisjen vendore, konkretisht bashkinë e Shkodrës, do të përballeni me reagimin tonë institucional dhe të qytetarëve.

Ju kërkojmë të tërhiqeni sa më shpejt nga një qëndrim i tillë, duke qenë thjesht zbatues të ligjit dhe jo të orientimeve partiake-politike që dëmtojnë Shkodrën dhe qytetarët e saj", - thuhet në letrën e Voltana Ademit, ku në pjesën e fundit, me fjalët: reagimin e qytetarëve, lihet të kuptohet se do të ketë protesta kundër vendimit të Ministrisë së Financave. 

Kryebashkiaku i zgjedhur në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Valdrin Pjetri, u tërhoq nga gara pas publikimit të një vendimi të drejtësisë italiane që e kishte dënuar më dëbim nga shteti dhe gjobë për drogë. Këshilli Bashkiak i Shkodrës u konstituua ditën e djeshme, por në kushtet kur Bashkia nuk e ka një kryetar, në mungesë kjo edhe të një date të re zgjedhjesh nga Presidenti Ilir Meta që tha se zgjedhjet në të gjitha bashkitë do të bëhen më 13 tetor, Ministria e Financave është detyruar të marrë këtë vendim. 

Kryebashkikja Voltana Ademi, që sot i përfundoi mandati, ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë deri kur të mbahen zgjedhje të ligjshme, ato të 13 tetorit.

Ka qenë fillimisht dega e thesarit të Shkodrës që i ka dërguar një e-mail Drejtorisë së Përgjithshme ku i kërkon informacion se si të veprojë në lidhje me "disa veprime urdhër shpenzime për t'i regjistruar në sistem, që bashkia e Shkodrës i ka dërguar degës së Thesarit, dhe disa protokolle dhe shkresa të tjera që datojnë më 20 gusht". Dega e Thesarit Shkodër shkruan në e-mail se këto vendime janë jashtë kompetencave të saj, dhe i kërkon "interpretim dhe autorizim Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit për të vijuar ose jo më tej me veprimet e Bashkisë së Shkodrës".

Përgjigjja e marrë është:

"Të kryhen veprimet sipas ligjit: Kryetares së Bashkisë i mbaron mandati më datën 20.08.2019 ora 16:30 sipas orarit zyrtarë, për ditët në vazhdim do të jetë këshilli bashkiak që duhet ta zgjidhë problemin".

Kliko KETU për korrespodencat mes bashkisë së Shkodrës dhe Ministrisë së Financave

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albani: 21/08/2019 00:08

    E imagjinoni se me cfare K*** qeveriseni, jeni qeverisur deri tani or plisa postribe, shkoder ribe, malsi e madheribe e VK zona? I kerkon thesarit ta paguaj, po nga cfare, nga leket e punonjesve? Kercenon, po si oj Super K, pi i ve gjobe? Shteti ka rregulla e lugje oj K***, po nejse je mesuar me Dr. Çecenin qe ligjet beheshin neper shtepi e koridore. Me vjen keq qe shkodra ka mare vemendje nga PS, Ju meritoni kaos, xhami e kisha sipas injorances. Zoti Ju dhashte....

    Përgjigju
  • Xhaferri: 20/08/2019 23:55

    KESAJ I THONE TE MARRESH BSHKINE ME DHUNE LLOGJIKA TE CON QE DHE POPULLI DUHET TE PERGJIGJET ME DHUNE

    Përgjigju
  • PALLOSH KALI rexhep leka [ kepi]: 20/08/2019 23:11

    O voltana të keqen nana ska mo filip me ta hip. Se lekët u marun filipi vetëm pë qi ato lek të ka dash o kok karandash . Tani shko mrapa lylit e bjeri karagjyzenit o voltana putana.

    Përgjigju
  • edi: 20/08/2019 23:07

    Idiote femer ,mire se i shkruan ambasadoreve te huaj ,por te ben te gerthases kesaj femer kufome ,kur thote se zgjelljet jane me 13 Tetor se i ka vendos presidenti Kush eshte presidenti moje debile demokrate Nje bashibozuk Komunist den baba den K/Hajdut qe volli Kombin dhe Popullin Euro ,Toka ,Saraje dhe Florinj Eshte turp madje te thuash nese je demokrate e vertete per ate palo-burre gopsek dhe hajdut me koke kungulli nje Komunist deri sa ka lindur ,mashtrues dhe koqe kandari per ato ligjet qe ti debile thua ,se ligjerisht se njeh njeri dhe ska fare te drejte Jemi Republike Parlamentare jo Presidenciale , femer e dale boje ,Gjithe ato qe dje e sot thone jemi demokrate jane vetem Filo-Komuniste Berisha ,Lulushi dhe te gjithe qe llapin poshte e larte .Aq te ndyre jane sa bene KLLONIMIN me Partine Komuniste L.S.I-ne nje parti qe i vjen per shtat moter e vella ,Ti gomarice thua jam demokrate ,si keto tellalle qe na gricen sumen tere diten ,Deri dje sebashku per 25 vite Vollen dhe denigruan Shqipetaret sot thone se ne do flasim ne emer te Popullit se si duket jane bere te VIRGJIR ,kur deri dje ishin me bucet dhe Putanat e KOMBIT ,

    Përgjigju
  • Cubi: 20/08/2019 22:37

    Mbaje zyren vola mbaje. Te eshte pjerdhur firma vec ne hale te shkon. Tani te del detyre qe te maresh borxh tek zeni dhe mbaj zagaret se ndryshe te ngelet te dalesh e shit paketa. Po me cduken bathet ashtu do perfundosh funderrina e shqupit.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 20/08/2019 21:36

    Oj Voltane e kishe kthyer ne or*ji zyren ne bashki zjen gjithe Shkodra... hej Marku tani ta mbaje me shkumbe

    Përgjigju
  • Tironci: 20/08/2019 21:21

    O Shkodrane!Gjith kryetaret e bashkis tuaj kurr nuk kane pranuar te bashpunojne me Qeverin Socialiste!o Shkodrane ju gjith nje keni refuzuar fondet se njato bindje keni ju demokratet e shkoders,pra mandati kesaj debile te pa afte I ka mbaruar mandati dhe duhet ta lere Bashkine dhe te shkoje me pushime !se eshte lodhur duke punuar per 4 vite,qe nuk ka bo asgje ne shkoder.

    Përgjigju
  • Tushja: 20/08/2019 20:48

    Moj e Kozmajt moj e uruar cdo gje ka nje fillim por ka dhe mbarim.Sic duket juve e kuptoni vetem kur ju a thone nderkombetaret.U beme gazi i botes oj Volta-ren.

    Përgjigju
    • O tej: 20/08/2019 21:49

      Tushe me brekushe po Voltana i ka hek krejt

  • tini: 20/08/2019 20:32

    Voltan Ministria e Financave zbaton lighin dhe mure ka bere.Nuk mund te rrish ti me kokfortesi ne ate post.Merrshe pjese ne zgjedhje dhe po te fitoje hallall.Iku koha jote leri te rinjte te drejtojne Shkodren

    Përgjigju
  • Shkodran: 20/08/2019 20:11

    Zgjidheni problemin sa me shpejt o Edo se nuk ka faj Shkodra qe desh i vure nje trafikant per kryetar.Shkodra ka nevoj per investime e jo nderprerje.Gjejeni sa me shpejt kush eshte kryetari kur ska kryetar e jepi fonde Shkodres se ti e fundose duke kandiduar Valdrinin tend.

    Përgjigju
  • ...: 20/08/2019 20:05

    Mbaroj mandati hap krahun nuk mund te rrish ne zyre pa mandat

    Përgjigju
    • Delinquenti: 20/08/2019 21:57

      Ore ti Mnnm po' ajo krrietarja jote dje nuk i njifte zgjedhjet ne shkoder dhe ne gjith shqiperine sot na del me dekerate qe nuk ka kryebashkiak te betuar dhe pra me dy fjale ajo po' i njef zgjedhjet e para,e dyta nuk e leron zyren se nuk ka kryetare e thon troc NUK DU ME DAL NGA ZYRA SE NUK DU ME DAL po' harron e shkreta qe ligji eshte LIGJ

    • Mnnm: 20/08/2019 20:58

      Ore barbon,kryetarja eshte me detyren per sa kohe ska betim te kryetarit te ri,Kush te jet kryetar sipas teje...

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale